LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bien lehtë temperaturat por dielli nuk do të mungojë/ Si do të jetë moti sot dhe nesër

2022-10-28 08:05:00, Sociale CNA

Bien lehtë temperaturat por dielli nuk do të mungojë/ Si do

Territori Shqiptar,  përgjatë paradites do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por  me alternime kthjellimesh dhe vranësirash paraqiten zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të dendura ku më të theksuara vranësirat do të jenë në verilindje dhe juglindje të territorit duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Ndërsa nesër me 29 tetor 2022, sipas MeteoAlb, vendi ynë do të vijojë të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin gjatë paradites, ku vranësira të lehta pritet të ketë në zonatmalore.

Ndërsa në orët në vijim parashikohet që të ketë kalime të pakta të vranësirave poashtu dhe pjesërisht në zonë e ulët të Shqipëris, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./CNA.al

17:13 SOCIAL ISSUES

Cili është

"Gjatë vitit të kaluar, kam pasur shumë burra të cilët m...

Lajmet e fundit nga