LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ditët e ngrohta nuk kanë mbaruar ende/ Parashikimi i motit për sot dhe nesër

2022-10-27 08:04:00, Sociale CNA

Ditët e ngrohta nuk kanë mbaruar ende/ Parashikimi i motit për

Territori shqiptar do të mbetet nën ndimimin e presionit të lartë amtosferik duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta.

Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në zonat malore përgjatë kufirit Lindor duke lënë në ndikimin e motit të kthjellët ultësirën perëndimore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të bien me 2 gradë në mëngjes por mesdita nuk sjell ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior- Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Ndërsa nesër me 28 tetor 2022, sipas MeteoAlb, territori shqiptar gjatë paradites do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash që paraqiten zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të dendura ku më të theksuara vranësirat do të jënë në verilindje dhe juglindje të territorit duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./CNA.al

17:13 SOCIAL ISSUES

Cili është

"Gjatë vitit të kaluar, kam pasur shumë burra të cilët m...

Lajmet e fundit nga