The Ministry of Health releases the balance of the last 24 hours/ No loss of life from Covid-19
The Ministry of Health and Social Protection has published...

Bread, pasta, oil, cheeses and then wine, beer and almost all drinks except water. It is difficult to think of foods that have not been processed by humans. The ability to transform foods into an increasingly elaborate variety has been of fundamental importance in the development of our civilization.
E megjithatë, evolucioni i ushqimeve nuk qenë linear, por një rrugëtim që ka zgjatur mijëra vjet. Po si dhe kur filloi ai? Dhe cilat ishin ushqimet dhe pijet e para të krijuara nga paraardhësit tanë? Hapi i parë dhe më i rëndësishëm në përpunimin e ushqimit ishte futja e gatimit, pas zbulimit të zjarrit rreth 1.5 milion vjet më parë.
“Ne nuk e dimë se si ndodhi gatimi i parë i ushqimeve. Por siç vëren antropologu i famshëm Klod Levi-Shtraus në esenë e tij “Ushqimi i gjallë dhe ai i gatuar” (1964), ajo ngjarje çoi në një transformim të pakthyeshëm të shoqërisë”- thotë Anjeze Portinkasa, historiane e ushqimit në Institutin Historik Parri në Bolonja.
“Në gatimin e parë që ndodhi mbi një flakë zjarri, ushqimi me siguri që do të jetë djegur. Supozohet që më pas të jenë përdorur gurët e nxehtë, të cilët kanë lejuar një përgatitje më të ngadaltë të ushqimit. Më vonë nisi përdorimi i ‘enëve’ të para, si për shembull i gjetheve të pemëve (në disa kuzhina përgatiten ende sot ushqimesh të mbështjella me gjethet).
Zierja si proces u shfaq shumë kohë më vonë, duke qenë se edhe mjetet për ta kryer atë si tenxheret dhe tiganët, u krijuan shumë më vonë. Gatimi i ushqimeve (sidomos i mishit), kishte një përparësi të pamohueshme, sepse i zbuste ushqimet, i bënte më të tretshme, dhe vriste bakteret, duke lehtësuar nxjerrjen e lëndëve ushqyese.
Ndërsa paraardhësit tanë kaluan nga një shoqëri gjuetar-mbledhësish tek modele me vendbanime më të ngulitura në një vend, ata nisën të ndjenin nevojën e ruajtjes së ushqimit dhe rreth 10.000 vjet më parë, shpikën metodën e kripës.
Në sitin parahistorik Al Kidaj në Sudan, arkeologët kanë gjetur mbetje peshku dhe kripë në disa enë qeramike, të përdorura për të ruajtur ushqimin, dhe më pas për ta konsumuar atë në kohët e vështira. Pak a shumë në të njëjtën kohë nisën të përpunohen edhe drithërat, duke u shfaqur një ushqim që do të jetë baza e dietës sonë për mijë vit:buka.
Prej kohësh është menduar se buka lidhej me lindjen e bujqësisë, gjatë revolucionit neolitik 8500-6000 vite Para Erës Sonë. Por objektet e zbuluara së fundmi në Shubaika (Jordania Veriore) tregojnë se që 14.000 vjet më parë shoqëritë grumbulluese njihnin një formë rudimentare të prodhimit të bukës.
Rreth mijëvjeçarit IV Para Erës Sonë, egjiptianët ishin bukëpjekësit profesionistë të parë në histori. Pasi fryhej brumi zihej në një furrë cilindrike, ndërtuar me tulla prej balte dhe me një oxhak në formë koni. Ndërkohë, në anën tjetër të oqeanit, popullatat para-kolumbiane krijuan paraardhësit e tortilave, duke e bluar misrin dhe duke bërë një brumë të quajtur “masa”, që përdoret ende sot nga popujt e Amerikës Qendrore dhe Jugore.
Po ashtu egjiptianët ishin ndër të parët që përdorën fermentimin e drithërave si elbi, për të prodhuar paraardhësin e birrave moderne. “Nga analizimi i disa pllakave mesopotamiane, del se prodhimi i birrës ka nisur rreth 6000 vjet më parë, dhe ka ndodhur para prodhimit të verës. Por duhet të theksojmë se në lashtësi, dhe sidomos gjatë Mesjetës, birra ishte një lëng shumë më i trashë dhe më pak e filtruar sesa sot, aq sa konsiderohej më shumë një ushqim sesa një pije”- thotë Portinkasa.
Edhe para birrës, pijet alkoolike të prodhuara nga fermentimi njiheshin nga shumë qytetërime, nga Mesdheu në Evropën Veriore, dhe përdoreshin për mjete antiseptike dhe mjekësore, si dhe për cilësitë e tyre afrodiziake dhe dehëse. Pija më e vjetër e “përpunuar”, medi, prodhohej nga fermentimi i mjaltit.
Grekët e quanin ambrozia, dhe ajo ishte aq e shijshme saqë konsiderohej si pija e Perëndive të Olimpit. Vera u shfaq rreth 8000 vjet më parë, periudhë në të cilën datojnë gjurmët e para të lëngut të çmuar, të gjetur në Shulaveri Gora dhe Gadaçrili Gora, në Gjeorgjinë e sotme. Lindja e saj është e ndërthurur me përralla mitologjike si ajo e Dionisit, e cila sipas legjendës do ta kishte sjellë kultivimin e hardhisë nga India. Shfaqja e djathrave të parë, të krijuar nga nevoja e ruajtjes së qumështit të freskët, daton sipas të dhënave rreth 8000 vjet më parë, ndoshta në Lindjen e Mesme apo Azinë Jugore.
“Homeri tregon se Zeusi ushqehej me djathërat e dhisë Amalthea, duke treguar praninë e tyre në dietën e lashtë”- shpjegon Portinkasa. Themelore për transformimin e qumështit ishte futja e mullëzës, një përzierje substancash të marra nga stomaku i kafshëve sisore, që ishte e aftë të mpikste qumështin.
“Ndoshta zbulimi i djathit ka ndodhur krejt rastësisht. Një legjendë tregon për një tregtar, i cili, për të transportuar qumështin nëpër shkretëtirë, përdori stomakun e një deleje, dhe kështu krijoi djathin e parë”- vijon më tej ekspertja.
Produced from the milk of sheep and goats, the first cheeses were fresh and soft, and became a first-class source of energy, so much so that they were mentioned as the "favorite food of athletes" during the first ancient Olympics. Around 4000 BC, olive oil spread from the Middle East, and later became a specialty of the entire Mediterranean area. Thanks to its nutritional properties, it was used for a variety of purposes, including medicinal ones, and is still widely used today./ Adapted from CNA.al
The Ministry of Health and Social Protection has published...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta ...
The Ministry of Health has published the balance of people...
The Ministry of Health and Social Protection has taken sto...
Most people have heard that having a fast metabolism i...
The immunologist, Genc Sulçebe, spoke this evening abo...
During the media conference on the achievements of 2022 an...
The Minister of Health, Ogerta Manastirliu has made th...
Researchers have given advice on how to extend your li...
Surgeon Dritan Alushani, who has successfully performed a ...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
Stresi dhe lodhja që sjell jeta moderne, kanë bërë që ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Months of remote work due to the pandemic, telehealth,...
The Ministry of Health has published the data for the ...
Epidimiologu, Artan Simaku ka dhënë një intervistë ditën e...
It's never good to feel emotionally strained. But a little...
The Ministry of Health and Social Protection has published...
Gripi është një sëmundje serioze e shkaktuar nga virus...
These days have been associated with viruses, where there ...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident occurred this afternoon on the Elbasan-...
The Police Supervision Agency has arrested two police offi...
The 18-year-old who stabbed a citizen in the premises of t...
A road accident occurred this Thursday on the Tirana-Elbas...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
A magnitude 5.9 earthquake struck New Zealand's South Isla...
The only Albanian MP in the Serbian Parliament, Shaip Kamb...
European Union Enlargement Commissioner Marta Kos has reac...
In the Chamber of Deputies (Camera dei Deputati) in Rome, ...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.1 lek an...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...