Bilanci ditor nga Covid-19/ Konfirmohen 31 qytetarë të infektuar
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...

Stresi dhe lodhja që sjell jeta moderne, kanë bërë që një grup ekspertësh në Kaliforni të ofrojnë një lloj terapie, gjatë të cilave pjesëmarrësit thjesht dëgjojnë tinguj të ndryshëm për të trajtuar stresin dhe ankthin. Kjo pritet të jetë një prirje e re në rritje e trajtimit të stresit në vitin 2023.
Terapia zanore realizohet duke krijuar një ambient me tinguj të ndryshëm qetësues.
Kjo praktikë meditimi ka fituar popullaritet dhe përhapje gjithnjë e më të gjerë në industrinë e kujdesit për shëndetin mendor në Kaliforni. Ky lloj trajtimi tani ofrohet në shumë klinika dhe qendra private të shëndetit.
Sipas një studimi të Universitetit Georgetown, të kryer vitin e kaluar, meditimi ka efekt të ngjashëm me ilaçet standarde për trajtimin e ankthit. Studimi tregoi se të dyja format e trajtimit ulën me 30 për qind nivelin e ankthit tek pjesëmarrësit.
Relaksimi i mendjes dhe trupit shkakton uljen e ritmit të rrahjeve të zemrës dhe nivelin e presionit të gjakut, thotë Ken Best, drejtor i qendrës “ManyLevels Healing” në Hollivud. Kjo qendër ofron kurse meditimi.
“Për shkak të pandemisë dhe faktorëve të tjerë, shumë njerëz sot hasin vështirësi për të përballuar stresin. Kjo ka shkaktuar një rritje të ankthit dhe shpërqendrimit, duke bërë që njerëzit të mos jenë në gjendje të mendojnë në mënyrë qartë. Ne kemi arritur në përfundimin se trajtimet me tinguj vërtetë ndihmojnë në rikthimin e aftësisë së përqendrimit dhe zbutjen e ankthit", thotë zoti Best.
Tridhjetë vjeçari Raphael Papalardo, punonjës i shërbimeve sociale, pajtohet më këtë vlerësim.
"Mendoj se kjo do të ishte një ndihmë e madhe për publikun. Shumë njerëz punojnë pa u ndalur, duke mos lënë hapësirë për të reflektuar mbi sfidat dhe vështirësitë me cilat ata përballen. Ata nuk reflektojnë edhe për gjërat e mira në jetën e tyre. Koha dhe hapësira për të reflektuar janë shumë të dobishme”, thotë ai.
Ken Best përdor instrumente të ndryshme për krijimin e valëve zanore, përfshirë ato të indianëve të Amerikës, të përdorura për ritualet shpirtërore fisnore.
Pjesëmarrësit zhyten në jehonën e tingujve të krijuar nga cimbali, çaparet, vazot dhe instrumente të tjera.
Skenaristja pesëdhjetë e gjashtë vjeçare Barbara Fix thotë se i ndjen përfitimet e gjithë këtyre tingujve.
“Energjia e tingujve që përshkon trupin më bën më të përqendruar dhe më të gatshme për t’u përballur me sfidat e jetës”, thotë ajo.
Jennifer Elliott drejton seanca të ngjashme trajtimi në qendrën “Wellness Artha” në qytetin e Hollivudit.
"Shumë nga mjetet dhe metodat e lashta shëruese po i rikthejmë në botën moderne", thotë ajo.
Instruktori i jogës Deandre Sinette thotë se i ndjen përfitimet nga kjo mënyrë e trajtimit të stresit dhe ankthit.
"Jam ndeshur me shumë sfida së fundmi dhe gjatë terapisë, kur shtrihem në dyshek, valët e tingujve të cimbalit që përshkojnë trupin tim më japin një ndjenjë të fortë relaksimi nga koka deri tek majat e gishtave të këmbëve të mia”, thotë ai.
Sipas një studimi të Grupit Amerikan të Punës për Shërbimet Parandaluese, në Shtetet e Bashkuara, 40 për qind e grave dhe 25 për qind e burrave ndikohen nga problemet e ankthit në një periudhë të jetës së tyre./ VOA
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Months of remote work due to the pandemic, telehealth,...
The Ministry of Health has published the data for the ...
Epidimiologu, Artan Simaku ka dhënë një intervistë ditën e...
It's never good to feel emotionally strained. But a little...
The Ministry of Health and Social Protection has published...
Gripi është një sëmundje serioze e shkaktuar nga virus...
These days have been associated with viruses, where there ...
The new subvariant of the corona virus XBB.1.5 - has b...
Doctor Aurora Meta Dollenberg says the new virus circulati...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin për në...
Një ndërhyrje tepër e rrallë kirurgjikale, e cila zgjati p...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
The director of the National Emergency, Skënder Brataj, ha...
Nutritionist Hyrida Basha has advised citizens that th...
Whether it's a nervous feeling in the stomach before an im...
Health officials from European Union countries will hold t...
Children love to measure their height against anything...
The Ministry of Health has published the balance of the si...
What comes to mind when you think of someone who stutters?...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident occurred this afternoon on the Elbasan-...
The Police Supervision Agency has arrested two police offi...
The 18-year-old who stabbed a citizen in the premises of t...
A road accident occurred this Thursday on the Tirana-Elbas...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
A magnitude 5.9 earthquake struck New Zealand's South Isla...
The only Albanian MP in the Serbian Parliament, Shaip Kamb...
European Union Enlargement Commissioner Marta Kos has reac...
In the Chamber of Deputies (Camera dei Deputati) in Rome, ...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.1 lek an...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...