web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dita e maturantit në gjimnazin

2025-06-26 13:59:00, Qyteti im CNA

Dita e maturantit në gjimnazin

150 maturantë të gjimnazit "Oso Kuka" në Shkodër u dhanë lamtumirën bankave të shkollës. Festa e maturantit solli emocione të forta për nxënësit, prindërit dhe stafin pedagogjik

"Të nderuar prindër dhe bashkëmoshatarë sot jam përpara jush si përfaqësuese e maturantëve. Po mbyllim jo veç 3 vite por sot është edhe një trampolinë për më tej.Si nxënëse ekselente dua të them që do vijoj këtë rrugë me rezultatet e nisura.Falenderoj në radhe të parë mesuesit por edhe ju bashkëmoshatarë", tha një maturant.

 

"Është ndër ditët më të bukura për mua sepse janë finalizuar jo vetëm 3  vite por 12 vite në total.Në 12 vite kam qënë me notë mesarare 10", u shpreh një tjetër maturant.

 

Drejtoresha e këtij gjimnazi Teuta Çoku teksa uroi maturantët u shpreh se bazuar në rezultatet e provimeve të para, kjo maturë ka brenda saj edhe medaliata

"Sot gjimnazi "Oso Kuka" vjen me këtë ceremoni diplomimi me 150 maturantë me staf të kualifikuar dhe rezultate të mira. Janë 150 maturantë të cilët na kanë nderuar në këtë vit shkollor dhe jemi pretendentë për medalje ari.Ne mundohemi të jemi shembull frymëzimi për ta, jo vetëm për të dhënë dije por për ti bërë që neser të jenë të aftë për jetën e tyre. Të jenë qytetarë të denjë të këtij vendi dhe unë uroj që çdo profesion që do të kenë ta bëjnë me dashuri.Analiza ende nuk është bërë por deri më tani tek gjuha e huaj janë rezultatet më të larta. Konkurencë ka patur por konkurenca është e mirë e të bën të ecësh përpara", u shpreh drejtorresha e gjimnazit.

 

 

Ceremonia u shoqërua me muzikë, momente artistike të përgatitura nga vetë nxënësit, si dhe një atmosferë festive e mbushur me duartrokitje, përqafime dhe emocione!

Dita e Maturantit nuk është vetëm një ditë feste, por një kujtim që mbetet gjatë në memorien e çdo nxënësi që largohet nga bankat e shkollës me shpresë për një të ardhme më të ndritur./ CNA





Lajmet e fundit nga