Oracle of the COVID-19 pandemic / Tribute to all those who lost their lives
In the Summer of 2020 in the back yard of the Infectio...

Ai nuk mund të kthehet më pas: Nëse e humb luftën agresore në Ukrainë, Putinit kjo do t'i kushtojë pushtetin, ndoshta më shumë. E njëjta gjë vlen edhe për politikanët në qeverinë dhe Dumën ruse, që e kanë lidhur fatin e tyre me kreun e Kremlinit.
Ata janë në panik. Sukseset e Ukrainës e kërcënojnë Moskën me dështim, me të cilin askush nuk kishte llogaritur në Kremlin. Prandaj Putini shpalli mobilizimin e pjesshëm e do të dërgojë 300.000 rezervistë në front. Ata duhet ta ndalin marshimin e ukrainasve, gjë që dëshmon edhe gjendjen e dobët të ushtrisë ruse.
Deri para pak ditësh, në kuadër të takimit të Organizatës së Shangait për Bashkëpunimin, SCO, në Uzbekistan, një Putin i përpjekur për të demonstruar qetësi, tha se Rusia nuk e ka me nxitim në Ukrainë. Në realitet bota pa një Putin të dobësuar dhe të izoluar.
Kamerat televizive tregonin një burrë të plakur, të cilin krerët e shteteve të tjera e lanë të priste. Turqia, India e madje Kina lanë të kuptohej publikisht, se nuk e mbështesin luftën e Putinit dhe se mbështesin integritetin territorial të Ukrainës.
E për këtë kanë arsye të forta: Lufta rëndon ekonominë botërore dhe me këtë pushtetin e atyre politikanëve, prej të cilëve Putini shpresonte mbështetje për luftën agresore.
Sipas Kremlinit kështu nuk mund të vazhdohet. Sapo u kthye në Moskë, Putini me nxitim e ndryshoi kursin. Në fund të fundit shpallja e mobilizimit të pjesshëm është pranim i dobësisë ushtarake në Ukrainën lindore. Me njoftimin se brenda ditësh do të "votohet" në një referendum në zonat e pushtuara për bashkimin me Federatën Ruse, bëhet e dukshme, se ukrainasit nuk duan të shkojnë drejt Rusisë. Një votim para armëve, një referendum para rrënojave nuk merret seriozisht nga askush në botë.
Putini kërkon të sigurojë plaçkën e vjedhur. Zonat e pushtuara do të duhet të bëhen pjesë e Federatës Ruse, atëherë Putini mund të bëjë thirrje për mbrojtjen e atdheut me armë. Nga "operacioni special ushtarak" i kufizuar në kohë dhe hapësirë, me të cilin shumë rusë nuk kishin lidhje në përditshmëri, retorika bën fjalë tani për mbrojtjen e "tokës ruse" me të gjitha mjetet, edhe me armë nukleare.
Nuk është e nevojshme të bësh profeci të mëdha për të parashikuar fundin e nocionit "operacion special ushtarak". Propaganda e Kremlinit do ta varrosë atë. Në vend të tij do të tirren edhe më shumë gënjeshtra, shpifje, kërcënime, me të cilat televizioni rus do të përpiqet të indoktrinojë rusët. Që tani pretendohet, se Rusia nuk bën luftën kundër Ukrainës, por mbrohet në Ukrainë kundër SHBA dhe Britanisë së Madhe. Këtë e beson, kush do ta besojë.
Fitilin e ri të ndezur nga Putini krerët e shteteve të botës do ta marrin seriozisht në Asamblenë e Përgjithshme në Nju Jork.
Por kjo nuk ka për të ndryshuar politikën e Moskës. Kievi do të marrë edhe më tej armë, ushtria do të vazhdojë të luftojë.
Po 300.000 rezervistët rusë? Ata nuk kanë qenë kurrë në luftë, janë të keqpajisur. Ata janë baballarë, bashkëshortë, që shkojnë në një luftë kundër vullnetit të tyre. Në Ukrainë u thonë se duhet të mbrojnë Rusinë, këtë në krah të të dënuarve me burg dhe mercenarëve çeçenë. Një gjë e tillë nuk ka për të funksionuar. Ata do ta shohin me sytë e tyre, se ukrainasit nuk duan të bëhen pjesë e Rusisë. Dhjetëra mijëra vetë do të vriten, që Putini dhe klika e tij të qëndrojnë në pushtet e që të mos justifikohen për krimet e tyre ndaj popullit të vet. E kjo është tragjedia e vërtetë e vendimit të fundit të gabuar të kreut të Kremlinit./DW
In the Summer of 2020 in the back yard of the Infectio...
Ukraine will speed up the process of successfully endi...
The holiday of transparency for the citizen comes when...
Under pressure and panic, a single prosecutor, or an a...
Përveçse na zhvasin në përmuajshmëri me paga disa mili...
Wherever you turn your TV remote these days, every TV ...
Now that Berisha has taken the reins of political oppo...
There is a name that comes from the past that brings t...
Protest note We are surprised by the decision of August 2...
It is still too early to say whether the latest Ukrainian ...
Open letter to the Albanian government Disturbed by t...
O drejtësia shqiptare, të kam dhjerë... Po si nuk u vj...
The attention you have received in Albania and beyond ...
Shkodër. Fillimi i shekullit 20-tw. Rruga e Ashikëve...
Lulzim Basha shone once again. This time doing nothing...
There is a real story in 1976 from the filming of the film "...
The 82-year-old woman who built a cottage without perm...
Please take off your mask, say something, Covid 19 has...
In the debate held in 2018, Basha stated that the sum ...
Jam i sigurt se e njohin si xha Braho. Pak e dinë që q...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
Bulgaria's newly appointed Defense Minister, Dimitar Stoya...
NASA has named its crew for its next major mission to the ...
Five people have been arrested in Kosovo on suspicion of i...
Six Georgian citizens appeared before a Paris court on Tue...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...