Një pensionist i thjeshtë merr pension qesharak, një deputet pensionist paguhet si “sheik”
Përveçse na zhvasin në përmuajshmëri me paga disa mili...

Under pressure and panic, a single prosecutor, or an anonymous group of them, issued an act worthy of a tyrannical regime. After the release of some of former police director Gladys Nano's emails, they have produced a writ that prohibits the media from further publishing material allegedly hacked by the Iranians.
Arsyeja që përdorin si justifikim është cënimi i sigurisë kombëtare. Ashtu sikurse ndodh në të gjitha autokracitë, ku burokratët liliputë vendosin raison d’etat (arsyen shtetërore) mbi interesin publik edhe prokuroria e kryeqytetit i ka rënë shkurt, duke kërcënuar me hetime penale për mediat që do të gjykohen nga AMA dhe AKEP si shkelëse të këtij urdhri.
Se ku shkelet siguria kombëtare kur ne, përmes emaileve të rjedhura, kuptojmë se policia ka qenë e informuar, se një gjoja i shumëkërkuar prej saj, bredh lirshëm në kryeqytet, këtë askush nuk mund ta thotë. Se ku cënohet ajo kur qytetarët mësojnë përmes sistemit TIMS, që psh. një qeveritar ka udhëtuar jashtë shtetit me bosët e inceneratorëve, kjo është vështirë të kuptohet. Se ku rrezikohet atdheu, kur merret vesh se shërbimet partnere njoftojnë se filan biznesmen nga Fieri, mik politikanësh, ka për burim paratë e drogës, këtë s’ka bir nëne që ta argumentojë.
Në të kundërt gazetarët e racëcs janë të dënuar ti publikojnë këto të dhëna dhe ligji në vendet demokratike është i konceptuar për ti mbrojtur ata në këtë mision.
Le të mos shkojmë larg, por të përmendim skandalin e Wikileaks, prej të cilit rrodhën plot 250 mijë kabllograme të diplomacisë amerikane. Uashingtoni zyrtar e konsideroi atë një “krim”. Ish sekretarja e shtetit Klinton e cilësoi si një sulm kundër interesave të SHBA, por megjithëatë, askujt, por askujt nuk i vajti në mendie të procedonte apo të ndalonte publikimin e këtyre “krimeve”, që vazhdoi për ditë të tëra përmes konsorciumit të pesë gazetave më të mëdha të botës: The New York Times, The Guardian, Der Spiegel, Le Monde dhe El Païs.
Kjo dilemë në SHBA është zgjidhur që me një vendim të Gjykatës Supreme të qershorit 1970, për Pentagon Papers, sipas të cilit për çështje sensitive gazetartët mund ti informojnë autoritetet për atë që kanë në mend të botojnë, por këta të fundit nuk ruajnë asnjë ë drejtë ti pengojnë në ushtrimin e profesionit të tyre.
Pra, si në rastin e kabllogarmeve të Wikileaks, si në këtë tonin të dokumentave që supozohet se janë hakeruar nga Irani, gazetarët duhet të jenë të kujdesshëm për të mos publikuar emrin e një diplomati amerikan që kryen shërbimin në një shtet ku i rrezikohet jeta, apo të një agjenti të policisë shqiptare që ka denoncuar një bandë të egër kriminale.
Pikërisht për këtë u ngrit dhe konsorciumi i pesë gazetave në rastin e Wikileaks, për ti vënë dokumentat në kontekst, për ti shpjeguar ato, për të ruajtur viktimat kolaterale, pra për të bërë rolin e ndërmjetësit mes sekreteve shtetërore dhe publikut që do të njihet me to.
Shumë reporterë kanë treguar më pas se Departamenti i Shtetit i kërkoi atyre të shuanin emrat e diplomatëve që ishtin nën kërcënim. Dhe ata e bënë këtë gjë duke ruajtur ekuilibrin e duhur mes asaj që përbën sekret për qeverinë dhe asaj që përbën dobi për opinionin.
Pra këtu fillon dhe mbaron marëdhënia e gazetarëve me autoritetet. Çdo gjë tjetër i lihet në dorë profesionalizmit të mediave për të gjykuar nëse historia që do të rrëfejnë ka interes publik.
Natyrisht, në këtë pikë shumkush do të thotë: po kjo nuk është shaka, nëse ky është një sulm nga Irani, në nuk kemi pse bëjmë lojën e tyre. Kjo ka të bëjë me diçka shumë më të madhe sesa thjeshtë transparenca për publikun.
Por edhe për këtë përgjigja është e gatshme. Në periudhën e fushatës të Hilari Klintonit kundër Trampit, Partia Demokrate e denoncoi sërish Wikileaks se kishte marrë pjesë në të famshmen «russiagate» ku dyshohej se Kremlini kishte piratuar emailet e saj, për të ndikuar mbi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.
Ndonëse ndërhyrja ruse është për SHBA, ku e ku më shqetësuese se ajo e iranianëve për një shtet mikroskopik të NATO-s, drejtësia amerikane e dha verdiktin se shoqata e Julian Asange dhe mediat që i publikuan emailet patën bërë vetëm punën e tyre.
E pra, në një sistem që pretendon të jetë demokratik, nuk është e mundur që prokuroria ti imponohet mediave për t’i ndaluar të raportojnë, në bllok një çështje, duke i privuar kështu nga e drejta e tyre për të vendosur se çka përbën interes publik.
Pikërisht për këtë ata prokurorë që kanë marrë një vendim të tillë nuk janë asgjë më shumë sesa lakej tiranish.
Një gjë të tillë drejtësia shqiptare e provoi pak kohë më parë, kur «heronjtë e fëmijve tanë» që gjenden në SPAK, kërkuan të sekuestrojnë Lapsi.al duke e gjetur fajtorin jo tek ata që i vodhën të dhënat e mbi 900 mijë qytetarëve, për të manipuluar zgjedhjet, por tek gazetarët. Këtë tentativë e rrëzoi, aty për aty, Gjykata e Stazburgut.
Sepse ne si media, grabitjen e të dhënave personale të njerëzve, nuk e trajtuam as duke shkelur privacinë, as si kuriozitet vuajerist se kush patronazhist po i përgjonte. Ne u fokusuan në faktin se ata po përdoreshin si mish për top për interesat e pushtetit. Prandaj dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut na dha të drejtë.
The same fable applies to today. It does the public good to discover some of the sins and crimes that the rulers keep hidden from them, even if they are maliciously stolen from Iran. Precisely for this reason, ignoring this order, which prohibits publications, is a duty for any real journalist who does not live the profession as a power reptile, just like the prosecutors who wrote it.
Përveçse na zhvasin në përmuajshmëri me paga disa mili...
Wherever you turn your TV remote these days, every TV ...
Now that Berisha has taken the reins of political oppo...
There is a name that comes from the past that brings t...
Protest note We are surprised by the decision of August 2...
It is still too early to say whether the latest Ukrainian ...
Open letter to the Albanian government Disturbed by t...
O drejtësia shqiptare, të kam dhjerë... Po si nuk u vj...
The attention you have received in Albania and beyond ...
Shkodër. Fillimi i shekullit 20-tw. Rruga e Ashikëve...
Lulzim Basha shone once again. This time doing nothing...
There is a real story in 1976 from the filming of the film "...
The 82-year-old woman who built a cottage without perm...
Please take off your mask, say something, Covid 19 has...
In the debate held in 2018, Basha stated that the sum ...
Jam i sigurt se e njohin si xha Braho. Pak e dinë që q...
If Edi Rama is a tall man who uses his height as an al...
The television media have started the publicity campai...
Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqes...
The letter of condolence of the President of the Repub...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
Bulgaria's newly appointed Defense Minister, Dimitar Stoya...
NASA has named its crew for its next major mission to the ...
Five people have been arrested in Kosovo on suspicion of i...
Six Georgian citizens appeared before a Paris court on Tue...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...