Revealing the "IM" spy as a license to rob
The chronicles of the summer have been filled with pes...

Majmuni Kiko u njoftua së fundmi se ka rënë viktimë e fake news. Më 28 korrik qeveria nuk do të nxjerrë njerëzit në shesh për protestë, por për... koncert. Gjithsesi Kiko u habit për ftesën e personalizuar që mori në dorë nga korrieri i Kryeministrisë i cili lëviz me patina nëpër Tiranë në kuadër të masave qeveritare për të kursyer sa më shumë. Lexoi me një frymë programin e Koncertit dhe kur mbërriti te kënga e fundit aty mbeti pa frymë!
Duke hedhur vështrimin nga ishulli Korfuzit që kishte përballë, Kiko kroi kokën me putrën e majtë dhe ju kujtua një thënie e Pitagorës:
"Qëllimi më i lartë i muzikës është të lidhë shpirtin e njerëzve me natyrën e tyre hyjnore, jo argëtimi."
-Ky duhet të jetë dhe objektivi Koncertit të madh! - bërtiti Kiko.
PROGRAMI “KONCERT NË FUND TË KORRIKUT”
1.
“Tate tate du fuston,
Ta pret Tata për Berom!”
(Kori i bashkuar)
2.
“Balone tauke ne, blemë në Burrel
E morëm satën për t’shku në Bruksel!”
(Popullore: Këngë dhe valle)
3.
“Ndrit Shqipëria o nga gëzimi/ngremë sot dolli rroftë integrimi!”
(Grupi Skërficës)
4.
“Ushtrojnë brigjet e Atlantikut, prej liderit të Adriatikut!”
(Popullore)
5.
“Satelitiii shkon kudooo,
Emrin tënd e mban mbi shpinë,
Ja Ahbeni thonë kudo
Paska bërë sot një gabim...”
(Grupi i fëmijëve)
6.
30 ditët e RAMAzonit,
As kam hongër, as kam pi!
Kur të vij dita e Beromit,
Ne BE-në do kemi m’shpi!
(Kori i bashkuar)
7.
“Presidenti s’është më vakant,
Shtabi përgjithshëm, pa komandant!”
(Kori i ushtrisë)
8.
“Ah Belindë moj lanete,
Mendo moj pak për vete,
Mbi rrugë e tunele u trete.
Në kantiere, aty mbete!
(Këngë baritore e Llogarasë)
9.
“Fushat tona me kanale
Do hamë bukë integrale!”
(Ansambli Myzeqeja)
10.
“Mbahu nëno mos ki frik’,
S’të mposht sulmi kibernetik!”
(Shqiptarët e Amerikës)
11.
“Dasmë të madhe ka Shqypnia,
Po dalldiset prej gëzimit,
Po këndon fort djelminia”
Hapim dosjen e sigurimit!”
(Ansambli, Shtëpia me Gjethe)
12.
“Doli prilli erdhi maji
U bë Durrësi si Dubai!”
(Kori i Spitallës)
13.
“Spiropali heshtjen theu,
Para Edi, pas Skënderbeu!”
(Grupi i PS-së)
14.
“Sa të jetë Niko mavria,
Flakë e hi tërë Shqipëria!”
(Grupi Lira i Korçës)
15.
“Armiqve do t’u vijmë hakut,
Që të gjithë tek dera e SPAK-ut!”
(Grupi i burgut të Reçit)
16.
“Në qeveri meritojmë vend,
Dimë të vjedhim me më mend!”
(Xhepistët e burgut të Shënkollit)
17.
"Këtu linda, këtu mbeta,
Tungjatjeta Ilir Meta!"
(Grupi: “Pika e Parë e Kazanit”)
18.
"Dritë e bëre këtë ven'
Dritë qofsh z.Arben,
Dritë i dhe ti shtëpive,
O ministër i fatkeqësive!"
(Grupi i ustallarëve të rindërtimit)
19.
“Incentatori, shokë incineratori,
Më të mirët na i mori,
I copëtoi i kapërdiu,
Si të ish Lubi Saliu!”
(Kori i bashkuar)
20.
“Investitor strategjik, o djalë dai,
Ç’pate plëng e pasuri,
I shkrive për këtë Shqipëri!”
(Kori i pleqve të azilit)
21.
“Policia është më ne,
Është sot, ka qenë dhe dje!”
(Ansambli blu)
22.
“Me shumë shqiptarë vrau vettingu
Se rus fieldmarshall Geringu!”
(Grupi i ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve)
23.
"Hënë e kuqe mbi vatan,
Zemra buçet: Erdogan!"
(Gylenistët e Pavarur)
24.
“Ah Evropë moj zonjë e mirë,
Tani s'të themi qelbësirë!”
(Grupi i Patronazhistëve)
25.
"Mos kujtoni se s'kemi punuar,
Ngado kemi komentuar,
Mos na thënçin punëmbaruar.
Çdo armik kemi dërrmuar!”
(Grupi i KomentuesitQëDuam.al)
26.
“Ti o det o det i gjerë,
Plot me ndjenja ëndërrime,
Dashurinë për gjyqin n’Hagë,
Ma rrënjosi partia ime!”
(Kiko dhe fëmijët e Sarandës)
27.
“Ku lind dielli, e praron hana
“Open Ballkan” s'ban ma nana
Tre udhëheqës me Jatagana
Po u prin sot Edi Rama!”
(Të ftuar special: Rapsodët e Ballkanit)
28.
“O Putin, o hundllastik,
Poshtë Bashkimi Sovjetik!
Se këtu në vendin tim,
I thonë shqipe jo Ukrain’!”
(Grupi i Bënçës)
29.
“O Putin ore legen,
Prit Zelenskin se po vjen!”
(Grupi i Nish Tullës)
30.
“Mot me reshje e stuhi,
Po ja dole moj Shqipëri!
Desh na ngeli Bullgaria,
Por ia doli qeveria!”
(Grupi Skerficës i shoqëruar nga Kori Bashkuar)
Majmuni Kiko mbeti shumë i kënaqur që e kishin respektuar duke e bërë pjesë të “Koncert në fund të Korrikut”, por shprehu dyshimin për praninë e Çiljetës në Koncert.
Me pamjen e Sokratit të vuajtur shtroi disa pyetje:
-Sa mundësi ka që Çiljeta të sabotojë Koncertin?
-Mos është e infiltruara e Saliut?”
-Koncerti është për Europën apo EUROSONG?
-Me gjithë këto këngë e këngëtarë, a do të anulohet festivali i fundvitit në RTSH?
-Dyshimet e Kikos u shtuan kur shërbimi i një vendi partner e informoi se pas Pallatit të Kulturës Sali Berisha do të sillte: 2 Skoda, 5 Zisa dhe 8 Tatra, me motorët e ndezur me gazin deri në fund, që të prishë koncertin madhështor që mezi pritej.
Kiko i kërkoi bordit të naftës që asnjë pikë karburanti të mos furnizojë me naftë çfarëdolloj Skode, Zisi dhe Tatre këto ditë.
Ftesën për të kënduar e pranoi me kusht që himnin kombëtar në koncert ta këndojë z.Basha “meqë “ka kohë që nuk i është dëgjuar zëri”.
P.S; Në fund Kiko pati edhe një reflektim filozofik: Ka ardhur koha që shprehja “panem et circenses” të zëvendësohet me “negotiates et circenses”.
The chronicles of the summer have been filled with pes...
About a year ago, Bindja Demokratike turned to the Aut...
The news that the government will bring the people out on ...
Her name is Elidjona, a name that has nothing to do with b...
Tomorrow the rally of July 28, as "adrenaline" to revive a...
In the Convention that Monika Kryemadhi called last we...
Office talk. - They call me Bardhok Korriku. Katundar Tir...
If we were to follow the tired metaphor of Lulzim Basha, t...
A)Terrorizmi digjitalNjë nga lajmet me interes për pot...
Arben Ahmetaj is no longer deputy prime minister for r...
Joke with a cynical sneer in the Assembly by the Prime Min...
Although a week has passed since the cyber attack against ...
The first public speech of the President was eagerly a...
Very hot July. Little did we know that we would be refresh...
The most mediocre man in Albanian politics has broken ...
We used to talk about the influence of internationals as a...
Showing his characteristic cynicism, in the last sessi...
I, who joined the voice of millions and millions of citize...
The multiplication of "non grata" Titles prove that: ...
I followed with interest and additional responsibility...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening on "Mother Teresa" Stree...
Durres Customs has announced that today, during checks car...
A road accident was recorded a few minutes ago on the Pogr...
The State Police has published new footage from the operat...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
US President Donald Trump announced the "liberation" of 10...
A giant whale graveyard measuring about 1,200 km (745 mile...
Although preliminary results from the Central Election Com...
The US military has disabled an oil tanker in the Gulf of ...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The first three months of this year have brought a record ...
The non-performing loan ratio returned to decline in April...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...