10 reasons why palaces should not be invited on television
10- They have become very predictable. Even without openin...

Po sikur të provonim agjërimin digjital?
Të shkëputemi, jo për një muaj, por le të themi për tre ditë nga bota dixhitale për t'u rilidhur me atë reale.
Si fillim duhet thënë se agjërimi digjital mund të jetë më i rreptë se agjërimi i zakonshëm. Nëse gjatë agjërimit në muajin e Ramazanit ke syfyr dhe iftar, agjërimi digjital mund të mos jetë kaq bujar. Nuk bëhet fjalë vetëm për të kaluar telefonin në silent, apo për ta fikur atë disa orë. Jo! Agjërimi digjital është një premtim që i bën vetes për t'u shkëputur nga të gjitha gjërat dixhitale.
Kjo do të thotë pa “Instagram”, pa “Facebook”, pa “TikTok”, pa e-mail, pa mesazh, pa “WhatsApp”, pa “Netflix”, pa video lojëra, pa… asgjë.
Është si të kthehesh në epokën e gurit.
Ndokush mund të tallet me idenë e agjërimit digjital. Aq më tepër që sot kur dalim nga shtëpia harrojmë portofolin, çelesin e makinës, por kurrsesi celularin! Sot kur e kemi provuar që mund të jetojmë pa ujë dhe pa drita, por jo pa internet.. “Është si të më kërkosh të heq dorë nga ajri”.
Le të supozojmë për një moment se vendoset agjërim digjital…
Imagjinoni që do të keni aq shumë kohë të lirë sa nuk do të dini se çfarë të bëni. Mund të lexoni një libër. Ka 600 vjet që është provuar se leximi i librave nuk te sjell asnjë dëm. Mund të dilni për një shëtitje. Mund të flisni me një shok a mik, madje mund të flisni edhe me njerëzit e shtëpisë. Mund të zbulosh një hobi të ri. Ndoshta mund të flini pak më shumë gjumë.
E imagjinoni një ditë pa u shpërqëndruar nga njoftimet e celularit dhe pa e parë atë 200 apo 300 herë në ditë ?
A e duroni dot qetësinë që merr kur “divorcohesh” nga bota digjitale?
Ata fatlumë që e kanë provuar thonë se është si të kesh hequr 10 kilogramë mbipeshë nga trupi.
Por sigurisht si çdo ilaç edhe agjërimi digjital ka efekte anësore, që duhen patur mirë parasysh:
Nuk do të kesh mundësi të ndash jetën tënde private me të panjohur.
Nuk do të shohësh çfarë ha filani, ku pushon filanja dhe ku argëtohet Ypsiloni.
Duhet të mësohesh të jetosh pa bërë like dhe komente.
Duhet të mësosh trupin me rreze dielli dhe ajër të pastër.
Duhet të mësohesh që të jetosh pa lodhje të syve dhe dhimbje koke. Nuk është e lehtë, por ndoshta ja vlen të provohet.
P.S: Dhe mbi të gjitha kur i thua shefave: “jam me agjërim” ke justifikim pse nuk ke shkarkuar aplikacionin akt1visti dhe nuk ke bërë normën e likeve dhe komenteve.
10- They have become very predictable. Even without openin...
On Tuesday evening, the Socialists opened the campaign...
This question is not asked. It is senseless, rude and ...
Belind Kelliçi's promise of modernization and free public ...
Në Shqipëri demokracia nuk funksionon, kjo dihet. Ka f...
Democrats are jumping for joy that Trump was indicted befo...
CNA published two days ago an editorial opinion regard...
FIND IT, GRANDFATHER... Ever since I was a child, a g...
If you were not ashamed, you have no problem saying that 1 m...
Mund të kesh përballë një mijë e një probleme, mund të...
A e keni vënë re që policia bashkiake në Tiranë ka harruar...
In the headlines, a sensational news, which makes noise an...
In a country where scandals fall more often than rain in a...
With a population of just over six hundred thousand in...
While The Hague is turning out one of the blackest pages i...
Here are the consequences that are appearing crystal c...
We used to have 4 politicians. After Facebook was created...
When the former head of SPAK, Arben Kraja, had to justify th...
Erjoni seeks the 3rd mandate in the May 14 elections. ...
Yesterday Carlo Bollino's portal published a scathing ...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
A magnitude 6.1 earthquake was recorded about 118 kilomete...
The Central Election Commission (CEC) plans to announce th...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...