Luiza Gega handed over the trophy/ The singer recounts the moment: We felt like...
Champion Luiza Gega, last Monday, declared in Dance Al...
Aktoret fituese të çmimit Oskar, Marion Cotillard dhe Juliette Binoche, si dhe yje të tjerë të ekranit dhe muzikës franceze, filmuan veten duke prerë flokët në një video të publikuar të mërkurën, në mbështetje të protestuesve në Iran. Videoja e publikuar e shoqëruar me etiketën “HairForFreedom” apo prerja e flokëve për liri, po shpërndahet pasi në Iran shpërthyen protestat antiqeveritare pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini që ishte arrestuar për shkeljen e kodit të rreptë të veshjes së Republikës Islamike.
“Për liri,” thotë Juliette Binoche në fillim të videos ndërsa preu një tufë të madhe flokësh.
Videoja e aktoreve franceze duke prerë flokët u publikua në profilin në Instagram, “soutien femmes Iran” që përkthehet “në mbështetje të grave iraniane”.
“Mahsa Amini ishte një grua e re 22-vjeçare” ishte mesazhi i parë i shkruar në kuadër të kësaj fushate.
Aktorja tjetër franceze Marion Cotillard gjithashtu iu bashkua fushatës.
“Më 13 shtator, ajo u arrestua dhe u keqtrajtua nga policia e moralit derisa vdiq”, thotë mesazhi i radhës.
Video vazhdon edhe me aktoren Isabelle Adjani.
“Ajo u akuzua vetëm se kishte veshur mbulesën në mënyrë të papërshtatshme”, ishte mesazhi i tretë.
Disa nga demonstrueset iraniane kanë prerë publikisht flokët në protesta dhe gjesti tani është përhapur gjithandej.
Ky veprim simbolik i bën jehonë historisë dhe folklorit iranian, në të cilin prerja e flokëve nga gratë është një shenjë proteste.
“Është një akt i rëndësishëm përkujdesjeje dhe një mesazh i mirë në mbështetje të grave. Por, iranianët që kanë qasje në internet duan kinformacione të tjera, si për shembull kush është arrestuar, kush është vrarë? Si u shtyp lëvizja sot? Në cilat qytete ka pasur mobilizime? Çfarë bënë gjimnazistët?”, thotë Dorna Javan, një eksperte iraniane e shkencave politike me qendër në Francë .
Mes grave të tjera që shfaqen në video janë aktoret Charlotte Rampling dhe Charlotte Gainsbourg, e cila gjithashtu u filmua duke i prerë një tufë flokësh nënës së saj, këngëtares Jane Birkin.
Pamjet e grave në vende të tjera që presin flokët për të treguar solidaritet me gratë iraniane gjithashtu janë shpërndarë gjithandej.
“Kur shikon lëvizjet aktuale në Iran dhe ato të mëparshme, ky është një akt protestues progresiv, por nuk është i vetmi . Kryesisht, iranianët jashtë vendit janë ata që përpiqen të ndajnë me ata në Iran vend këtë lloj mesazhi. Është një burim inkurajimi dhe kjo është interesante dhe e rëndësishme”, shton më tej eskpertja Dorna Javan.
Në kuadër të fushatës në përkrahje të grave protestuese në Iran, “Clacks-one” dhe “Heartcraft_Street art”, kanë krijuar një mural që tregon gra që presin flokët në shenjë proteste, i ngritur në muret e një tuneli në Paris./ VOA
Champion Luiza Gega, last Monday, declared in Dance Al...
Singer Orgesa Zaimi has become part of the Magical Son...
Today the singer Semi Jaupaj celebrated her birthday. ...
The two most popular media personalities, Lori Hoxha a...
Singer Capital-T and Adrola Dushi have been rumored to hav...
Fero is among the well-known rappers of the Albanian varie...
After the fierce debate that took place yesterday evening ...
A very strong debate took place yesterday evening in "Purp...
Bora Zemani and Semi Jaupaj have had a very strong friends...
Blogerja e njohur Sara Karaj, është përballur me një situa...
The singer Semi Jaupaj has spoken about her experience...
Kendall Jenner is one of the most followed models on s...
Biznesmeni dhe ish futbollisti, Fatmir Hysenbelliu ësh...
Blogger, influencer, and heiress of a television, Lori...
Noizy është një ndër reperët më të mirë të estradës shqipt...
The well-known actress Delinda Disha recently lost her twi...
A database of more data published by Iranian hackers, whic...
Britney Spears ka shkuar me pushime, por ka bërë xhiron e ...
"Dance With Me Albania" sometimes has "tensions" between d...
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan martesën e ...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese ...
CNA reported about a month ago that Tirana municipalit...
Mariglen Qato, the director of Erion Veliajt, arrested thi...
A citizen complained in Fiks Fare that, after visiting an ...
Another prosecutor got stuck in the vetting sieve. ...
The Special Appeals Panel dismissed another prosecutor. T...
The assets of judges and prosecutors went through a st...
The Independent Qualification Commission dismissed the pro...
The police have issued an official announcement regarding ...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
An apartment was engulfed in flames this Thursday afternoo...
On Friday, our country will continue to be affected by per...
Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të p...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Since February, shops in Germany are filled with chocolate...
Një tërmet me magnitudë 5.9 i shkallës Rihter ka godit...
Former US Senator Joe Lieberman, who was very close to the...
New York - Former President Donald Trump on Wednesday crit...
This Wednesday evening, the premiere "Tirana from the Air"...
The second Albanian school after Korça was opened in Pogra...
Berti has been my best friend. Even narrower than when he ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
The month of February has not been good for savings deposi...
The "Railway Transport" program had 4.1 billion ALL of...