LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Stefi Prifti rrëfehet për lidhjen e re/ Tregon si e pritën vajzat e tij dashurinë e re

2023-09-06 09:08:00, Lifestyle CNA

Stefi Prifti rrëfehet për lidhjen e re/ Tregon si e pritën vajzat

Këngëtari Stefi Prifti ka nisur një lidhje të re, pas 7 vitesh nga humbja e bashkëshortes së tij.

I ftuar në emisioni “Rudina”, së bashku me këngëtarin Endri Prifti, Stefi rrëfeu se ishte i lumtur me partneren e tij, me të cilën kontaktet e para i kishte patur për hir të punës.

Ndonëse u tregua shumë i rezervuar për të dhënë shumë detaje për lidhjen e tij, Stefi Prifti tha se është i lumtur.

 “As nuk e kërkova, as më kërkoi… Në kuptimin që nuk u njohëm as në koncerte, as në club-e, as në bare, por u njohëm përmes një telefonate pune, prej së cilës rrodhën disa telefonata të tjera dhe mua m’u krijua një emocion, një ndjesi për zërin, mënyrën e komunikimit, edukatën. Këto ishin elementët e parë që krijuan këtë lidhje… “ – tregon Stefi duke shtuar se, pas 7-vjetësh nga humbja e bashkëshortes, ai “kishte gjetur veten” me dhimbjen dhe bindjen e tij. Por jeta kështu është. Të sjell surpriza.

Ndër të tjera, këngëtari tregoi se, nidhet mirë pasi edhe vajzat e tij e kanë mirëkuptuar dhe pranuar lidhjen e tij, duke theksuar se kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme për të.

 “Pata mirëkuptimin e vajzave të mia, sepse ky ishte një problem shumë i rëndësishëm për mua, në atë moment kur m’u desh të vendosja. Por gjeta mirëkuptimin e tyre, pasi ato e njohën nga afër, kontaktuan me të, biseduan, qëndruan gjatë, kështu që ndihem shumë mirë për këtë”, tha Stefi Prifti./ CNA

Lajmet e fundit nga