LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Donald Veshaj feston ditëlindjen/ Bora Zemani i dedikon fjalë zemre

2023-09-01 09:44:00, Lifestyle CNA
Donald Veshaj feston ditëlindjen/ Bora Zemani i dedikon fjalë zemre
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Aktori i humorit dhe moderator Donald Veshaj dhe vëllai i tij binjak Romeo Veshaj festojnë ditëlindjen.

Në këtë ditë të veçantë për Donaldin nuk kishte si të mungonte një urim tejet i ndierë nga ana e moderatores e cila prej vitesh është në një lidhje dashurie me aktorin.

Krahas disa fotove të papublikuara më parë me Donaldin, Bora Zemani shkruan:

“Unë e di që ti je gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm me @romeoveshaj por ti e di që do jesh gjithmonë bashkë dhe... asnjëherë vetëm, me mua! Gëzuar ditëlindjen”, uron Bora.

Kujtojmë se lidhja e tyre pësoi nëj krizë gjatë rrugëtimit të Donald Veshajt në Big Brother ku brenda shtëpisë së Big Brother aktori krijoi një romancë me këngëtaren Beatrix Ramosaj, pas puthjes së famshme që id ha Borës po në ambientet e asaj shtëpie.

Pas daljes së tij nga Big Brother nuk vonoi shumë dhe pajtimi ku më pas dyshja kofirmuan se janë sërish bashkë pasi Bora Zemani u shfaq si e ftuar special në episodin e parë të emisionit “Më lër të flas”./ CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Lajmet e fundit nga