After Kiara, Luiz also 'excuses' himself in front of Efi: For God's sake, I'm tired, believe me...
After the debates and discussions during Tuesday's sho...

Gazetarja e njohur, Odeta Gjevori, ka treguar historinë e saj të dhimshme të humbjes së partnerit, Julit, me të cilin njihej prej 10 vitesh dhe bashkëjetoi 7 vite.
Gjevori foli për marrëdhënien që kishte me Julin dhe eksperiencën e tyre të përbashkët në tre televizione.
Gazetarja tha se partnerin e humbi gjatë kohës së pandemisë, dy muaj pasi erdhi në jetë vajza e tyre.
"Unë isha dhe shtatzënë në atë periudhë dhe ruheshim pak më shumë për arsye të shëndetit. Por ndonjëherë gjërat janë të caktuara nga Zoti dhe ndodhin ashtu siç ndodhën. Për ironi ka persona që nuk janë ruajtur fare ose me një shëndet të lig. Juli nuk vuante nga asnjë sëmundje, thjesht kështu ndodhi.
Ai ishte 35 vjeç, kishim diferencë vetëm një vit bashkë me njëri-tjetrin. Kishim 10 vite që njiheshim… Kemi punuar në 3 televizione bashkë sepse Juli mbulonte pjesën e teknikës, domethënë operator te pulti, montazhier te lajmet këtu në “Klan”. Në 3 televizione kemi bashkëpunuar.
Ka qenë dhe e bukur sepse kemi qenë po bashkë me njëri-tjetrin, aty ziheshim, aty pajtoheshim. 10 vite, 7 vite bashkëjetesë. Pastaj nga gjithë kjo dashuri e madhe erdhi Hana, drita jonë. Hana është ai simboli i dashurisë që kisha unë me Julin, është vajza ime që është 2 vjeç e 3 muaj, është si Hanë, siç ka emrin.

Sigurisht, ajo ishte motivi, ishte shumë e vështirë sepse siç e tha dhe Katerina, të jesh një dyshe aq e fortë, fakti që unë jam sot deri këtu është edhe merita e Julit sepse të bësh këtë punë të vështirë Katerinë ti e di shumë mirë se sa sakrificë është. Duhet të kesh një partner, i cili të kupton e para e punës dhe pastaj të të suportojë në shumë gjëra të tjera”, u shpreh ajo.
Më tej, gazetarja rrëfeu se ka qenë puna që e ka bërë të largojë mendjen dhe të mbledhë sadopak veten m e ikurajimin e familjarëve dhe kolegëve.
“Ka qenë pak situatë e vështirë, por unë kam pasur gjithmonë mbështetjen e Julit dhe në momentin që ndodhi kjo sikur m’u prenë krahët, sikur iku gjysma më e mirë. Në pritje të ëmbël, sapo linda vajzën, pas dy muajsh ndodhi fatkeqësia.

Isha akoma në atë pjesën e përhumbjes, nëse do ta themi kështu, nuk isha akoma e vetëdijshme se çfarë ndodhi. Më është dashur shumë forcë që ta përballoja rikthimin në punë dhe për këtë falenderoj prapë familjen time, por edhe kolegët e mi që më sugjeruan që të vija më përpara në punë. E kisha shumë të vështirë në fillim sepse mori një kthesë ndryshe jeta.
Më përpara banoja këtu, tani jam kthyer tek prindërit e mi dhe duhet ta bëj për shkak të vajzës duke qenë se nuk e kam në çerdhe, çdo ditë Tiranë-Elbasan. Më duhej të mësoja makinën e shumë gjëra të tjera, por asgjë nuk është e pamundur. Çdo gjë superohet, arrihet nëse e do diçka. Jemi këtu ku jemi sot", theksoi Odeta Gjevori./ CNA.al
After the debates and discussions during Tuesday's sho...
Kiara dhe Efi, dy konkurentet e “Big Brother VIP”, kanë pa...
The model Oriola Marashi has supported the couple Kiar...
Journalist Bledi Mane has surprised everyone with his ...
Kiara Tito's behavior after re-entering "Big Brother VIP" ...
Në rrjet po qarkullon një video, e cila tregon mesazhet që...
Journalist Bledi Mane has publicly stated that he regr...
Reagimet e Luizit dhe Kiarës kanë zhgënjyer Efi, e cil...
The relationship between Luiz Ejlli and Efi Dhedhe seems t...
Oriola Marashi is one of the most successful models of...
Jo Wood is the 68-year-old model who was married to Rollin...
Efi Dhedhes seems to be no longer so optimistic about the ...
Singer Çiljeta Xhilaga has been away from music for a long...
Opinionist Arbër Hajdari has not at all spared the 4 peopl...
New study finds link between mental disorders and accelera...
Singer Luiz Ejli, after moderator Kiara Tiro's entrance fo...
The lawyer, Spartak Ngjela, has commented on the developme...
Actress Olta Gixhari, after leaving the "Big Brother VIP" ...
Redjola Liçaj has narrated her painful story, which when s...
The re-entry of the "old" residents seems to create ne...
The Justice Reform and the vetting process were trumpeted ...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A wood processing factory in Elbasan was engulfed in flame...
New details are learned from the serious accident that occ...
Two accidents were recorded this Tuesday near Pogradec. O...
Tirana Police has shared official data regarding the serio...
A field inspection has begun in the Maliq area, after the ...
Heavy rainfall accompanied by strong winds has caused prob...
Albania will be affected this Tuesday by relatively stable w...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
Europe is facing an unprecedented crisis due to heat waves...
Italian authorities have arrested four people suspected of...
The twin earthquakes that struck Venezuela last Wednesday ...
A self-imposed exile in the United States has been sentenc...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
Dairy prices in our country have become so expensive in th...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sol...
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...
When talking about the euro exchange rate in Albania, it i...