A special and valuable monument/ The Church of ''Saint Friday'' Përmet
Përmet is one of the areas with an early tradition of Chri...

Së pari dua t’ia uroj datëlindjen Agim Gjakovës, i cili sot arriti t’i mbushë nëntëdhjetë vjet jetë.
Nuk është pak.
Gëzuar o Agim Gjakova e të paçim jetëgjatë dhe me shëndet të mirë!
Dhe si sot, festofsh edhe kur ta mbushësh një shekull jetë e më përtej!
E së dyti, dua t’i shkruaj disa konsiderata apo vlerësime përgjithësuese për veprën e tij, bashkëlidhur këtij urimi në këtë 90-vjetor të lindjes, jo për kortezi që në kësi rastesh nuk është e tepërt, por, sepse realisht kam bindjen se Agim Gjakova meriton vëmendje dhe nderim për gjithë sa na ka dhënë si kontribut për letërsinë, por edhe për gjuhën (sepse edhe si kontribut gjuhësor vepra e tij meriton studime të dedikuara), pra në tërësi për kulturën tonë kombëtare.
Në letërsinë shqipe, vepra e Agim Gjakovës është një vargmal i tërë. Aty, poezia, tregimi, romani, por edhe publicistika, eseistika, letërsia për fëmijë, drama e skenarët e filmave artistikë, krijojnë lartësinë e një mozaiku veprash që i dhanë letërsisë sonë jo vetëm një shkrimtar, por një pasuri më shumë e shumë të çmuar, që pa Agim Gjakovën nuk do ta kishte.
Ardhja e Agim Gjakovës në letërsinë shqipe qe e njëkohshme me ardhjen e Dritëroit e të Kadaresë, me Fatos Arapin dhe Dhori Qirjazin. Pra, ai i përket brezit të modernitetit tonë letrar, brezit që shembi gardhet, që prishi tabutë e kufijtë e vargëzimit apo konceptimit tradicional e arkaik të letërsisë. Ai është ndër ata që i dhanë letërsisë shqipe horizontin e munguar dhe ritmin e bashkëkohësisë me letërsinë që shkruhej edhe në vendet e tjera të botës përreth nesh.
Por, për dallim prej të tjerëve të brezit të tij, Agim Gjakova është edhe shkrimtari pa kufij. Ai qe e mbetet ndër ne shqiptari i Kosovës në Shqipëri dhe shqiptari i Shqipërisë në Kosovë; jo ura lidhëse, por lumi që rrjedh në shtratin e vet këndej e andej, pa drojë e pa tutë se diku mund t’i ngenë ndonjë pritë.
Kjo veçanti ka qenë esenciale, por edhe ekzistenciale, për krijimtarinë e Agim Gjakovës.
Veçantitë e fatit dhe të jetës së njeriut Agim Gjakova përcaktuan dhe shënjuan edhe fatin e shkrimtarit Agim Gjakova.
Ndaj, vepra e tij është jo vetëm e bollshme në prurje, por edhe e plotë në çfarë shkrimtari ka dashur të thotë e të na japë. Pasuria gjuhësore, etnografike dhe historike, ndërthuren natyrshëm brenda përjetimit të shkrimtarit dhe falë talentit të lindur i kemi sot në morinë e shumtë të veprave që ka krijuar, dëshmi artistike të një niveli referencial.
Njësoj si Dritëroi që asnjëherë nuk e ndau veten, por as veprën prej Menkulasit dhe Devollit të vet, edhe Agim Gjakova nuk e ndau kurrë veten dhe as veprën prej Gjakovës dhe Kosovës. Madje, kjo e bën atë të jetë shkrimtari i përjetimeve të mëdha dhe i përshkrimeve thelbësisht atdhetare në një krijimtari që kurrë nuk e humbi kohezionin e vet.
Përndryshe, prej ndonjë studiuesi, që kur i është dashur të shkruajë për Agim Gjakovën, e përveçon atë për “dykohësinë letrare”, unë jam i mendimit se krijimtaria e Agim Gjakovës është e njëkohshme. Pra, edhe e njëkaraktershme, e njëfytyrshme.
Kohët nëpër të cilat shtrihet vepra e shkrimtarit, nuk e kanë kushtëzuar karakterin e saj, nuk ia kanë tjetërsuar as nervin dhe as verbin. Edhe pse ka shkruar në dy kohë, gjatë e pas socializmit, Agim Gjakova nuk na ka dhënë dy letërsi. Dhe kjo është pa dyshim sa meritë e karakterit të tij, aq edhe e aftësisë krijuese për t’i dhënë veprës përmasë universale, edhe kur motivet apo heronjtë frymëzues ishin lokalë, njësoj siç i ka dhënë hapësirë të pakohë edhe kur ka shkruar për ngjarje, personazhe, dukuri apo përjetime të një kohe të caktuar.
Krijimtaria e Agim Gjakovës nuk ka në biografinë e vet pengje apo deformime prej faktorësh jashtëletrarë. Sepse ajo nuk ka qenë e realizmit socialist, anipse është shkruar në një pjesë të madhe gjatë kohës së socializmit në Shqipëri.
Koherent dhe qëndrestar, i kthjellët në synimin e vet dhe autentik në gjuhën e përdorur dhe në mjetet shprehëse, Agim Gjakova ka shkruar dhe na ka dhënë letërsi./ CNA
Përmet is one of the areas with an early tradition of Chri...
A story about the power of wealth that forgives and the li...
The Church of Saint Prokop was built in 1780 in honor of t...
For a few years I wished my father wouldn't be made a hero...
Një dokumentar, i titulluar "Persekutimi i Klerit të Kishë...
A special documentary was produced at the beginning of Jul...
After more than 30 years, archaeological excavations have ...
The German Embassy in Tirana has opened a digital exhibiti...
Organized by the Embassy of the Republic of Croatia in the...
The "Thoma Turtulli" Library in Korça, also called the chi...
Released weeks ago, author Xhovan Shyti's new book, ti...
It started out as a useless conversation. About the word "...
'Vala Fest' has started its tour of concerts and parties t...
"Zyliha Miloti, the actress of 1000 roles", was the title ...
Today, June 25, 2025, marks the 78th anniversary of the pu...
The "Andon Zako Çajupi" Theater in Korça celebrates 75 yea...
Korça, the city of art, culture and rich history, hosted t...
This weekend, the city of Pogradec is hosting the first-ev...
Seven unique ceramic plates and bowls painted by the famou...
This weekend, the city of Pogradec will host the first-eve...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
The Head of the State Police, Skënder Hita, expressed his ...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The government aims to transform the country's industrial ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...