web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumentari mbi persekutimin e klerit të Kishës Orthodokse gjatë komunizmit/ Sot, ora 20:30 në CNA TV

2025-07-05 20:19:00, Kulturë CNA

Dokumentari mbi persekutimin e klerit të Kishës Orthodokse gjatë

Një dokumentar, i titulluar "Persekutimi i Klerit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë gjatë regjimit komunist 1944 - 1990" sjell me fakte, prova dhe dëshmi autentike persekutimin, burgosjen, vrasjen e klerikëve ortodoks të Shqipërisë.

Dokumentari transmetohet sot, e shtunë, datë 5 korrik, ora 20:30 në CNA TV.

Gjatë regjimit komunist, kleri orthodoks pësoi një goditje të rëndë, ku me dhjetëra klerikë u ekzekutuan, dënuan dhe u internuan, ndërsa në vitin 1967 autoritetet komuniste mbyllën me dekret të veçantë aktivitetin fetar, vendim ky që u pasua edhe me shkatërrimin e objekteve të kultit, si xhami, kisha dhe teqe.

Propaganda dhe persekutimi kundër klerit në vendin tonë filloi që para vendosjes së regjimit komunist, ku klerikët u shënjestruan nga zyrtarët e regjimit në lidhje me aktivitetet e tyre.

Edhe pse ishin pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të Shqipërisë, sipas të dhënave zyrtare  nga vitet 1967 e më vonë u shkatërruan 608 kisha dhe manastire ortodokse.

Ky dokumentar u realizua me bekimin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit edhe gjithë Shqipërisë, Joanit.





09:27 CULTURE Agim Xhafka

THE CRACKED MIRROR

It started out as a useless conversation. About the word "...

Lajmet e fundit nga