LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tiranë/ Arrestohet 27-vjeçari i armatosur

2024-04-13 09:53:00, Kronika CNA

Tiranë/ Arrestohet 27-vjeçari i armatosur

Policia e Tiranës ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale K.Xh, pasi u kap nga policia me armë zjarri armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak.

Njoftimi i Policisë: 

Në zbatim të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizohet operacioni policor i koduar "Klienti".

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Sekuestrohent 1 armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak.

Vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në Kombinat, në një lokal, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Klienti”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./CNA 

Lajmet e fundit nga