LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutimi i 41-vjeçarit/ Pista ku po hetohet, zbardhet dinamika e ngjarjes

2023-12-07 17:15:00, Kronika CNA

Ekzekutimi i 41-vjeçarit/ Pista ku po hetohet, zbardhet dinamika e

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse në Fier, ku u ekzekutua me plumb 41-vjeçari E.J.

Sipas asaj që raportohet në media, autori i ngjarjes dyshohet të jetë A.G, dhe ende nuk janë zbardhur motivet e sakta.

Pista kryesore ku po hetohet është një sherr që ka ndodhur pak ditë më parë mes viktimës dhe autorit.

Dinamika e ngjarjes ka qenë e tillë. Autori i dyshuar e ka pritur viktimën me inicalet E.J pranë banesës së tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin  tip “ Benz” duke i dalë paralel.

Dyshohet se në momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës është qëlluar me pistoletë teksa plumbi e ka goditur në qafë duke i shkaktuar plagë të rëndë, raportojnë mediat. 

Edhe pse është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga këqyrja e automjetit të viktimës vërehet se është thyer xhami nga ana e shoferit dhe dyshohet se është goditur vetëm me një plumb.

Autori është larguar ndërsa 41-vjeçari ka ecur edhe disa metra me makinë ndonëse ka qenë i plagosur. / CNA

 

Lajmet e fundit nga