Pas shpalljes së Rusisë shtet që sponsorizon terrorizmin/ Hakerat sulmojnë faqen e Parlamentit Evropian
Faqja e Parlamentit Evropian ka rënë pre e një sulmi k...

Komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha të mërkurën në Bruksel se përparimi i mëtejshëm në negociatat mes Malit të Zi dhe BE-së do të varet nga përmbushja e standardeve të përkohshme të arritura në kapitujt 23 dhe 24.
Në seancën e Parlamentit Europian, ku u diskutuan rekomandimet për strategjinë e re të zgjerimit të BE-së, Varhelyi tha se Mali i Zi duhet të intensifikojë përpjekjet për zgjidhjen e çështjeve të hapura.
“Për Malin e Zi, prioritet për përparim të mëtejshëm në negociatat e anëtarësimit mbetet përmbushja e standardeve të përkohshme të sundimit të ligjit të përcaktuara në kapitujt 23 dhe 24. Për të arritur këtë nivel, Mali i Zi duhet të intensifikojë përpjekjet e tij për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, duke përfshirë fushat kritike të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar “ tha zoti Verhelyi.
Në rekomandimet për strategjinë e re të zgjerimit të diskutuar nga Parlamenti Europian, thuhej se negociatat për anëtarësim me kandidatët nga Ballkani Perëndimor duhet të përfundojnë deri në fund të dekadës.
Autori i rekomandimit, deputeti Tonino Picula, theksoi në debat se “në situatën e krijuar nga pushtimi rus i Ukrainës, zgjerimi duhet të marrë një vrull të ri, të jetë i parashikueshëm dhe bindës dhe çdo kandidat për anëtarësim duhet të vlerësohet sipas progresit në reformat evropiane. Sidomos kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit, gjyqësorin, i cili duhet të jetë i njëjtë si në BE-në.”
Picula tha gjithashtu “se në negociatat për përfundimin e kapitullit, vendimet duhet të merren me shumicë të cilësuar të anëtarëve të BE-së, ndërsa për përfundimin përfundimtar të procedurës së anëtarësimit, të gjithë anëtarët e bllokut evrolian duhet të bien dakord unanimisht.”
Bisedimet e anëtarësimit me Malin e Zi filluan më 29 qershor 2012. Me 32 kapituj të hapur, Podgorica gëzoi një mbështetje të gjerë mes zyrtarëve të anëtarëve të BE-së, dhe pranimi i vendit në BE konsiderohet i mundur deri në vitin 2025, duke parë ecurinë pozitive të punës së bërë nga zyrtarët e Malit të Zi. Anëtarësimi kishte mbështetjen e 75% të qytetarëve.
Mirëpo me fitoren e partive pro-ruse dhe pro-serbe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 nisi kriza politike në Mal të Zi, e cila u thellua me rrëzimin e shpejtë të qeverisë së Zdravko Krivokapiqit. Pas saj u zgjodh qeveria e pakicës me Dritan Abazoviqit si rkyeministër, detyra e së cilës ishte të përshpejtonte procesin evropian dhe integrimin e Malit të Zi.
Mirëpo, për shkak të ndryshimit të përparësive dhe miratimit të Marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe, qeveria e Abazoviqit u rrëzua në gusht të këtij viti.
Përpjekja për të formuar një qeveri të re, të udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus, dështoi sepse presidenti Milo Gjukanoviq refuzoi të pranonte mandatarin e propozuar.
Në këtë kuadër, Fronti Demokratik inicioi miratimin e Ligjit për Presidentin me të cilin shumica parlamentare do të merrte autoritetin e Gjukanoviqit për të propozuar kandidatë dhe për të formuar një qeveri të re, e treta në tre vitet e fundit./ VOA
Faqja e Parlamentit Evropian ka rënë pre e një sulmi k...
Ukraine has been experiencing attacks on critical infr...
The United States has authorized an additional $400 mi...
Following the recent attacks on Ukraine's power grid, ...
A large protest has erupted at the largest factory for...
The European Parliament on Wednesday passed a resoluti...
The western city of Lviv has been left without electri...
On Wednesday, the European Parliament approved the resolut...
Qëndrimi “refuzues” dhe “i ngurtë” i kryeministrit të Koso...
The Supreme Court of the United Kingdom found on Wednesday...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të mërkurën e qua...
Të paktën 50 persona janë lënduar nga tërmeti prej 5.9 shk...
Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili p...
The head of Germany's liberal party, FDP, Christian Li...
Përballë ofensivës së re ushtarake të Turqisë në Siri dhe ...
The chief negotiators of Kosovo and Serbia, Besnik Bislimi...
As of last week, the Kremlin is said to have lost more tha...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të martën se Shtete...
The Supreme Court on Tuesday cleared the way for the immed...
Ukrainasit mund të përballen me ndërprerje të vazhdueshme ...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A police officer was reportedly raped the night before in ...
The Special Court's appeal has upheld the 28-year prison s...
A serious accident occurred this afternoon on the Elbasan-...
The Police Supervision Agency has arrested two police offi...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Viktor Orbán had taken measures in case he lost power — at...
Anyone who examines the draft federal budget for 2027 and ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
More than 800 wildfires continue to burn across Canada, wh...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...