Analysts: The situation in the north of Kosovo raises concerns and uncertainty
A few days after the decision of the representatives o...

Senatori republikan, Ron Johnson fitoi ndaj demokratit Mandela Barnes në Viskonsin, duke mbajtur gjallë shpresat e republikanëve për të marrë në kontroll Senatin dhe duke shuar shpresat e zotit Barnes për të hyrë në histori si senatori i parë me ngjyrë në këtë shtet.
Fitorja për zotin Johnson, një nga mbështetësit më të mëdhenj të ish-presidentit Donald Trump, erdhi pasi ky i fundit humbi me një diferencë të ngushtë dy vjet më parë në këtë shtet ndaj Presidentit Joe Biden.
"Votat janë të qarta," tha zoti Johnson në një deklaratë. “Matematikisht, nuk ka asnjë rrugë për gjeneralin Barnes për të kapërcyer diferencën prej 27,374 votash. Kjo garë ka përfunduar”.
Zoti Barnes nuk e pranoi humbjen të mërkurën herët. Ai mbajti një konferencë shtypi në mesditë në qytetin e tij të lindjes në Milluoki.
"Pavarësisht se çfarë thonë, ne jemi të përkushtuar të sigurohemi që çdo votë do të numërohet," tha zëdhënësja e fushatës së zotit Barnes, Maddy McDaniel më herët në mëngjes të mërkurën. "Ne do të presim dhe të shohim se çfarë kanë vendosur votuesit pasi të dëgjohen të gjithë zërat e tyre."
Zoti Johnson, në një intervistë në radion WISN-AM, akuzoi zotin Barnes se refuzoi të pranonte rezultatin e garës pasi kishte premtuar më herët gjatë fushatës që do ta bënte një gjë të tillë.
“Është e qartë se ai nuk ka rrugë drejt fitores”, tha zoti Johnson.
Gara ishte një nga disa gara të ashpra të Senatit në të gjithë vendin, që mund të përcaktojnë se cila parti mban kontrollin e Senatit.
Zoti Johnson tha se priste që republikanët të dilnin më mirë në zgjedhjet e mesmandatit, duke thënë se politikat demokrate "nuk janë të mira për Amerikën".
Zoti Barnes, po kërkonte të bëhej senatori i parë me ngjyrë I shtetit Viskonsin. Zoti Johnson kandidoi për një mandat të tretë.
Ai u zgjodh për herë të parë në vitin 2010, si pjesë e lëvizjes Tea Party dhe fitoi rizgjedhjen në vitin 2016.
Ron Johnson është një nga mbështetësit më të mëdhenj të ish-presidentit Donald Trump. Ai e drejtoi këtë fushatë duke u përpjekur ta paraqesë zotin Barnes si të dobët ndaj krimit dhe zbatues të axhendës së demokratëve.
Zoti Barnes, si shumë demokratë në nivel kombëtar, u përpoq të parashtronte si temë qëndrore abortin, duke theksuar mbështetjen e gjatë të zotit Johnson për përmbysjen e ligjit që mbronte abortin dhe duke argumentuar se milioneri Johnson nuk kishte lidhje me shqetësimet e klasës së mesme./ VOA
A few days after the decision of the representatives o...
The Russian military has been ordered to withdraw from...
Në të gjithë Iranin, demonstruesit po bëjnë thirrje pë...
The Ambassador of the United States in Kosovo, Jeffrey...
Greqia është përfshirë në grevë prej 24 orësh. Qytetarët k...
How did the candidates supported by former president D...
Çështja se kush do të kontrollojë Kongresin është ende e p...
Dorëheqjet e prokurorëve, gjyqtarëve serbë dhe stafit mbës...
Ten deputies of the Serbian List - the largest party of Ko...
Ditën e sotme Italia është goditur nga një tërmet me m...
Guvernatori i Pensilvanisë, John Fetterman, është drej...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nderoi të mërkurën...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that the S...
After Tuesday's election in the United States it is still ...
The process of counting votes in America's midterm electio...
The EULEX Rule of Law Mission of the European Union has in...
Rusia ka kryer sulme me dronë kamikazë në rajonin ukrainas...
Turkish President Recep Tayyip Erdogan capped last week wi...
The Ukrainian parliament has called on the international c...
Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nu...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
One person was injured after a gunshot attack recorded thi...
An injury has occurred in Korça where an 18-year-old man h...
Saranda / Preliminary information At around 21:15, in nei...
A serious incident occurred in Saranda this Friday evening...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...