How will the mandates of the resigned Serbian MPs be replaced?
Ten deputies of the Serbian List - the largest party of Ko...

Dorëheqjet e prokurorëve, gjyqtarëve serbë dhe stafit mbështetës në veri të Kosovës, duhet të pranohen dhe të njëjtit nuk duhet të kthehen më në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Kështu tha ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Gjatë një konference për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës të mbajtur më 9 nëntor, Haxhiu tha se Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial ende nuk kanë trajtuar dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, sepse ende nuk i kanë të gjitha dorëheqjet.
“Medimi ynë është që personat që dorëhiqen nuk mund të kthehen sërish në sistem, për faktin se është goditje për sistemin e drejtësisë, për Republikën e Kosovës, që një gjyqtar dhe një prokuror, të dorëhiqet për shkak të dirigjimeve që i bëhen nga [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiqi", tha Haxhiu.
"Thjeshtë, nuk mund të them se kjo është diçka e paprecedent, sepse ka pasur bojkot edhe kur është vendosur vendimi për tarifat, por po ashtu sa i përket vendimit të ndalimit të mbajtjes së zgjedhjeve apo referendumit në Kosovë. Për fat të keq po i vuajmë pasojat e vendimeve të qeverive të kaluara. Nëse sot një gjyqtar shqiptar dorëhiqet, natyrisht se ai nuk mund të kthehet më në sistem. Por, dorëheqjet duhet të pranohen dhe po ashtu të hapen konkurset për punësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj”, shtoi ajo.
Të hënën, më 7 nëntor, punonjësit serbë në Gjykatën dhe Prokurorinë Themelore të Mitrovicës dhanë dorëheqje, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.
Përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve, dorëheqje kanë dhënë edhe zyrtarët policorë, deputetët në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – dhe një ministër në Qeverinë e kryeministrit, Albin Kurti.
Ministrja Haxhiu tha se vetëm në ditën e parë Prokuroria dhe Gjykata e Mitrovicës janë përballur me sfida, por shtoi se tani puna është duke vijuar normalisht.
“Gjykata dhe Prokuroria në veri po funksionojnë, lëndët po trajtohen, qytetarët po i marrin shërbimet. Sfidë ka qenë dita e parë sepse ky rast [njoftimi për dorëheqje] ka ndodhur gjatë fundjavës dhe nuk kanë qenë në dijeni për seancat që i kanë mbajtur, për vendimet për paraburgim që kanë qenë më të ndjeshme. Mirëpo, tashmë janë plotësuar këto vende dhe situata është duke vijuar”, tha ajo.
Më 8 nëntor, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani, i tha Radios Evropa e Lirë se largimi i prokurorëve serbë ka ngadalësuar punën në këtë institucion.
Ai tha se departamenti më i ngarkuar, ai i përgjithshëm, tashmë ka mbetur vetëm me një prokuror.
Puna është ngadalësuar edhe në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ka thënë për REL-in, drejtuesi i saj, Bekim Veliqi. Ai ka treguar se nuk kanë gjyqtarë të mjaftushëm për të formuar panele për gjykimin e krimeve të rënda.
Gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe policët serbë, u integruan në sistemin e Kosovës, pasi më 2013, në Bruksel Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për një gjë të tillë.
Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë thënë se nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës derisa Qeveria të mos tërhiqet nga plani për targat dhe të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Më 1 nëntor, Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e planit – prej tri fazash – për riregjistrimin e makinave me targa serbe, në ato legale RKS – Republika e Kosovës.
Faza e parë parasheh shqiptimin e qortimeve për shoferët me makina me targa të tilla, e dyta parasheh gjoba prej 150 eurosh dhe në fazën e tretë do të përdoren targa provuese.
Qeveria e Kosovës ka thënë se pas 21 prillit të vitit 2023, në Kosovë nuk do të mund të qarkullojnë makina që nuk kanë targa RKS.
Besohet se në veri të Kosovës qarkullojnë afër 10.000 makina me targa serbe, që Kosova i konsideron ilegale./REL
Ten deputies of the Serbian List - the largest party of Ko...
Ditën e sotme Italia është goditur nga një tërmet me m...
Guvernatori i Pensilvanisë, John Fetterman, është drej...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nderoi të mërkurën...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that the S...
After Tuesday's election in the United States it is still ...
The process of counting votes in America's midterm electio...
The EULEX Rule of Law Mission of the European Union has in...
Rusia ka kryer sulme me dronë kamikazë në rajonin ukrainas...
Turkish President Recep Tayyip Erdogan capped last week wi...
The Ukrainian parliament has called on the international c...
Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nu...
Rezultatet e para të zgjedhjeve në Amerikë kanë filluar të...
Americans voted without major problems on Tuesday in the h...
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, beson...
Presidenti i Ukrainës thotë se është i gatshëm për neg...
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Tho...
Albanian crime has expanded its activity in some count...
A tumultuous American election season that has again b...
Balanca e pushtetit në Kongresin amerikan do të përcak...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
One person was injured after a gunshot attack recorded thi...
An injury has occurred in Korça where an 18-year-old man h...
Saranda / Preliminary information At around 21:15, in nei...
A serious incident occurred in Saranda this Friday evening...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...