Presidenti i Ukrainës, i gatshëm për negociata “të vërteta”
Presidenti i Ukrainës thotë se është i gatshëm për neg...

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, beson se thelbi i tensionit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk janë targat, por, siç tha ai, refuzimi i autoriteteve serbe për të njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, pothuajse 25 vjet pas luftës. Zoti Delawie i bëri këto komente për korrespondentin e Shërbimit Serb të Zërit të Amerikës Milan Nesic.
Zëri i Amerikës: Cili është komenti juaj për zhvillimet gjatë ditëve të fundit në lidhje mes Serbinë dhe Kosovën?
Greg Delawie: Mosmarrëveshja në të vërtetë nuk ka të bëjë me targat, por me refuzimin e qeverisë serbe për të njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, rreth 25 vjet pas luftës së suksesshme të Kosovës për pavarësi.
Zëri i Amerikës: A mendoni se protesta e minoritetit serb është e arsyeshme?
Greg Delawie: Do të ishte në interesin e serbëve të Kosovës që zyrtarët e tyre të vazhdonin të merrnin pjesë në institucionet qeveritare të Kosovës.
Zëri i Amerikës: Si e shihni vendimin e serbëve për të pezulluar pjesëmarrjen në qeverinë dhe institucionet e Kosovës?
Greg Delawie: Zyrtarët e minoritetit serb janë nën trysninë e qeverisë serbe, e cila kontrollon pjesëmarrjen ose mungesën e tyre në institucionet e Kosovës, për të nxitur reagimin negativ të qeverisë së Kosovës.
Zëri i Amerikës: Si e keni parë iniciativën për shtyrjen e vendimit për targat me dhjetë muaj dhe reagimin e qeverisë së Kosovës për të mos e pranuar atë?
Greg Delawie: Një shtyrje do të kishte më shumë kuptim nëse do të ishte pjesë e një marrëveshjeje që të dyja palët të binin dakord ta zbatonin.
Zëri i Amerikës: A keni njohuri për propozimin franko-gjerman për dialogun dhe si mund të kontribuojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes?
Greg Delawie: Jo, nuk kam njohuri. Megjithatë, kam besim si në aftësinë ashtu edhe në motivimin e qeverive franceze dhe gjermane për të hartuar një iniciativë të re për të zgjidhur një nga pengesat më të rëndësishme që qëndron në rrugën e paqes së vërtetë në Evropën Juglindore.
Zëri i Amerikës: Çfarë pasojash do të krijonin tensionet e reja ndaj dialogut?
Greg Delawie: Tensioni nuk kontribuon në përparimin e dialogut. Pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia e ka rritur nivelin e tensionit në të gjithë Evropën. Është detyrë e qeverive të Serbisë dhe Kosovës që të punojnë drejt uljes dhe jo rritjes së tensioneve. Popujt e Ballkanit Perëndimor në Kosovë dhe Serbi meritojnë një të ardhme evropiane. Ata mund të kenë një të tillë vetëm nëse udhëheqja e të dyja vendeve vendos paqen dhe zhvillimin politik dhe ekonomik si qëllim të tyre./ VOA
Presidenti i Ukrainës thotë se është i gatshëm për neg...
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Tho...
Albanian crime has expanded its activity in some count...
A tumultuous American election season that has again b...
Balanca e pushtetit në Kongresin amerikan do të përcak...
US National Security Advisor Jake Sullivan has confirmed t...
Turkey has started paying in rubles for part of the natura...
Sweden's Prime Minister Ulf Kristersson is expected to mee...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të marrë pjesë...
Një veturë me targa RKS është djegur sot në Komunën e Zveç...
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka akuzuar Kinën për...
The head of AAK, Ramush Haradinaj, abandoned the meeting w...
Të tre liderët e partive opozitare i kanë shkuar në takim ...
Këtë të martë, më 8 nëntor, amerikanët do të votojnë për p...
After the escalation of the situation in the north of ...
Për këdo që ndjek zgjedhjet e mesmandatit të së martës në ...
Ukraine has taken delivery of the first shipment of Nation...
E marta është dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Mi...
Prime Minister Kurti is accusing official Belgrade of aimi...
Njeriu që gjatë javëve të fundit ka qenë një halë në sy pë...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
One person was injured after a gunshot attack recorded thi...
An injury has occurred in Korça where an 18-year-old man h...
Saranda / Preliminary information At around 21:15, in nei...
A serious incident occurred in Saranda this Friday evening...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...