Ambasadorja amerikane në OKB: Trysni ndaj Rusisë derisa të largohet nga Ukraina
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Tho...

Presidenti i Ukrainës thotë se është i gatshëm për negociata “të vërteta”.
Para se t’u drejtohet udhëheqësve botërorë në Samitin global për Klimën, këtë të martë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij është i gatshëm të shqyrtojë negociata “të vërteta” me Rusinë.
Zoti Zelensky tha se vendi i tij është i hapur për bisedime me Moskën nëse Ukrainës i kthehen kufijtë, nëse kompensohen viktimat e pushtimit dhe sulmit rus dhe bëhen përpjekje që autorët të vihen para përgjegjësisë.
Deklaratat e Presidentit vijnë pas një artikulli të gazetës “Washington Post” në të cilin shkruhej se Shtetet e Bashkuara duan që Ukraina të tregojë gatishmëri për bisedime për paqe. Kjo gatishmëri, sipas artikullit, do të forconte mbështetjen ndërkombëtare për Kievin.
Kreu i Këshillit Kombëtar për Mbrojtje dhe Siguri të Ukrainës, Oleksiy Danilov, tha se kushti kryesor për të shqyrtyar këtë mundësi ishte rikthimi i integritetit territorial të Ukrainës.
Zoti Danilov shtoi se është e nevojshme të merren garanci për mbrojtje ajrore moderne, avionë, tanke dhe raketa me rrezë të gjatë, duke forcuar thirrjen për vazhdimin e mbështetjes ndërkombëtare.
Koreja e Veriut dënoi deklaratat e Shteteve të Bashkuara të martën se ajo po mbështet Rusinë me armë dhe municione për t’i mundësuar vazhdimin e luftës në Ukrainë.
Shërbimet inteligjente amerikane konfirmuan së fundmi se Rusia i ishte drejtuar Koresë së Veriut për raketa dhe predha artilerie.
Vendi i izoluar ka kryer dhjetëra prova, duke përfshirë raketa balistike që mund të pajisen me mbushje bërthamore me aftësinë për të goditur Shtetet e Bashkuara. Koreja e Veriut ka kërcënuar SHBA-në me raketat dhe artilerinë e saj, duke pretenduar se mund të godasë "pa mëshirë" objektivat në Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.
Një gazetë ruse pohoi të martën se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë bisedimet mbi armët strategjike bërthamore.
Gazeta “Kommersant” citoi katër burime që kishin dijeni mbi çështjen duke shtuar se bisedimet mund të zhvillohen në Lindjen e Mesme.
Bisedimet mbi traktatin e ri të Pakësimit të Armëve Strategjike që vendos kufizime në arsenalet bërthamore kanë ngecur që pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës më 24 shkurt.
Ukraina mori dërgesën e parë të sistemit amerikan NASAMS, një sistem tokë-ajër mbrojtjeje ajrore me rreze të shkurtër dhe të mesme, si edhe sistemin italian të mbrojtjes ajore Aspide.
"Ne do të vazhdojmë të rrëzojmë objektivat e armikut që po na sulmon. Faleminderit partnerëve tanë: Norvegjisë, Spanjës dhe Shteteve të Bashkuara," shkroi në Twitter ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe tha të martën se Rusia ka nisur ndërtimin e strukturave mbrojtëse në qytetin e Mariupolit.
“Dy fabrika po prodhojnë struktura piramidale antitank prej betoni, sipas zyrtarëve britanikë.
"Rusia po forcon linjat e saj në të gjithë zonat e pushtuara. Më 19 tetor 2022, pronari i grupit paraushtarak “Wagner Group”, Yevgeny Prigozhin, tha se grupi po krijon një linjë të fortifikuar mbrojtjeje në rajonin e Luhanskut, të pushtuar nga Rusia. Ky aktivitet lë të kuptohet se Rusia po bën një përpjekje të konsiderueshme për të përgatitur mbrojtjen më në thellësi se vijat aktuale të frontit, me gjasë që të parandalojë çdo përparim të shpejtë të Ukrainës”, thuhej në deklaratë.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha muajin e kaluar se Shtetet e Bashkuara po përshpejtonin dërgimin e sistemit të avancuar norvegjez të raketave tokë-ajër, në Ukrainë pas sulmeve të Rusisë mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës./ VOA
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Tho...
Albanian crime has expanded its activity in some count...
A tumultuous American election season that has again b...
Balanca e pushtetit në Kongresin amerikan do të përcak...
US National Security Advisor Jake Sullivan has confirmed t...
Turkey has started paying in rubles for part of the natura...
Sweden's Prime Minister Ulf Kristersson is expected to mee...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të marrë pjesë...
Një veturë me targa RKS është djegur sot në Komunën e Zveç...
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka akuzuar Kinën për...
The head of AAK, Ramush Haradinaj, abandoned the meeting w...
Të tre liderët e partive opozitare i kanë shkuar në takim ...
Këtë të martë, më 8 nëntor, amerikanët do të votojnë për p...
After the escalation of the situation in the north of ...
Për këdo që ndjek zgjedhjet e mesmandatit të së martës në ...
Ukraine has taken delivery of the first shipment of Nation...
E marta është dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Mi...
Prime Minister Kurti is accusing official Belgrade of aimi...
Njeriu që gjatë javëve të fundit ka qenë një halë në sy pë...
Kush po fiton në Ukrainë? Kjo mund të duket një pyetje e ç...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
One person was injured after a gunshot attack recorded thi...
An injury has occurred in Korça where an 18-year-old man h...
Saranda / Preliminary information At around 21:15, in nei...
A serious incident occurred in Saranda this Friday evening...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...