Kiev accuses Russia of damaging the power line of the nuclear plant
Ukraine's state-owned nuclear operator Energoatom anno...

Në fillim të samitit të Procesit të Berlinit, kancelari gjerman Olaf Scholz, u bëri thirrje gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që të bashkëpunojnë për të ruajtur lirinë dhe sigurinë e Evropës.
Në hapje të samitit të Berlinit, të premten në zyrën e tij, kancelari gjerman Olaf Scholz, tha se stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit nuk mund të shkëputet nga stabiliteti dhe prosperiteti i Evropës në tërësi. "Evropa mund të kompletohet vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj.”
Scholz tha se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është në interes të Evropës. ”Prandaj, të gjithë ne duhet të rrisim angazhimin tonë për të përmbushur pritshmëritë e ngritura prej gati 20 vjet më parë në Selanik”.
Ai u shpreh i bindur se Procesi i Berlinit do ta përshpejtojë rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE: "Procesi i Berlinit jo vetëm që do të ndihmojë në çlirimin e potencialit të plotë të bashkëpunimit rajonal, por do të përshpejtojë anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha kancelari gjerman.
Marrëveshjet e mobilitetit tre "hapa të guximshëm”
Kancelari gjerman lavdëroiarritjen e tre marrëveshjeve të mobilitetit, që do të nënshkruhen në kuadër të samitit, duke i quajtur ato "tre hapa të mëdhenj” dhe "të guximshëm” që do t'ua bëjnë më të lehtë njerëzve në rajon. Kancelari gjerman falënderoi në mënyrë të veçantë punën e bërë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal për arritjen e marrëveshjeve, si edhe Komisionin Evropian për mbështetjen thelbësore të dhënë në këtë proces.
Lufta e Ukrainës na detyron të qëndrojmë së bashku
Gjithashtu Scholz siguroi mbështetjen e Gjermanisë në planin afatshkurtër dhe afatgjatë, por kërkoi nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të mënjanojnë konfliktet rajonale. "Lufta brutale e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës na detyron të qëndrojmë së bashku për të ruajtur lirinë dhe sigurinë e Evropës. Është koha e duhur për të kapërcyer konfliktet rajonale që kanë vazhduar për shumë gjatë. Konflikte që ju ndajnë dhe i mbajnë vendet tuaja prapa në rrugën tuaj drejt Evropës”, u tha kancelari gjerman gjashtë kryeministrave të pranishëm.
Në prag të samitit, qarqe nga Berlini kishin theksuar në këtë kontekst sidomos domosdoshmërinë e arritjes sa më shpejt të një marrëveshjeje në dialogun Serbi-Kosovë.
Procesi i Berlinit është iniciuar nga kancelarja Angela Merkel, në vitin 2014. Përveç Gjermanisë dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në samitin e të enjtes në Berlin marrin pjesë edhe përfaqësues nga vende të mëparshme mikpritëse të Procesit të Berlinit, Franca, Britania e Madhe, Italia, Austria, Polonia, Bullgaria, si edhe Greqia, Sllovenia, Kroacia. Veç të tjerash në samit marrin pjesë presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen si edhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.
Përveç tri marrëveshjeve në samit pritet të bëhet progres në bashkëpunimin rajonal në fushën e energjisë dhe klimës, si edhe për migracionin./ Dw
Ukraine's state-owned nuclear operator Energoatom anno...
The director of the Kosovo Police, Fehmi Hoti, has sus...
In Turkey, the right of women to cover their heads wit...
Serbian President Aleksandar Vučić said that Serbia "i...
Israel's longest-serving prime minister, Benjamin Netanyah...
North Korea launched an intercontinental ballistic missile...
Kievi nuk ka bërë asnjë hap që shkon përtej asaj që është ...
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është qëlluar d...
The slow process of the integration of the countries of th...
Deklarata për media e lëshuar nga një kompani në Shën Pete...
Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim mbrëmjen e së mërku...
Marseja po barrikadohet. Arsyeja: frika nga krimi. Deri në...
When German Chancellor Olaf Scholz travels to China th...
The Security Council of the United Nations has approve...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se par...
Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Koreja e Veri...
The American ambassador in Pristina, Jeff Hovenier, re...
Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, N...
Kosova u trondit sot nga një video e publikuar në rrje...
US President Joe Biden will address the "horrific" pol...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
One person was injured after a gunshot attack recorded thi...
An injury has occurred in Korça where an 18-year-old man h...
Saranda / Preliminary information At around 21:15, in nei...
A serious incident occurred in Saranda this Friday evening...
Today, our country will remain under the influence of stab...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Albania needs higher wages, but more than that. It needs a...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.2 lek and so...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...