USA with the largest military package for Ukraine
The United States has again decided to provide large m...

Në Mitrovicën e Veriut ? komunë e banuar me shumicë serbe ? është protestuar të dielën kundër, siç u tha nga organizatorët, ?tradhtisë së lartë? të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe ?torturës ndaj serbëve dhe pushtimit të veriut?, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Rreth 200 qytetarë u mblodhën mesditën e 8 janarit para objektit të Listës Serbe ? partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar ? ku protestuan kundër politikës zyrtare të Serbisë në Kosovë dhe qëndrimit të ?Kurtit ndaj serbëve?.
Kryeministri Kurti kishte deklaruar disa herë që nuk është kundër qytetarëve serbë, por kundër "kriminelëve serbë" që thyejnë ligjin në Kosovë.
Protestuesit kanë shpalosur një pankartë ku shkruhej ?Vuçiç, Kosova nuk të do. Na ke tradhtuar. Nuk e duam as Asociacionin tënd. Na ke shitur!".
Aty përveç Vuçiçit e Kurtit, u kritikua edhe Lista Serbe.
Njëri nga organizatorët e protestës, Ivan Miletiç, tha se janë mbledhur ngase ?ka ardhur ora e fundit, dhe populli i Mitrovicës dhe Kosovës nuk do të ndalet dhe nuk do të dorëzohet, e do të luftojë deri në fund?.
Ai tha se gjatë vendosjes së barrikadave në veri të Kosovës, kanë besuar se Vuçiçi do të qëndrojë prapa serbëve dhe t'i mbështesë ata, ?por kjo nuk ndodhi?.
Gjithashtu, ai i bëri thirrje Kurtit dhe bashkësisë ndërkombëtare që t'i tërheqin të gjithë policët e njësisë speciale nga veriu i Kosovës dhe t?i mbyllin bazat atje.
Në fillim të dhjetorit, Qeveria e Kosovës tha se në veri është policia e rendit, por njësitë speciale të PK-së.
Miletiqi tha se ata nuk kanë asgjë kundër popullit shqiptar dhe popullit që ka vullnet të mirë.
U tha po ashtu se askush nuk është kundër shtetit të Serbisë, por se po u kërkojnë liderëve në Serbi që mos t'i ?mbrojnë në këtë mënyrë?, ngase sipas tyre, asnjë listë e imponuar serbe nuk i përfaqëson ata, dhe i kërkuan Beogradit zyrtar që ?t'i dëgjojë njerëzit që jetojnë këtu, të cilët po shantazhohen dhe kanë frikë?.
Një tjetër organizator i protestës, Nebojsha Joviç, tha se serbët kanë problem me politikën e Kurtit, por se është detyrë e Vuçiçit që të garantojë sigurinë e serbëve në veri.
Ai tha se Lista Serbe nuk mund të përfaqësojë më serbët, ngase sipas tij "fatin e vendosin biznesmenët dhe politikanët e dështuar".
Për njëzet ditë me radhë, në dhjetor të vitit 2022, në katër komunat veriore u vendosën barrikada në rrugët që çojnë në pikat kufitare të Kosovës dhe Serbisë.
Barrikadat ishin vendosur në shenjë proteste kundër arrestimit të një ish-polici të Kosovës nga komuniteti serb, i cili sipas autoriteteve kosovare dyshohet se ka organizuar një sulm në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Serbët vendosën t'i heqin barrikadat pas ndryshimit të masës së sigurisë së Dejan Pantiqit nga paraburgimi në arrest shtëpiak./ REL
The United States has again decided to provide large m...
The UN human rights office has called on the governmen...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që ka kërkua...
Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy praised the Un...
It took 15 tries and five days, but finally 57-year-old Ca...
A Chinese tracking device was found hidden in a UK gov...
Hungarian Prime Minister Viktor Orban has politically ...
Dy të rinj, pjesëtar të komunitetit serb u plagosën mbrëmë...
Russian President Vladimir Putin attended an Orthodox Chur...
Ndërsa Covid 19 vijon të përhapet në të gjithë Kinën, ...
The United States on Friday, January 6, sanctioned ind...
The Serbian Ministry of Defense said on Friday evening tha...
House Republican Leader Kevin McCarthy is closing in o...
The corruption scandal that has engulfed the European ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beson ...
The British Ministry of Defense announces that Russia has ...
Among the many foreign policy issues of the year we just l...
The long-anticipated Ukrainian counteroffensive on the Zap...
In an interview for the Serbian-language service of the Vo...
Even Germany has decided to follow the example of Fran...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
Electricity was restored in Cuba today, after a third outa...
Ukraine expects to have the technical capability to produc...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
US President Donald Trump said he still believes Russian c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...
Employment in 2025 was characterized by a slight decline a...
A few weeks after the dissolution of the Transparency Boar...
Albania, along with other Western Balkan countries, risks ...