Putin celebrates Christmas alone in a Kremlin cathedral
Russian President Vladimir Putin attended an Orthodox Chur...

Dy të rinj, pjesëtar të komunitetit serb u plagosën mbrëmë vonë nga një sulm me armë zjarri në fshatin Drajkovc të komunës së Shtërpcës, e banuar me shumicë serbe në jug të Kosovës. Sipas policisë, të plagosurit janë të moshës 11 dhe 21 vjeçare dhe u qëlluan me armë zjarri nga të dyshuar nga një makinë në lëvizje. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë, policia njoftoi se arriti të arrestoi të dyshuarin kryesor me inicialet A.K. i moshës 33 vjeçare në lidhje me plagosjen. Motivet e këtij sulmi akoma nuk dihen.
Reagime nga politika në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, përmes një reagimi në Facebook, theksoi se "në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe i njëjti do të trajtohet sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë”. Ministri Mehaj ka shprehur "keqardhjen më të thellë për atë që ka ndodhur në Shtërpcë”, duke thënë se "raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin”.
Reagimi erdhi edhe nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila tha tha, se plagosja e të rinjve 11 dhe 21-vjeçarë në Shtërpcë, është akt i patolerueshëm dhe se autori duhet të vihet para drejtësisë. "Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t'u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë. Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq, ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojnë urgjentisht e sipas ligjit”, thuhet në reagimin e Osmanit.

Edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e dënoi fuqishëm sulmin mbi dy të rinjtë serbë. "Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin, i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë. Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm”, shkroi Kurti, duke siguruar të gjithë qytetarët se "Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim”.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryeministres së Serbisë, Ana Bernabiq, e cila e ftoi komunitetin ndërkombëtar të veprojë menjëherë. Sipas saj, "serbët nuk janë të sigurt në Kosovë”. "Dënoj fuqishëm këtë krim të ligë dhe kërkoj nga komuniteti ndërkombëtar që të veprojë menjëherë për të sjellë para drejtësisë keqbërësin. Ky rast është në radhën e incidenteve të tmerrshme dhe demonstron peshën e kushteve, në të cilat jetojnë çdo ditë serbët në Kosovë dhe Metohi”, shkroi Bërnabiq në Twitter.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde, duke dënuar sulmin në Shtërpcë tha, se "mirëpresim reagimin e menjëhershëm nga Policia e Kosovës”. Edhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi "është shprehur i tronditur nga sulmi ndaj dy fëmijëve në Shtërpcë”. "Nuk mund të ketë asnjë justifikim për asnjë dhunë. Atyre u uroj shërim të shpejtë. Besoj se një hetim i plotë do të kryhet nga autoritetet e Kosovës”, shkroi Varhelyi në Twitter. Reagime pati edhe nga kreu i Misionit të Bashkimit Evropian për Polici dhe Drejtësi EULEX, Lars Gunnar Wigemark, i cili u shpreh, se "ky mision e dënon sulmin e pakuptimtë ndaj një të riu dhe një djali në Shtërpcë”. "Mendimet tona janë me familjet e tyre dhe komunitetin lokal. Njëkohësisht, përgëzojmë Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari”, shkroi ai në Twitter, duke shtuar se "EULEX-i do të monitorojë nga afër hetimin dhe çdo procedurë të mëvonshme ligjore në këtë rast të dhunshëm kriminal”.

Pas sulmit dhe plagosjes së dy të rinjve serbë, banorët lokalë serbë afër komunës së Shtërpcës, për disa orë bllokuan rrugën kryesore që çon në këtë komunë. Rreth mesnatës pengesat u hoqën nga rruga. Plagosja e dy të rinjve serb afër Shtërpcës në Jug të Kosovës, që nga ministri i mbrojtjes Mehaj u cilësua rast i izoluar, ndodhi vetëm pak ditë pasi u vendos liria e lëvizjes në veri të Kosovës, rajon ky i banuar me shumicë serbe. Aty për 19 ditë serbët mbajtën të bllokuara rrugët në shenjë pakënaqësie kundër arrestimit të një ish-polici serb nën dyshimet për sulm ndaj zyrtarëve të KQZ-së. Barrikadat u hoqën dhe pikat kufitare Kosovë-Serbi u liruan për qarkullim pasi Gjykata Themelore e liroi nga paraburgimi ish-policin serb dhe e vendosi atë në arrest shtëpie./DW
Russian President Vladimir Putin attended an Orthodox Chur...
Ndërsa Covid 19 vijon të përhapet në të gjithë Kinën, ...
The United States on Friday, January 6, sanctioned ind...
The Serbian Ministry of Defense said on Friday evening tha...
House Republican Leader Kevin McCarthy is closing in o...
The corruption scandal that has engulfed the European ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beson ...
The British Ministry of Defense announces that Russia has ...
Among the many foreign policy issues of the year we just l...
The long-anticipated Ukrainian counteroffensive on the Zap...
In an interview for the Serbian-language service of the Vo...
Even Germany has decided to follow the example of Fran...
Një ndihmë e re armësh amerikane për Ukrainën do të përfsh...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i tha Zërit të Ame...
Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka përfunduar heqjen e d...
Zyrtarët më të lartë ushtarakë rusë po përballen...
Russian President Vladimir Putin has ordered Russian armed...
Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve do të votojnë sot përsë...
50,000 punonjësit e BE-së mund të presin me padurim rr...
Nobel Peace Prize winner Ales Byalyatski went on trial...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
Electricity was restored in Cuba today, after a third outa...
Ukraine expects to have the technical capability to produc...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
US President Donald Trump said he still believes Russian c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...
Employment in 2025 was characterized by a slight decline a...
A few weeks after the dissolution of the Transparency Boar...
Albania, along with other Western Balkan countries, risks ...