Khamenei: Iran is not "angry" with the Europeans
The supreme leader of Iran, Ayatollah Ali Khamenei, has sa...

Kompania Phillips 66 po premton një të ardhme më të gjelbër, ndërsa po bënë lëvizje për të ndërprerë rafinimin e naftës së papërpunuar dhe për të ndërtuar një fabrikë masive për prodhimin e naftës së rinovueshme në Kaliforni, duke shfrytëzuar mbetje uyhqimore. Por realizimi i këtij synimi nuk është i lehtë.
Në letër, fabrika në Rodeo të Kalifornisë, duket premtuese. Në vend të prodhimit të karburantit tradicional nga nafta e papërpunuar, fabrika do të fillojë të kthejë vajin e përdorur për gatim, vajin e sojës dhe yndyrën shtazore në naftë të rinovueshme, e cila mund të përdoret për kamionët e mëdhenj.
Kompania Phillips 66 thotë se ndryshimi do të përgjysmojë emetimet e gazeve të dëmshëm në këtë zonë.
Por kritikët thonë se projekti, i quajtur Rodeo Renewed, mund të sjell pak ndryshime në nivelin e emetimit të gazeve të dëmshëm dhe thjesht mund të shkëmbejë një grup rreziqesh për ajrin dhe mjedisin e zonës me një grup tjetër problemesh të mundshme.
Ndërtimi i rafinerisë së re të kompanisë Phillips 66, në San Francisko, është një nga disa përpjekjet e ngjashme në mbarë botën, dhe ende nuk dihet nëse do të jetë një model i mirë, apo një përpjekje tjetër e dështuar.
Jolie Rhinehart është menaxhere e përgjithshme e rafinerisë.
“Pasi të përfundojmë konvertimin e objektit dhe ta shndërrojmë atë në qendër të burimeve të rinovueshme, ne nuk do të përpunojmë më naftë bruto. E njëjta gjë do të ndodhë me të gjitha operacionet tona tradicionale, të bazuara në përpunimin dhe rafinimin e naftës së papërpunuar në karburante për mjetet e transportit. Pas konvertimit të objektit tonë, ne nuk do të përpunojmë më naftë bruto”, thotë ajo.
Kompania thotë se ndryshimi do të shkurtojë numrin e ndotësve të emetuar nga objekti dhe kalimi në naftë të rinovueshme do të rrisë numrin e kamionëve që përdorin karburant më të pastër në të gjithë vendin.
"Transportimi i mallrave të rënda është një aspekt jetik për mënyrën tonë të jetesës në vend dhe në botë. Dhe nafta e rinovueshme është mënyra më e mirë për të ulur emetimet dhe për të furnizuar me karburant kamionët tanë", thotë ajo.
Por pretendimi i kompanisë se do të përgjysmojë nivelin e emetimit të gazeve të dëmshëm nuk përputhet me vlerësimet e emetimeve të publikuara nga rregullatorët e qarkut, që tregon një ulje prej një për qind, sipas një analize të të dhënave të agjencisë së lajmeve Reuters.
Të dhënat e qarkut përfshinin objektin e përgjithshëm, duke përfshirë ndotjen nga rritja e përdorimit të hidrogjenit dhe ndryshimet në sektorin e transportit në rafineri.
Disa studiues thonë se emetimet e krijuara nga kultivimi dhe korrja e sojës dhe yndyrës së nevojshme për të prodhuar naftë të rinovueshme kompensojnë ato që kursehen nga përpunimi i naftës bruto.
Mark Jacobson është profesor i inxhinierisë civile dhe mjedisore në Universitetin e Stanfordit.
“Unë nuk pres të shoh përmirësime. Thjesht do të kemi një emetim të një grupi të ndryshëm kimikatesh krahasuar me ato që emetohen nga rafineritë tradicionale të naftës dhe benzinës”, thotë ai.
Rezultatet do të monitorohen nga afër. Dhjetëra qendra të reja të prodhimit të naftës së rinovueshme janë planifikuar të ndërtohen në Shtetet e Bashkuara dhe kapaciteti i prodhimit mund të trefishohet deri në vitin 2026, thotë kompania Stratas Advisors.
Komuniteti këtu ka jetuar prej kohësh me pasojat e punës të rafinerisë. Maureen Brennan është anëtare e komisionit të monitorimit të ajrit në Rodeo.
"Kam qenë shkencëtare në laborator klinik për 45 vjet dhe kam punuar në sferën e shëndetit publik. Mendoj se kjo është pjesërisht arsyeja pse jam e magjepsur nga ajo që po ndodh këtu dhe gjithashtu e trishtuar. Është një supë toksike në të cilën po jetojmë çdo ditë. Ne jemi në thelb një komunitet i papërfillshëm këtu”, thotë ajo.
Mbetet të shihet nëse kalimi në naftë të rinovueshme do të krijojë kushtet për ajër më të pastër dhe më pak emetime, por ata që do ta ndiejnë atë të parët janë banorët e kësaj zone./ VOA
The supreme leader of Iran, Ayatollah Ali Khamenei, has sa...
Parisians expressed disappointment on Tuesday (March 21st)...
Russian and Ukrainian officials issued conflicting sta...
The dialogue between Kosovo and Serbia will be on the ...
The President of Serbia, Aleksandar Vučić, said that h...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that i...
Germany's Education Minister signed a technology coope...
"Chinese President Xi Jinping should pressure Vladimir...
Emmanuel Macron's presidency is facing its worst crisi...
Departamenti i Shtetit thotë se çështjet më të rëndësishme...
Russian President Vladimir Putin made a high-security ...
Në raportin e Departamentit amerikan Shtetit, që dokumento...
Ndërsa mbështetja amerikane për Ukrainën është ende e fort...
Qeveria franceze do të përballet të hënën me dy mocion...
The leaders of the Serbian List, the largest party of ...
The special envoy of the United States for the Western...
The French government will face two no-confidence motions ...
Rusia ka hapur një çështje penale kundër prokurorit dhe gj...
Chinese President Xi Jinping began a visit to Moscow o...
After the agreement in Ohrid, there are doubts in Koso...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 43-year-old man was arrested in flagrante delicto after ...
A serious road accident occurred this Sunday at the exit o...
A serious accident was reported today on the Gjirokastër-T...
A serious incident occurred today in the village of Orizaj...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
A serious incident occurred this Saturday in neighborhood ...
27% of the retirement age population is being pushed inevi...
On Saturday, our country will be affected by stable weathe...
While the West thought that mass expulsions of Russian dip...
Germany is funding 50,000 attack drones for Ukraine. Euro...
US President Donald Trump assured today that the Strait of...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky announced today tha...
When I turned 10, another building was built in front of o...
A special scientific conference was held by the World Bekt...
The German Embassy in Tirana has invited the Albanian publ...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The new old-age pensions in 2025 were on average 16,500 le...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
The escalation of the conflict in the Middle East has once...