Dështimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi/ DASH thirrje Kurtit
Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që liderët e Kosovë...

At the request of the United States, the Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, has postponed for 48 hours the implementation of the second phase of the decision on the re-registration of cars with illegal Serbian license plates in RKS - Republic of Kosovo.
This phase foresees the imposition of fines of 150 euros for citizens who drive around with such license plates, and, according to the plan, it would start to be implemented on November 22, from 8 am.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrje 48-orëshe të vendimit, për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje. Kurti i është i përgjigjur se është i gatshëm të punojë me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur zgjidhje në dy ditët e ardhshme.
Kjo shtyrje për 48 orë u bë pas dështimit të negociatave në Bruksel ndërmjet Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, e hodhi përgjegjësinë kryesisht te pala kosovare për mosarritjen e një marrëveshjeje për çështjen e targave, duke shtuar se kjo situatë “lë vakum shumë të rrezikshëm sigurie”.
Ai, pas dështimit të negociatave, kërkoi nga Kosova që menjëherë "t'i pezullojë fazat e mëtejshme" të planit për riregjistrimin e makinave në veri të Kosovës, ndërsa nga Serbia "të pezullojë lëshimin e targave" të reja, të tilla si KM, që në Kosovë konsiderohen të paligjshme. Serbia u pajtua me këtë propozim, por jo edhe Kosova.
Zhvillimet e 21 nëntorit në Bruksel
Qytetarët serbë në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan - të mbështetur nga autoritetet e Beogradit, kundërshtojnë vendimin e Qeverisë për targat.
Ata më herët kanë deklaruar se do të bëjnë rezistencë ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat, por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje atyre që edhe nëse protestojnë ndaj këtij vendimi, këtë ta bëjnë në mënyrë paqësore dhe demokratike, si dhe të tregojnë se serbët nuk dëshirojnë konflikt.
Mosarritja e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel lidhur me çështjen e targave, e bën situatën e sigurisë në veri të Kosovës shumë më të ndjeshme sesa që ka qenë deri më tash, vlerësojnë njohësit e proceseve politike dhe të çështjeve të sigurisë në Kosovë.
Njohësi i proceseve politike, Agon Maliqi, e sheh refuzimin e Qeverisë së Kosovës për të shtyrë zbatimin e planit për targat gjatë negociatave në Bruksel, si një “bindje sovraniste të saj, frymë e cila dominon edhe te baza mbështetësve të saj, në kontekstin e ushtrimit të së drejtës që ka”.
“E shoh si një gatishmëri për t’i shkuar kësaj ideje deri në fund, pa i marrë parasysh pasojat që burojnë prej kufizimeve dhe mungesës efektive të kontrollit mbi territorin që e ka Kosova në veri të saj. Pra, e shoh si kundërproduktive për zgjidhjen e problemit kryesor që e ka Kosova dhe me pasoja të mundshme në thellimin e izolimit dhe cungimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thekson Maliqi.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, shpreh mendimin që ndaj zbatimit eventual të planit të Qeverisë së Kosovës për targat, reagimet e qytetarëve serbë në veri janë të pritshme.
“Normalisht, refuzimi mund të jetë individual, por do të ketë edhe instruksione për veprim kolektiv ndaj kësaj mase, përmes bllokimit të rrugëve me tubime e protesta, si dhe masa të tjera represive ndaj rendit dhe qetësisë publike në këtë pjesë (veri) të vendit”, vlerëson Ibishi.
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, duke folur për aspektin e sigurisë në veri të Kosovës, më 21 nëntor, ka theksuar se në atë pjesë ekziston misioni EULEX, por edhe KFOR-i.
“Por, ata nuk mund të marrin sipër rolin e Policisë së Kosovës", tha Borrell.
Nuredin Ibishi vlerëson se Qeveria e Kosovës do t’i qaset zbatimit të planit të saj duke angazhuar kapacitetet e institucioneve të sigurisë dhe rendit.
“Mendoj se ka kapacitete të bollshme për mbikëqyrjen e vendkalimeve kufitare dhe të mbikëqyrjes së vijës kufitare, por edhe të mbajtjes së rendit dhe sigurisë publike në brendi të këtyre katër komunave, si dhe stacioneve dhe nënstacioneve policore”, thotë Ibishi.
Megjithatë, Agon Maliqi shpreh përshtypjen e tij se Kosova, me qasjen aktuale, nuk e ka kapacitetin imponues që ta zbatojë vetë planin e saj për targat ilegale, pa mbështetjen e mjaftueshme ndërkombëtare.
Situatën në veri të Kosovës, megjithatë ai e cilëson si “më të rrezikshmen që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008” dhe, sipas tij, në rast se përkeqësohet situata e sigurisë, është vështirë të gjendet rrugëdalja.
Për më shumë, misioni i EULEX-it, i cili, siç thotë ai, ka mandatin mbikëqyrës, nuk mund të marrë rolin për të siguruar rendin dhe paqen.
“KFOR-i, në anën tjetër, mund të rikthehet në bazë të mandatit që e ka prej Kombeve të Bashkuara, si forcë e parë e ndërhyrjes. Kjo do të bënte regres të madh, në kontekstin e krijimit të një situate të veçantë të sigurisë në veri, gjë që efektivisht e ndan veriun nga perspektiva e rendit juridik dhe kushtetues të Kosovës”, thekson Maliqi.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave ka tri faza.
Pas fazës së parë, shqiptimit të qortimeve për ngasësit e makinave me targa ilegale që zgjati deri më 22 nëntor, Policia e Kosovës duhej të niste zbatimin e fazës së dytë - shqiptimin e gjobës prej 150 eurosh ndaj ngasësve të këtyre veturave, që është shtyrë edhe për 48 orë.
Faza e tretë përfshin përdorimin e targave provuese, ndërkaq pas 21 prillit të vitit 2023, Qeveria e Kosovës ka thënë se do të lejohen të qarkullojnë vetëm makinat me targa RKS.
Qeverisë së Kosovës, në vazhdimësi, i është sugjeruar dhe kërkuar nga partnerët perëndimorë brenda Bashkimit Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara që të shtyjë për 10 muaj zbatimin e planit për targat.
Çështja e targave ilegale serbe në Kosovë ka shkaktuar tensione që nga fundi i korrikut të sivjetmë.
Ndaj vendimit të Qeverisë për t’i konvertuar këto targa ilegale në targa RKS (Republika e Kosovës), disa serbë lokalë në veri të Kosovës asokohe u rebeluan dhe ngritën barrikada.
Me sugjerimin e komunitetit ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës, atëbotë, shtyu zbatimin e vendimit për riregjistrimin e makinave.
Plani i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit për riregjistrimin e veturave me targa ilegale dhe konvertimin e tyre në targa RKS, si dhe vendimi i autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar zbatimin e planit, ka nxitur reagimin e pjesëtarëve të komunitetit serb në veri të Kosovës.
Më 5 nëntor, ata kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet qendrore dhe lokale në katër komunat e veri të vendit, si dhe nga Policia e Kosovës dhe Gjyqësori.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Although Kosovo declares that this agreement should include mutual recognition, Serbia does not accept, insisting on a "compromise solution"./REL
Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që liderët e Kosovë...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, has decided lat...
The President of Serbia, Aleksandar Vucic, said that he as...
President Joe Biden continued a 75-year-old tradition Mond...
Turqia njoftoi se një milici kurde vrau të hënën dy person...
Ditët e fundit, mijëra iranianë protestuan në juglindje ...
After the recent tensions between France and Germany, the ...
Që nga fillimi i vitit në BE kanë ardhur përmes vendesh si...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, has postponed f...
Autoritetet ukrainase po evakuojnë civilët nga zonat e...
Një tërmet i fuqishëm shkaktoi vdekjen e të paktën 162...
The spokesperson of the European Union for Foreign Pol...
The President of Kosovo, Vjosa Osmani, has accused the...
The Secretary General of NATO, Jens Stoltenberg, has r...
The American lawmaker, Ritchie Torres, said on Monday ...
Poland will propose deploying additional Patriot missi...
Authorities in the Netherlands will destroy another 29...
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të dis...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said on Mon...
The head of the European Union's foreign policy, Josep...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Two internationally wanted persons have been arrested in D...
A person has been arrested in Përmet after he had adapted ...
A police officer was reportedly raped the night before in ...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Viktor Orbán had taken measures in case he lost power — at...
Anyone who examines the draft federal budget for 2027 and ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
More than 800 wildfires continue to burn across Canada, wh...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...