Iran says it does not want regional escalation, but Israel "must be punished"
Iran is not seeking an escalation of regional tensions, bu...

Rrjeti social TikTok do të heqë përgjithmonë funksionin e shpërblimeve të përdoruesve në aplikacionin e përdorur në Francë dhe Spanjë, pas presionit nga rregullatorët evropianë, thanë të hënën Bashkimi Evropian (BE) dhe kompania kineze.
Platforma TikTok Lite mbërriti në Francë dhe Spanjë – të vetmet vende të BE-së ku është e disponueshme – në prill të këtij viti. Përdoruesit mbi 18 vjeç mund të fitojnë pikë për shikimin dhe pëlqimin e videove, të cilat i shkëmbejnë me mallra si kuponë ose karta dhuratash (gift card) përmes një programi shpërblimi.
"Ne ia dolëm të tërhiqnim përgjithmonë programin TikTok Lite Rewards, i cili mund të kishte efekte të varësisë", tha komisionari evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton.
TikTok Lite është një version më i vogël i aplikacionit popullor TikTok, i cili merr më pak memorie në telefonin tuaj të mençur dhe është krijuar për të punuar me një lidhje më të ngadaltë interneti.
TikTok u zotua ta heqë programin nga blloku 27-vendesh dhe të mos ekzekutojë "asnjë program tjetër që do të anashkalonte tërheqjen", tha Komisioni Evropian në një deklaratë.
Është fitorja e parë e madhe për Aktin e Bashkimit Evropian për Shërbimet Digjitale (DSA), një ligj i ri gjithëpërfshirës që kërkon që firmat digjitale që operojnë në bllok të monitorojnë në mënyrë efektive përmbajtjen në internet për të mbrojtur përdoruesit nga efektet e dëmshme.
Komisioni nisi një hetim mbi aplikacionin Lite në prill për shqetësimet rreth efekteve "varësi" duke e detyruar TikTok-un të pezullojë përkohësisht programin.
Çështja tani është mbyllur pasi TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, hyri në angazhime të detyrueshme.
Çdo shkelje e premtimit mund të çojë në dënime të rënda, sipas DSA-së.
"Ne do të monitorojmë nga afër pajtueshmërinë e TikTok-ut. Vendimi i sotëm dërgon gjithashtu një mesazh të qartë për të gjithë industrinë e mediave sociale", tha zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit, Margrethe Vestager.
TikTok ka konfirmuar se ka "tërhequr" programin e shpërblimeve.
"Ne gjithmonë përpiqemi të bashkëpunojmë në mënyrë konstruktive me Komisionin Evropian dhe rregullatorët e tjerë. TikTok është i kënaqur që ka arritur një zgjidhje miqësore", tha një zëdhënës i kompanisë.
TikTok mbetet nën hetim që kishte nisur që nga shkurti mes shqetësimeve se rrjeti social mund të mos jetë duke bërë mjaftueshëm për t’i trajtuar ndikimet negative te të rinjtë.
TikTok është ndër 25 platformat "shumë të mëdha" në internet, përfshirë Facebook-un, Instagram-in dhe YouTube-n, të cilat duhet të jenë në përputhje me rregullat më të rrepta të DSA-së nga gushti i vitit 2023.
Rregullat, gjithashtu, presin që shitësit digjitalë me pakicë të veprojnë në mënyrë efektive për t’i mbrojtur blerësit në internet.
DSA i jep BE-së fuqinë për të gjobitur kompanitë deri në gjashtë për qind të të ardhurave të tyre vjetore globale.
Shkelësit e përsëritur mund të shohin platformat e tyre të bllokuara në BE.
Hetimet po vazhdojnë për rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter, si dhe faqen kineze të shitjeve online AliExpress dhe kompaninë Meta, e cila përfshin Facebook dhe Instagram.
TikTok po përballet, gjithashtu, me një sërë problemesh përtej Atlantikut. Kompania kineze që zotëron TikTok-un, ka ngritur një padi për të ndaluar një ligj amerikan që kërkon që aplikacioni të shitet vitin e ardhshëm ose të përballet me një ndalim nga SHBA. ByteDance pretendon se kjo shkel të drejtën e Amendamentit të Parë për fjalën e lirë.
Shtetet e Bashkuara rritën presionin ndaj TikTok-ut javën e kaluar me një padi, duke e akuzuar aplikacionin për shkelje të privatësisë së fëmijëve duke mbledhur të dhëna rreth tyre pa lejen e prindërve të tyre kur ata përdorin platformën.
TikTok tha se nuk pajtohet me pretendimet dhe se kompania ka masa mbrojtëse për të siguruar përvoja të përshtatshme për moshën./REL
Iran is not seeking an escalation of regional tensions, bu...
Germany's Minister of Foreign Affairs, Annalena Baerbo...
During his speech on the Day of the Armed Forces of Ukrain...
Democratic presidential nominee Kamala Harris is meeti...
Chancellor Olaf Sholc was quite relieved when he recei...
New York ranks fourth for human trafficking cases in the U...
Tensions in the Middle East intensified as Western countri...
The iconic photos of Olympians biting into their Olymp...
The United States is increasing its military presence in t...
While Democratic presidential candidate Kamala Harris ...
Ukrainian pilots have begun using F-16 jets for operations...
"We will not open a lithium mine until the Germans guarant...
Due to massive threats of attack from its sworn enemies, I...
A Palestinian attacker killed two people and wounded two o...
France called on its citizens in Lebanon on Sunday to ...
Land temperatures across large parts of the Antarctic ice ...
Riots continue in Great Britain. More than 90 people wer...
Ukrainian forces hit a Russian submarine in the Black Sea ...
The risk of a regional war breaking out in the Middle East...
Republican presidential candidate Donald Trump propose...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
A complaint to CNA also led to the publication of several ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Two people, suspected of being the perpetrators of a murde...
Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për...
Two people have been arrested in Kurbin after they were ca...
A person was killed yesterday evening by his brother in th...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
Turkish police said on Tuesday they had arrested more than...
The Council of the European Union today gave final approva...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
The death toll from devastating earthquakes in Venezuela h...
Iran's Foreign Ministry described the statements of NATO c...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
Tourism marked an acceleration in growth during May, refle...
The latest data from the Statistical Institute for 2025 sh...
From Iceland to North Macedonia, consumer prices vary dram...
The Albanian government's forecasts for public investments...