Accused of migrant trafficking/ 34-year-old Egyptian arrested
The Trafficking Investigation Section has finalized the po...
The Trafficking Investigation Section has finalized the po...

Edhe pse Bashkimi Evropian ka miratuar ligje gjithëpërfshirëse për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe privatësinë personale, atij i mungojnë kompetencat mbi sigurinë kombëtare. Agjencitë evropiane të spiunazhit e përdorin këtë boshllëk për të kryer përgjime masive me shumë pak mbikëqyrje ligjore.
Kështu, gjatë vitit të kaluar vetëm një prokuror miratoi 15.475 hakerime telefonike për rreth 16 në ditë, sipas Autoritetit të vendit për Sigurinë dhe Privatësinë e Komunikimit. Praktikat e mbikëqyrjes shtetërore dhe qasja tek të dhënat personale nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe inteligjencës përfaqësojnë një problem shumë të diskutuar në marrëdhëniet transatlantike.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur 2 herë se marrëveshjet që lejojnë kalimin e të dhënave përtej Oqeanin Atlantik janë të paligjshme. Kjo për shkak të frikës se SHBA-ja mund të aksesojë, keqpërdorë dhe të përgjojë në mënyrë të paligjshme të dhënat e qytetarëve të BE-së.
E megjithatë, gjyqtarët priren të shmangin çështjen e mbledhjes së të dhënave nga shërbimet sekrete evropiane, duke vendosur se ata nuk kanë juridiksion për ta ndalur këtë gjë. Për politikë-bërësit amerikanë, standardi i dyfishtë është haptazi hipokrit, pasi inteligjenca amerikane duket se përballet me një mbikëqyrje më domethënëse të Kongresit dhe gjykatës sesa disa vende anëtare të BE-së.
Skandalet e kohëve të fundit e kanë risjellë këtë çështje në qendër të vëmendjes. Softueri spyware që mundëson monitorimin dhe transferimin e fshehtë të të dhënave nga telefonat inteligjentë dhe kompjuterat e infektuar, ka shkaktuar një skandal.
Parlamenti Evropian ka ngritur një komision të posaçëm për të hetuar përdorimin e softuerit “Pegasus” prodhim i Izraelit, nga qeveritë në Poloni, Hungari, Spanjë dhe Greqi. Më 8 nëntor, komisioni në fjalë do të publikojë një raport që do të kërkojë nga BE të marrë më shumë kompetenca për t’iu kundërvënë kësaj praktike.

Eurodeputetja holandeze Sofi Van Veld thotë se problemi është shumë më i gjerë se sa dyshohej fillimisht. “Nuk është se kemi të bëjmë me disa qeveri që spiunojnë qytetarët e tyre. Kjo praktikë është e shtrirë në të gjithë Evropën. Të gjitha qeveritë po i përdorin këto gjëra, madje disa qeveri po e keqpërdorin këtë përgjim”- tha ajo për “Financial Times”.
Deri më tani, BE-ja ka ndërmarrë vetëm disa veprime të forta kundër tentativave të përgjimit nga jashtë Evropës. Blloku e ndalon shitjen e teknologjive të mbikëqyrjes kibernetike nëse kjo e fundit ka të ngjarë të përdoren për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Por një kompani evropiane së cilës i është ndaluar të shesë softuere të tillë jashtë vendit, mund t’ia shesë ato qeverisë së vendit të saj. Pra qytetarët kinezë mund të përfitojnë nga kjo politikë e BE-së më shumë se qytetarët e BE-së.
Po ashtu, Plani i Veprimit i BE-së për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë, përpiqet që të zbusë “rreziqet për mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe gazetarët”. Edhe pse është një hap në drejtimin e duhur, ai fokusohet në veprimin e jashtëm të BE-së, duke shmangur trajtimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut brenda Evropës.
Blloku po përpiqet të miratojë sigurinë kibernetike dhe rregulla të tjera që vendosin kufizime për spiunimin. Por për fat të keq të gjitha rregullimet përmbajnë boshllëqe të rrezikshme. Duke nisur që nga siguria kibernetike.
Korniza e rishikuar e Sigurisë së Rrjetit dhe Informacionit (NIS2) vendos detyrime të rrepta për menaxhimin e rrezikut. Ajo e plotëson Aktin e Rezistencës Kibernetike të propozuar së fundmi, që kërkon masa të larta sigurie për dizajnin për prodhuesit, importuesit dhe shpërndarësit e pajisjeve dhe shërbimeve të tilla.
Megjithatë, këto rregullore nuk do t’i pengojnë qeveritë nga shfrytëzimi i boshllëqeve ligjore me synim mbikëqyrjen. Një rrugë tjetër e mundshme për reforma në këtë fushë është forcimi i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të grupeve të synuara nga agjencitë e inteligjencës.
Akti i sapo- propozuar i BE-së për Lirinë e Medias, që synon të forcojë lirinë e shtypit, shpall si të jashtëligjshëm përdorimin e spyware-ve ndaj gazetarëve dhe familjeve të tyre. Konkretisht Neni 4 ndalon vendosjen e “spyware-ve në çdo pajisje apo makinë” të përdorur nga gazetarët apo familjet e tyre.
Por BE-ja mund të marrë në konsideratë shtrirjen e kësaj mbrojtjeje jo vetëm për gazetarët, por për të gjithë objektivat e mundshëm të paligjshëm. E megjithatë, ashtu si shumica e ligjeve të BE-së, Akti i Lirisë së Medias lejon një përjashtim “për arsye të sigurisë kombëtare”.
Por ky përjashtim mund të shtrembërohet për të përfshirë në mbikëqyrje gati çdo person që autoritetet nuk e pëlqejnë. Në Poloni, partia në pushtet përdori softuerin “Pegasus” për të spiunuar kundërshtarët politikë. Vojçek Klicki, avokat dhe aktivist polak i shoqërisë civile thotë se “gjyqtarët nuk kanë mjetet e duhura për të kontrolluar realisht nëse shërbimet po abuzojnë me kompetencat e tyre”.
Më 15 shtator, qeveria polake refuzoi të marrë pjesë në hetimin e Parlamentit Evropian mbi softuerët që përdoren për përgjime. Diskutimet SHBA-BE mund të luajnë një rol vendimtar në këtë aspekt. Një grup pune i Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë BE-SHBA, fokusohet në luftën kundër “mbikëqyrjes arbitrare ose të paligjshme”.
Por nuk ka ende një progres konkret. Një rrugë tjetër është përdorimi i kornizave të bashkëpunimit për zbatimin e ligjit, siç është marrëveshja e sapo-nënshkruar me Izraelin, vendi prodhues i softuerit të përgjimit Pegasus.
Për momentin, përfundimi aspak i kënaqshëm, është se politikë-bërësit e BE-së do ta kenë të vështirë të hedhin ndonjë hap konkret për të trajtuar problemin e mbikëqyrjes së qeverisë. Eurodeputetja evropiane Saskia Brikmont, anëtare e komisionit hetimor të Parlamentit Evropian, thotë se roli i PE është të “ushtrojë presion politik” dhe “të forcojë ndërgjegjësimin e publikut”.
Ky komision do të propozojë zgjerimin e kompetencave ekzekutive të BE-së, por nga ana tjetër e pranon se kundërshtimi nga qeveritë kombëtare pengon një reformë themelore në këtë fushë. Por për sa kohë që Evropa nuk arrin të ndërmarrë veprime konkrete për të kontrolluar mbikëqyrjen shtetërore, mbetet e kërcënuar besueshmëria e kontinentit në mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Another phone call intercepted by Ukrainian and Western se...
Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman tha...
Former President Donald Trump asked the Supreme Court ...
Israeli voters appear to remain divided as the c...
Varshava dhe Seuli kanë nënshkruar një marrëveshje bas...
There is only one week left until the elections for Co...
The United States Supreme Court on Monday refused to h...
Iran's Revolutionary Guard has confiscated a foreign o...
German Chancellor Olaf Scholz said the European Union ...
Kiev and several other Ukrainian regions have again faced ...
Majtisti Luis Inacio Lula da Silva fitoi të dielën ndaj pr...
Presidentja e Shërbimit gjerman të Kundërzbulimit Ushtarak...
Të dielën e kaluar, shërbimet sekrete britanike raportuan ...
Ukraine: About four million people affected by massive...
A Swiss rail operator has set a new record for complet...
Dozens of people have died after a pedestrian bridge c...
Rishi Sunak has today reduced Labour's lead in the polls i...
The European Union called on Russia to reverse its dec...
Të paktën 100 vetë humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosë...
Ambasadori i ri i Ukrainës në Gjermani, Oleksiy Makeyev, i...
Sokol Sadushi's tentacles have touched the diplomatic syst...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Trafficking Investigation Section has finalized the po...
One person was injured after a gunshot attack recorded thi...
An injury has occurred in Korça where an 18-year-old man h...
Saranda / Preliminary information At around 21:15, in nei...
Today, our country will remain under the influence of stab...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
INSTAT statistics for May show an increase in tourism, wit...
Albania needs higher wages, but more than that. It needs a...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.2 lek and so...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...