LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish ministri gjerman “shuplakë” Vuçiçit/ “Të vrasësh njerëz është krim i tmerrshëm”

2023-09-25 10:12:00, Kosova & Bota CNA

Ish ministri gjerman “shuplakë” Vuçiçit/

Ish-ministri gjerman për Evropë, Michael Roth, i është kundërpërgjigjur me tone të ashpra Presidnetiyt të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi ky i fundit e përmedn në koneferncën për shtyp teksa komentotnte sulmet në Kosovë.

Roth i drejtohet Vuçi 135it duke thënë se të vrasësh njerëz është një krim i tmerrshëm. Sipas Roth kosovarët dhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjtet.

 “I dashur president Vuçiç! Të vrasësh njerëz është krim i tmerrshëm. S’ka rëndësi për mua se prej nga vijnë viktimat dhe kryerësit e veprës. S’më interesojnë nacionalitetet dhe etnitë fare. Së bashku kosovarët dhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet dhe kufij të sigurt”, ka shkruar Roth në përgjigjen e tij ndaj presidentit serb.

Kujtojmë se gjatë konferencës Vuçiç, komentoi deklaratën e deputetit gjerman, i cili tha se bandat serbe me mbështetje direkte nga Beogradi ka shumë gjasë që të jenë përgjegjëse përsëri për vrasjen e policit kosovar.

“Keni mundur të dëgjoni sot se gjithçka erdhi nga Beogradi, se Serbia e bëri gjithë këtë dhe kjo flet mjaft çfarë qëllime kanë nga Roth (deputeti gjerman)  deri te Fhelinger që bëri thirrje për bombardim të Beogradit”, u shpreh ai./ CNA

Lajmet e fundit nga