Tensions in the Parliament/ Opposition blocks the podium, session interrupted
Tensions were registered in the plenary session, after DP ...
Tensions were registered in the plenary session, after DP ...

Qetësia është rivendosur në veriun e Kosovës pas tensioneve të ditëve të kaluara kur grupe qytetarësh serbë bllokuan rrugët për të kundërshtuar vendimet e qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit për dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia.
Qytetarët serb që jetojnë në veriun e Kosovës thanë se dita e diele ishte shumë e tensionuar.
“Mendoj se është mirë që kaloi pa incidente, që politika e Serbisë ka fituar për mbijetesën e popullit serb në këto zona dhe shpresoj që në periudhën e ardhshme të shkojë ashtu siç udhëheqja jonë synon paqen, prosperitetin dhe bashkëjetesën me shqiptarët”, tha Dragisha Markoviç.
"Në parim nuk ka ndodhur asgjë e re. Kjo ndodh shpesh herë. Kësaj radhe ka qenë pak më e tensionuar se zakonisht, kështu është dukur. Alarmet kanë zgjatur në fillim tre orë, pastaj nuk e di sa kohë. Njerëzit ishin pak të frikësuar. Tani presim të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Millan Jovanoviç.
Policia e Kosovës tha se tashmë të gjitha rrugët janë të hapura, ndërsa bëri të ditur se ka filluar hetimet për ngjarjet e së dielës.
Tensionet pasuan vendimet e qeverisë që shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë do të pajisen me një dokument të përkohshëm që do të zëvendësojë dokumentet e identifikimit personal ndërsa nga 1 gushti duhej të rridhte afati dy muajsh për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, t’i regjistrojnë ato me targat e Kosovës RKS.
Qeveria e Kosovës vendosi që të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimeve, pas këshillimit me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier i cili kërkoi një shtyrje 30 ditëshe. Kjo kërkesë u bë edhe nga zyrtarët e Bashkimit Evropian.
Ambasadori Hovenier shkroi të martën në twitter se Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e udhëheqësve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, dhe se sipas tij “të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të bashkërenduara me komunitetin ndërkombëtar”.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të martën se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për tensionet të fundit dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Ai shkroi në Twitter se “të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian u kanë bërë ftesë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç që të takohen në Bruksel për të diskutuar mënyrën dhe për të gjetur zgjidhje që të parandalojnë tensionet. Ende nuk ka megjithatë ndonjë periudhë se kur mund të rifillojnë bisedimet e nivelit të lartë politik.
Kjo nuk është hera e parë që masat e institucioneve të Kosovës ngjallin reagime të ashpra dhe bllokime të rrugëve në veriun e Kosovës, që vazhdon të mbetet zona më pak e kontrolluar nga institucionet e Kosoëvs dhe rrjedhimisht edhe e tensioneve të shpeshta etnike.VOA
For the situation in the North of Kosovo, there have b...
The group of seven most industrialized countries (G7) ...
The Speaker of the United States House of Representati...
Russia's war against Ukraine overshadowed a trip by Ru...
More than 30% of Germans aged 15 to 24 no longer lived wit...
Në përgjigje të kërcënimeve verbale dhe manovrave ushtarak...
Dhjetëra mijëra trupa ruse po përgatiten për të përparuar ...
Diplomat Wolfgang Petritsch has said that the officials in...
Shtetet e Bashkuara kanë vrarë liderin e al-Kaedës, Ay...
An unusual moment has been recorded on the Spanish coast, ...
The United States on August 1 announced new military a...
Czech activists today protested in front of the Serbian Em...
Dy këshilltarë komunal në Apatin të Serbisë, Dejan Baç...
The tensions in the north of Kosovo have created a str...
House Speaker Nancy Pelosi will visit Taiwan on Tuesda...
Ukraine's Defense Minister Oleksiy Reznikov announced ...
Two people have been found dead amid a huge wildfire t...
The Minister of Internal Affairs of Kosovo, Xhelal Sve...
Ukrainian MP Oleksiy Goncharenko says that Russia stan...
Bulgarian President Rumen Radev on Monday decreed the ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...