LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fjalimi rrëqethës i vajzës së policit të vrarë në Kosovë/ “Flijove jetën për lirinë, jemi krenarë për ty”

2023-09-25 13:13:00, Kosova & Bota CNA

Fjalimi rrëqethës i vajzës së policit të vrarë

Vajza e policit të vrarë, Afrim Bunjaku, ka rrëqethur më fajlimin e saj në ceremoninë e nderimit të tij, ku pjesë ishin dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

 Me zërin që i dridhej, ajo u shpreh se ikja e tij iu ka lënë një plagë të madhe në zemër por do të jenë gjithnjë krenarë pasi ai flijoi jetën për lirinë e atdheut.

“Ikja jote bab na la një plagë të madhe në zemrat tona.Nuk di si të jetoj pa ty, pa heroin tim. Hyra brenda në shtëpi dhe ishte shumë e rëndë. Vendin tënd nuk e zë njeri. Babi, ti ishe njeri më i dashur për familjen, shoqërinë dhe punën ku flijove jetën për lirinë, për këtë vend. Ne dhe e gjithë Kosova jemi krenar për ty. Të premtoj se do jem krenare për ty”, ka thënë vajza e Afrim Bunjakut./ CNA

Lajmet e fundit nga