Bërnabiq counters Escobar/ Another politician who opposes UN resolutions
The Prime Minister of Serbia, Ana Brnabic, has said th...

Presidenti Vladimir Putin ka anuluar konferencën vjetore me gazetarët pas një serie problemesh në fushëbetejë në Ukrainë — një pranim i heshtur se lufta e udhëheqësit rus ka shkuar keq.
Zoti Putin zakonisht përdor ritualin e fundvitit për të lustruar imazhin e tij, duke iu përgjigjur një serie pyetjesh mbi politikën e brendshme dhe për të dhënë idenë se është i hapur, edhe pse konferenca është shumë e kontrolluar.
Por këtë vit, teksa trupat e tij janë sprapsur Ukrainë, shmangia e pyetjeve të sikletshme rreth gabimeve të ushtrisë ruse mund të jetë e pamundur, edhe në një ngjarje shumë të kontrolluar. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov konfirmoi të hënën se zoti Putin nuk do ta mbante konferencën e shtypit këtë muaj pa shpjeguar arsyet pse.
"Edhe pse pyetjet janë zakonisht të verifikuara paraprakisht, anulimi ka të ngjarë të jetë për shkak të kundërshtimeve në rritje të luftës së ndërmarrë nga Rusia", shkruante ministria britanike e Mbrojtjes në një koment në Twitter.
"Zyrtarët e Kremlinit janë të vetëdijshëm rreth mundësisë që në çdo ngjarje në të cilën është i pranishëm Putini, çështje kryesore diskutimi do jetë operacioni të posaçëm ushtarak", shtonte më tej ministria britanike, duke përdorur termin e Moskës për luftën.
Disa nga konferencat e tij në shkuarën kanë zgjatur më shumë se 4 orë e gjysmë, ku ai përballej ndonjëherë me pyetje të vështira, por ai i përdorte ato për për t'u tallur me Perëndimin ose për të denigruar kundërshtarët e tij në vend.
Zoti Putin ka anuluar gjithashtu një tjetër takim vjetor këtë vit, një shfaqje televizive thirrjesh në të cilën ai merr pyetje nga publiku për të ushqyer imazhin e babait të kombit të tij
Putin ka anuluar gjithashtu një tjetër takim vjetor këtë vit, një shfaqje televizive në të cilën ai merr pyetje nga publiku për të ushqyer imazhin e tij si babai i kombit.
Deri tani ai nuk ka mbajtur as fjalimin vjetor në parlament, një detyrim kushtetues, fjalim i cili transmetohet drejtpërsëdrejti nga televizioni shtetëror. Ende nuk është përcaktuar asnjë datë se kur zoti Putin do e mbajë këtë fjalim.
Kremlini ka censuruar çdo kritikë të kampit liberal që ka kundërshtuar luftën në Ukrainë, duke mbyllur mediat e pavarura dhe duke kriminalizuar përhapjen e çdo informacioni që ndryshon nga pikëpamja zyrtare – përfshirë cilësimin se “luftë”. Megjithatë, kjo ka nxitur kritikat e ekstremistëve rusë, të cilët e kanë cilësuar presidentin si të dobët dhe të pavendosur dhe kanë bërë thirrje për shtim të protestave mbi çështjen e Ukrainës.
Analisti politik Abbas Gallyamov tha në një video- koment se vendimi për të mos mbajtur konferencën e shtypit kishte gjasa të kishte ardhur pasi zoti Putin "nuk ka asgjë për të thënë nga pikëpamja e strategjisë."
Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke pretenduar se Moska ishte e detyruar të "çmilitarizonte" vendin përballë refuzimit të NATO-s për t'i dhënë garanci Rusisë se Ukraina nuk do të ftohej për t'iu bashkuar aleancës. Ukraina dhe pjesa më e madhe e botës e cilësuan sulmin rus ndaj fqinjit të saj si një akt agresioni të paprovokuar.
Zoti Putin dhe zyrtarët e tij shpresonin të mposhtnin ushtrinë ukrainase brenda pak ditësh, por rezistenca e ashpër ukrainase, e forcuar nga mbpshtetja me armët perëndimore, i prishi menjëherë këto plane. Pas një orvatjeje të dështuar për të marrë me shpejtësi kontrollin e kryeqytetin ukrainas, trupat ruse u tërhoqën nga zonat përreth Kievit në mars.
Në shtator, Ukraina mori përsëri nën kontroll pjesë të mëdha territori në rajonin verilindor të Kharkivit dhe muajin e kaluar mori kontrollin e qytetit strategjik të Khersonit.
Mobilizimi i 300,000 rezervistëve, me urdhër të zotit Putin në shtator deri tani nuk ka arritur të përmbysë fatin e fushës së betejës për Rusinë. Urdhri i mobilizimit ka bërë që qindra mijëra rusë të largohen jashtë vendit për të shmangur rekrutimin dhe ata që janë thirrur kanë raportuar për mungesa të mëdha në pajisje thelbësore e armatime.
Në një deklaratë të rrallë javën e kaluar ku tha se lufta në Ukrainë po merrte më shumë kohë nga sa ai kishte parashkuar, zoti Putin pranoi se fundi mund të ishte një "proces i gjatë." Në të njëjtën kohë, ai pretendoi gjithçka po shkonte sipas planit.
Sergej Markov, një ekspert politik pro-Kremlinit, vuri në dukje se vendimi i zotit Putin për të anuluar konferencën e shtypit dhe mosmbajta deri tani e fjalimit shtetëror pasqyron hezitimin e tij për vendimet e ardhshme.
"A duhet të ecim përpara dhe të mundim armikun?" shkroi ai, duke pasqyruar thirrjet e vijës së ashpër për të shtuar sulmet me raketa ndaj Ukrainës. "Apo përkundrazi, duhet të përgatitemi për një kompromis të vështirë, por të nevojshëm?"/ VOA
The Prime Minister of Serbia, Ana Brnabic, has said th...
The representative of the German government for the We...
Çmimi tavan për blerjen e naftës ruse ka shkaktuar pa ...
I dërguari i Bashkimit Europian për Ballkanin Perendimor, ...
A 31-year-old Albanian was arrested by the Italian police ...
The Belgian authorities have carried out detailed checks t...
No document or agreement reached between Kosovo and Se...
Franca ka mbledhur të martën donatorët ndërkombëtarë p...
A 27-year-old man in Gjilan had his fingers cut off by two...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that durin...
The General Affairs Council of the EU has approved the gra...
Situata në veri të Kosovës, për dallim nga herët tjera, ës...
The security situation in the north of Kosovo continues to...
Anulimi i konferencës vjetore të presidentit rus, Vladimir...
Parts of the UK will continue to be surrounded by snow...
Police in the Bahamas have arrested Sam Bankman-Fried, fou...
Irani vendosi sanksione të hënën ndaj krerëve të agjencisë...
The United States Department of Energy is expected to anno...
The leaders of the Group of Seven countries reaffirmed the...
The Greek vice-president of the European Parliament, E...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
At around 07:10, the services of the Farka Police Station ...
On July 10 of this year, the Police Supervision Agency arr...
A scandalous and criminal case has been registered in Durr...
A 21-year-old man has been arrested by Shkodra Police afte...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
In the Chamber of Deputies (Camera dei Deputati) in Rome, ...
US Secretary of State Marco Rubio has significantly escala...
The United States has launched a new wave of attacks on Ir...
The leader of the Democratic League of Kosovo, Lumir Abdix...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.1 lek an...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...