Horror in Kosovo/ 27-year-old man has two fingers cut off for 10 euros
A 27-year-old man in Gjilan had his fingers cut off by two...

Franca ka mbledhur të martën donatorët ndërkombëtarë për një konferencë të përqëndruar tek ndihma për Ukrainën, infrastruktura e së cilës po sulmohet nga forcat ruse. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se qëllimi i konferencës është ta ndihmojë popullin ukrainas ?të kalojë stinën e dimrit?. Presidenti ukrainas tha nëpërmjet një lidhjeje videofonike se vendit të tij i nevojiten gjeneratorë energjie, po aq sa i nevojiten edhe autoblindat për forcat e armatosura.
Nëpërmjet një videokonference, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha aleatëve të mbledhur në Paris të martën se nevojiten të paktën 800 milionë Euro për asistencë emergjence për furnizimin me energji gjatë dimrit, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të godasin objektiva civile në mbarë vendin.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka ftuar përfaqësues të mbi 70 vendeve dhe institucioneve për të diskutuar se çfarë mund të bëhet nga tani deri në muajin mars për të ruajtur furnizimin e Ukrainës me ujë, ushqime, dhe energji, si dhe për të ndihmuar sistemin e saj të kujdesit shëndetësor dhe transportin, ndërsa kanë filluar ngricat e dimrit.
?Në zemër të ofensivës ruse pas humbjeve ushtarake të javëve të fundit është zhytja e popullit ukrainas në dëshpërim dhe sulmimi në një mënyrë të papranueshme i infrastrukturës civile, ndërprerja e ujit, ndërprerja e elektricitetit dhe zhytja e popullsisë në errësirë dhe të ftohtë. Prandaj ne jemi mobilizuar që t?i ndihmojmë ata të rezistojnë?, tha Presidenti francez Emmanuel Macron.
Presidenti Zelensky u tha pjesëmarrësve se po aq sa i nevojiten autoblindat për forcat e armatosura, vendit të tij i nevojiten edhe gjeneratorët e energjisë.
Gjatë fjalimit të tij në takim, presidenti francez dënoi me forcë sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës civile.
?Këto sulme ajrore kanë haptazi në objektiv popullsinë ukrainase dhe infrastrukturën civile. Këto sulme, që siç e pranoi Rusia kanë qëllimin e vetëm dobësimin e rezistencës së popullit ukrainas, përbëjnë krime lufte. Ato shkelin pa asnjë dyshim parimet më themelore të ligjeve humanitare?, u shpreh presidenti francez.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se BE-ja po ofron 40 gjeneratorë për furnizimin me energji të spitaleve në Ukrainë dhe 800 gjeneratorë për përdorim në objekte të tjera në mbarë vendin.
Konferenca vjen pas një zotimi të hënën të udhëheqësve të Grupit të Shtatëshes për të plotësuar nevojat urgjente të Ukrainës për paisje ushtarake. Konferenca po shqyrton mundësinë e krijimit të një mekanizmi në internet ku Ukraina mund të paraqesë nevojat e saj dhe vendet donatore mund t?iu përgjigjen atyre. Një takim i dytë mes Francës, Ukrainës dhe 500 kompanive franceze po shqyrton se ku mund të investohet dhe çfarë mund të bëhet në periudhën afatshkurtër./ VOA
* Për këtë artikull u morën të dhëna nga agjencia e lajmeve Reuters.
A 27-year-old man in Gjilan had his fingers cut off by two...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that durin...
The General Affairs Council of the EU has approved the gra...
Situata në veri të Kosovës, për dallim nga herët tjera, ës...
The security situation in the north of Kosovo continues to...
Anulimi i konferencës vjetore të presidentit rus, Vladimir...
Parts of the UK will continue to be surrounded by snow...
Police in the Bahamas have arrested Sam Bankman-Fried, fou...
Irani vendosi sanksione të hënën ndaj krerëve të agjencisë...
The United States Department of Energy is expected to anno...
The leaders of the Group of Seven countries reaffirmed the...
The Greek vice-president of the European Parliament, E...
Pas lehtësimit të strategjisë strikte "zero covid” në Kinë...
Josep Borrell, the Spanish politician who radiates cal...
Journalist Arbana Xharra said that Serbia used the mom...
Elvis Hoxha from self-determination in Tirana has resp...
Vitaly Bulyuk, the Russian-appointed deputy governor o...
The European Union will offer Ukraine another 2 billio...
Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar ...
Allegations that Qatar has paid bribes to European Uni...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
At around 07:10, the services of the Farka Police Station ...
On July 10 of this year, the Police Supervision Agency arr...
A scandalous and criminal case has been registered in Durr...
A 21-year-old man has been arrested by Shkodra Police afte...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
In the Chamber of Deputies (Camera dei Deputati) in Rome, ...
US Secretary of State Marco Rubio has significantly escala...
The United States has launched a new wave of attacks on Ir...
The leader of the Democratic League of Kosovo, Lumir Abdix...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.1 lek an...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...