Austria: Van der Bellen is re-elected president
According to the calculations of the SORA Institute for th...

Gjatë një debati të zhvilluar në parlamentin gjerman, Bundestag, gjatë këtij muaji mbi gjendjen gjithnjë e më të vështirë të biznesit dhe familjeve për shkak të inflacionit në rritje dhe krizës energjetike, deputeti i AfD Harald Weyel u kap duke thënë në mikrofonin e ndezur, se shpreson që situata të vazhdojë të keqësohet.
Kjo të kujton 2015-ën, kur e djathta përdori frikërat për ardhjen e rrymave të mëdha të refugjatëve për të nxitur protestat, sidomos në pjesën lindore të vendit. Kjo bëri që partia të kthehej në partinë e djathtë ekstreme më të suksesshme, pas Luftës së Dytë Botërore.
Megjithatë, që nga ajo kohë, AfD nuk ka mundur të gjejë temën e duhur që do t'u interesonte shumë votuesve. AfD doli në rrugë të protestonte kundër kufizimeve për shkak të COVID-19, por nuk arriti të ndalte rënien e mbështetjes, sidomos në pjesën perëndimore të vendit.
AfD u krijua në vitin 2013 si një parti skeptike ndaj Europës. Dhe akoma pozicioni i saj është se Gjermania duhet të largohet nga BE, edhe nëse parti të tjera nacionaliste, si demokratët e Suedisë dhe Vëllezërit e Italisë, nuk kanë më qëndrime të tilla.
"Tani, ata janë përqendruar tek sanksionet e qeverisë kundër Rusisë," i tha Deutsche Welles, Wolfgang Schroeder, profesor i shkencave politike në Universitetin e Kaselit. "Ata po thonë se ligjvënës të korruptuar janë duke injoruar nevojat e njerëzve. Ata po argumentojnë duke thënë,se viktimat e kësaj politike sanksionesh nuk janë elitat e Moskës, por janë gjermanët.”
Mesazhi që AfD është duke u përpjekur t'i dërgojë koalicionit qeveritar të përbërë nga Socialdemokratët (SPD) e qendrës së majtë, Partia e Gjelbër dhe Liberal Demokratët (FDP), është i qartë: "Ju nuk jeni ngarkuar të merreni me Rusinë, ju jeni ngarkuar të merreni me këtë vend."
?Gjërat më të këqija janë për Gjermaninë, më të mirat janë për AfD?
Në fakt, një nga bashkëkryetarët e AfD Tino Chrupalla ka akuzuar vazhdimisht qeverinë e kancelarit Olaf Scholz se është duke bërë "luftë ekonomike” kundër gjermanëve sepse inflacioni është rritur mbi 8%. Sanksionet "nuk janë në interes të Gjermanisë," thotë me këmbëngulje Chrupalla, duke parashikuar që "gjatë vjeshtës, mbështjetja për politikat e qeverisë do vazhdojë të bjerë.”
Parashikimet e Chrupallas gjejnë jehonë në sondazhe. Sipas shifrave të publikuara nga INSA, që merret me studimin e opinionit publik, mbështetja kombëtare për partinë e Scholzit ka rënë nga 25.7% që ishte vitin e kaluar kur u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme, në 18%, partia FDP është reduktuar tek 7% e poashtu edhe Partia e Gjelbër është duke përjetuar reagim të ashpër për shkak të planeve që kanë lidhur me gjendjen e vështirë nga mungesa e gazit.
Për të njëjtën periudhë kohe, mbështetja e AfD është rritur në sondazhet kombëtare nga 10% në 15%, duke arritur nivelin më të lartë të arritur ndonjëherë.
Ndërkohë që ekonomitë shtëpiake në gjithë Gjermaninë janë shokuar kur kanë marrë faturat e ngrohjes, populistët e krahut të djathtë janë duke parë shanse të mëdha. Situata të kujton një moment tjetër po ashtu me mikfrofon të ndezur. Në vitin 2020, ish-zëdhënësi i partisë, Christian Lüth u kap nga një ekip xhirimi filmash dokumentarë duke thënë "gjërat më të këqija janë për Gjermaninë, gjërat më të mira janë për AfD.”
Problemet e Scholzit me komunikimin
Politologu Schroeder thekson, se: "Ata nuk kanë dhënë përgjigje të qarta as lidhur me çfarë marrin njerëzit konkretisht nga paketa e ndihmave për ekonomitë shtëpiake", as se si ndikojnë ekzaktësisht sanskionet ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe makinerisë së tij të luftës.
"Qeveria ka krijuar boshllëqe komunikimi, të cilat zihen nga populistët e krahut të djathtë, si puna e AfD."
Schroeder mendon se SPD, Partia e Gjelbër dhe FDP duhet të lenë mënjanë disa nga parimet që janë përfshirë në marrëveshjen e koalicionit të 2021.
Planeve të vitit të kaluar "u ka kaluar koha që me 24 shkurtin e 2022”, ditën kur Rusia sulmoi Ukrainën, thotë analisti politik. "Sulmi ndryshoi gjithçka: Është ai që vendos sot për politikat tona” dhe partitë duhet ta kuptojnë se prioritetet janë zhvendosur shumë.
Përçarjet e mëdha mund të pengojnë suksesin
Schroeder nuk pret rritje të popularitetit të AfD. Ai nuk sheh që situata e tanishme të përshkallëzojë si me ndjenjat ksenofobe të vitit 2015, "kur kundërshtimi i marrjes së refugjatëve ishte diçka për të cilin ishin dakord shumë njerëz në gjithë vendin”.
"AfD është shumë e përçarë midis atyre që janë pro- Rusisë dhe atyre që nuk janë," thotë Schroeder, "dhe kjo gjë është duke krijuar një të çarë midis mbështetësve në perëndim dhe atyre në lindje të Gjermanisë, të cilët janë më miqësor me Moskën."
Në fakt partia është duke humbur anëtarë që nga viti 2020.
Tani, sidoqoftë, drejtuesit e AfD kanë shfrytëzuar mundësinë e krijuar prej rrezikut që Gjermania të përballet me një recesion, për të nxitur pakënaqësitë duke inkurajuar mbajtjen e protestave gjatë vjeshtës.
AfD ka njoftuar se ka ndërmend të mbajë muajt e ardhshëm manifestime të përjavshme kundër qeverisë, me moton "vjeshtë e nxehtë kundër këmbëve të ftohta," duke aluduar me protestat masive që rrëzuan regjimin komunist Gjermaninë lindore në fund të Luftës së Ftohtë. Në lindje të Gjermanisë, dhjetëra mijëra vetë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër politikave të qeverisë.
Drejtuesit e AfD-së kanë bërë të ditur organizimin e protestave të bashkërenduara kundër politikës së qeverisë për energjinë dhe politikën ndaj Rusisë. Në tetor, AfD do të dalë në rrugë me thirrjen "Vendi ynë së pari!”
Chrupalla nuk pranoi të konfirmonte që kjo lëvizje të ketë marrë si shembull fushatën e Donald Trumpit, "Amerika e para".
"Demostratat janë duke u zhvilluar në shumë vende. Kështu që, e hëna është ditë e mirë për të lëvizur këmbët pas fundjavës,” tha ai./DW
According to the calculations of the SORA Institute for th...
This year the Nobel Peace Prize was awarded to the Bel...
"The Economist" Today, not a few people have forgotte...
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden zhvil...
Five years after the term "Steele dossier" entered the...
Bulgaria is among those countries that have refused to sup...
Germany's Foreign Ministry called on the European Unio...
Brazil, once a country with little influence in drug t...
Ukrainian officials announced that a barrage of Russian ro...
Reflecting on the war in Ukraine, Pope Francis has cal...
Russian President Vladimir Putin has ordered measures ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
Unequal partners in the time of economic boom now beco...
The Spanish police, according to their data, have dest...
Another serious incident of sexual abuse of minors "occurr...
A shocking undercover investigation has revealed appalling...
Russia has increased security after a large explosion ...
A day after they received the Nobel Peace Prize togeth...
The President of the NATO Parliamentary Assembly, Gera...
The Russian Ministry of Defense has named General Serg...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
A tourist has lost her life on Orikum beach, where she was...
Two people were arrested and two others were prosecuted af...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
An operation led by Europol, through authorities in severa...
US President Donald Trump hosted the Lebanese president at...
The European Union has criticized the decision of the acti...
An earthquake measuring 5.0 on the Richter scale struck so...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...
Deputy Minister of Economy and Innovation, Enkelejd Musabe...