Germany and China/ Relations stress after 50 years
Unequal partners in the time of economic boom now beco...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielën se është optimist që në muajt vijues do të mund të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë.
Ai i ka bërë këto deklarata në kuadër të seminarit të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s që është mbajtur këtë herë në Prishtinë.
Në diskutim e sipër me pjesëmarrësit, Kurti ka thënë se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian në Bruksel, është krijuar një qasje e re, duke përmendur kornizën e përgjithshme të marrëveshjes.
Sipas tij, ?dialogu nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim të krizave, por dialogu duhet të jetë për marrëveshje?.
?Tani jemi futur në një fazë të re, prej 18 gushtit të këtij viti. Kjo është fazë e re sepse tema e parë në zyrën e (kryediplomatit të Bashkimit Europian, Josep) Borrell në Bruksel ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Pra dialogim për marrëveshje, do të diskutojmë kornizën. Tani unë jam shumë më optimist, sepse, krahasuar me të kaluarën, kur njohja e pavarësisë ishte në fund të procesit, dhe po shndërronte këtë çështje në motivim për zvarritje të procesit, tani njohja e ndërsjellë nuk është në fund, por në qendër të marrëveshjes?.
Ai nuk ka përjashtuar edhe diskutimin e temave tjera në kuadër të dialogut, mirëpo ka insistuar që pjesë qendrore është ?njohja e ndërsjellë?.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.
Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në ?zgjidhje kompromisi?.
?Ballkani Perëndimor, rajon me shumë probleme të pazgjidhura?
Përgjatë fjalimit të tij në seminarin me temën, ?Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme?, Kurti ka thënë ky rajon është shumë i cenueshëm në aspektin e stabilitetit dhe sigurisë.
Mirëpo, sipas tij, ?Republika e Kosovës është shumë e qartë në orientimin e saj politik dhe strategjik drejt integrimit në strukturat euro-atlantike? dhe se Qeveria e Kosovës po punon në përafrim me NATO-n dhe Bashkimin Europian.
?Ndonëse Kosova nuk është pjesë e NATO-s, NATO-ja është në Kosovë dhe ne jemi pjesë e historisë së njëri-tjetrit, të tanishmes së njëri-tjetrit dhe besoj që e edhe të ardhmes së njëri-tjetrit?.
NATO-ja është prezente në Kosovë përmes misionit të saj KFOR.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë edhe në të kaluarën se synojnë të jenë anëtare në programin e NATO-s, Partneriteti për Paqe.
Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Europë.
Qeveria e Kosovës ka thënë se veçse ka formuar një grup punues për anëtarësimin në këtë program.
Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në realizim të këtij synimi ndonëse kanë rikujtuar se për një vendim të tillë kërkohet pajtimi i 30 vendeve anëtare të Aleancës.
Nga 30 vende anëtare të NATO-s, Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 26 prej tyre ndërsa katër (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) ende jo./ Rel
Unequal partners in the time of economic boom now beco...
The Spanish police, according to their data, have dest...
Another serious incident of sexual abuse of minors "occurr...
A shocking undercover investigation has revealed appalling...
Russia has increased security after a large explosion ...
A day after they received the Nobel Peace Prize togeth...
The President of the NATO Parliamentary Assembly, Gera...
The Russian Ministry of Defense has named General Serg...
US Secretary of State Antony Blinken wrapped up his we...
After OPEC+, the Organization of the Petroleum Exporti...
A huge fire caused by a car bomb has exploded on a key...
Ministria ruse e Mbrojtjes po kritikohet nga aktorë të...
Russian President Vladimir Putin has signed a decree to in...
Haiti ka kërkuar mbështetje të jashtme ushtarake, për të m...
Billionaire Elon Musk has suggested that tensions between ...
The President of Serbia, Aleksandar Vučić, today informed ...
For a decade, parents, siblings of people killed in the Sa...
Liderët e pothuajse të gjitha vendeve evropiane u mblodhën...
Kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams, ka shpallur ...
A huge fire broke out on the only railway bridge connectin...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
A tourist has lost her life on Orikum beach, where she was...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greece has taken several emergency measures to protect wor...
An operation led by Europol, through authorities in severa...
US President Donald Trump hosted the Lebanese president at...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...
Deputy Minister of Economy and Innovation, Enkelejd Musabe...