Nancy Pelosi nuk do të kërkojë poste drejtuese në Kongres
Aaleatët e saj demokratë por përgatiten t’ia kalojnë stafe...

Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për krijimin e 'stacioneve policore' të paautorizuara nga qeveria kineze në qytetet amerikane për të kryer ndoshta presion mbi disa shtetas me origjinë kineze, u tha ligjvënësve të enjten drejtori i FBI-së, Christopher Wray.
Safeguard Defenders, një organizatë e të drejtave të njeriut me bazë në Evropë, publikoi një raport në shtator ku zbulohet prania e dhjetëra "stacioneve të shërbimit" të policisë kineze në qytetet e mëdha anembanë botës, përfshirë Nju Jorkun.
Republikanët në Kongres kanë kërkuar përgjigje nga administrata Biden për ndikimin e tyre.
Në raport thuhet se stacionet janë një zgjatim i përpjekjeve të Pekinit për të ushtruar presion ndaj disa shtetasve kinezë ose të afërmve të tyre jashtë vendit, për t'u kthyer në Kinë e për t'u përballur me akuza penale. Ai gjithashtu i lidhi ato me aktivitetet e Departamentit të Punës së Frontit të Bashkuar të Kinës, një organ i Partisë Komuniste i ngarkuar me përhapjen e ndikimit dhe propagandës së saj jashtë shtetit.
"Jam shumë i shqetësuar për këtë. Ne jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e këtyre stacioneve", tha zoti Wray në një seancë dëgjimore të Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Çështjeve Qeveritare të Senatit, duke pranuar ekzistencën e tyre por duke refuzuar të detajojë punën hetimore të FBI-së për këtë çështje.
"Por për mua, është skandaloze të mendosh se policia kineze do të përpiqet të hapë pika, le të themi, në Nju Jork, pa koordinimin e duhur. Kjo cenon sovranitetin dhe anashkalon proceset standarde të bashkëpunimit gjyqësor dhe ligjzbatues".
Zoti Wray, i pyetur nga senatori republikan Rick Scott nëse stacione të tilla shkelin ligjin e SHBA-së, tha se FBI "po shqyrtonte parametrat ligjorë".
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve, duke përfshirë ligjvënësit Greg Murphy dhe Mike Waltz, i dërguan letra Departamentit të Drejtësisë në tetor duke pyetur nëse administrata e Presidentit Joe Biden po hetonte ekzistencën e stacioneve të tilla duke argumentuar se ato mund të përdoren për të frikësuar banorët amerikanë me origjinë kineze.
Ambasada e Kinës në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Në fillim të këtij muaji, ministria e saj e jashtme mohoi se kishte stacione të tilla në Holandë pas një hetimi nga autoritetet holandeze. Kina tha se ato ishin zyra për të ndihmuar qytetarët kinezë të rinovonin dokumentet.
Zoti Wray tha se Shtetet e Bashkuara kishin bërë një sërë aktakuzash që përfshinin qeverinë kineze për përndjeke, survejim dhe shantazh ndaj njerëzve në Shtetet e Bashkuara që nuk ishin dakord me udhëheqësin kinez Xi Jinping.
“Është një problem real dhe diçka për të cilën po flasim edhe me partnerët tanë, sepse nuk jemi i vetmi vend ku kjo ka ndodhur”, tha ai.
Shtetet e Bashkuara ngritën akuza penale në tetor kundër shtatë shtetasve kinezë të akuzuar për një fushatë vëzhgimi dhe ngacmimi kundër një banori amerikan dhe familjes së tij në një përpjekje nga qeveria kineze për të riatdhesuar një prej tyre në Kinë.
Ky është rasti i fundit në të cilin Departamenti i Drejtësisë vë në shënjestër përpjekjet e Kinës për të gjurmuar njerëzit jashtë vendit që Pekini i quan të dyshuar për krime, nëpërmjet atij që njihet si "Operacioni i Gjuetisë së Dhelprave"./VOA
Aaleatët e saj demokratë por përgatiten t’ia kalojnë stafe...
Koreja Veriore ka lëshuar një raketë balistike interkontin...
Silvio Berluskoni beson se vetëm ai mund të ulë mikun e ti...
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se princi i kurorës në A...
Five years and ten months in prison: This is the sentence ...
The United States on Thursday imposed sanctions on sev...
A member of the Russian armed forces, who took part in...
The long border that separates Finland from Russia run...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i Part...
Britania e Madhe përballet me rënien e saj më të madhe...
Shpërthimi i raketave në një fshat në Poloni, pranë ku...
Nancy Pelosi, e cila ka udhëhequr demokratët në Dhomën...
A Dutch court has sentenced two Russians and a pro-Rus...
The Pentagon yesterday organized the seventh virtual meeti...
The President of the United States of America, Joe Biden, ...
Donald Trump shpalli të martën nga rezidenca e tij në Mar-...
North Korea fired a short-range ballistic missile on Thurs...
Myanmar's military said on Thursday it would release almos...
Gara e fundit e zgjedhjeve afatmesme të vitit 2022 për Sen...
Ish-nënpresidenti amerikan, Mike Pence tha se nuk do të dë...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The suspected perpetrator attempted to kill a 59-year-old ...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Two internationally wanted persons have been arrested in D...
A person has been arrested in Përmet after he had adapted ...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Andy Burnham has been officially declared the new leader o...
Viktor Orbán had taken measures in case he lost power — at...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...