46 days of protest/The next rally against the government is being held today
This afternoon in Tirana, the 46th consecutive protest is ...
This afternoon in Tirana, the 46th consecutive protest is ...

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se një krizë e mundshme në Kosovë mund të pengojë bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë.
Në një diskutim me gazetarë në Beograd, Chollet u pyet për marrëdhëniet SHBA-Serbi, për të cilat ai tha se janë "të forta dhe strategjike", por që mund të pengohen, nëse nuk zgjidhen çështjet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Frikësohem se përderisa çështja e Kosovës mbetet e pazgjidhur, në veçanti nëse situata do të sillte në ndonjë krizë, siç po frikësoheshim që po afrohej disa javë më parë, kjo do të pengonte një bashkëpunim më të thellë mes nesh. Nuk duam ta shohim këtë”, tha ai.
Në javët e fundit, në Kosovë ka pasur tensione të vazhdueshme në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, ku rrugët drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi u barrikaduan për 20 ditë.
“Duam të dalim nga cikli i krizave në të cilën kemi qenë shumë gjatë. Duam të angazhohemi në dialog dhe mbështesim dialogun (mes Kosovës dhe Serbisë)”, tha Chollet, i cili në dy ditët e fundit ka zhvilluar vizita në Prishtinë dhe Beograd.
Chollet ka përsëritur qëndrimin e tij që e kishte shprehur në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më herët gjatë ditës. Zyrtari i lartë amerikan tha se duhet angazhim për dialog, të bazuar në propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi, i njohur ndryshe edhe si propozimi evropian.
Më 11 dhjetor, Radio Evropa e Lirë raportoi se në planin evropian nuk përmendet njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.
Në dokumentin të cilin e kishte siguruar REL-i thuhej se elementet kyçe të këtij propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve janë: respektimi i integritetit territorial, paprekshmëria e kufijve, njohja e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.
Mes tjerash, Chollet gjithashtu ritheksoi qëndrimin se Kosova duhet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në bazë të Kushtetutës së Kosovës.
LEXONI EDHE KËTË:Chollet: Presim propozime nga Kosova për Asociacionin
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit nga gazetarët u pyet edhe në lidhje me faktin se Serbia nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit 2022.
“Kjo është e vështirë për shtetet, e kuptojmë këtë. Besojmë që është çështje praktike që Serbia të përmbushë fatin e saj evropian. Përderisa po qëndron jashtë konsensusit për sanksione ndaj Rusisë, është e vështirë të shihet se do të shkojë përpara ky proces”, tha Chollet.
Chollet gjithashtu ka folur në lidhje me prezencën e grupit mercenar rus ‘Wagner’ në Ballkan.
"Ne kemi ngritur shqetësimet për grupin Wagner. Kemi parë se grupi Wagner duan të rekrutojnë ushtarë nga Serbia dhe vende tjera dhe ne mendojmë që kjo është diçka që nuk duhet të ndodhë", tha ai.
Kosova dhe Serbia dialogojnë me ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Procesi është thënë se synon të përmbyllet me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme.
Prishtina kërkon që marrëveshja të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Beogradi insiston në një zgjidhje kompromisi, pa treguar saktësisht se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.
Kryediplomati serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia ka tri vija të kuqe sa i përket Kosovës: çdo marrëveshje e arritur duhet të zbatohet, mosnjohja e pavarësisë së Kosovës dhe garantimi i sigurisë së serbëve që jetojnë në Kosovë./ REL
United States Attorney General Merrick Garland announc...
6 new cases have been registered in Greece of the Omicron s...
The President of Serbia, Aleksandar Vučić, after a meeting...
Representatives of the European Parliament (EP), who deal ...
The Chancellor of Austria, Karl Nehammer, said that hi...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that the i...
The Commission for Civil Liberties, Justice and Intern...
Rusia ka fajësuar Armeninë për prishjen e bisedimeve të pa...
The tensions caused in the north of Kosovo, threats and in...
Britain's police counter-terrorism unit is investigating a...
Republicans, who control the House of Representatives in t...
Kazakhstan is allowed, according to its own declarations, ...
President Emmanuel Macron wants the French to work longer ...
The "Culture Train" between the German capital, Berlin...
The heads of state of Serbia suddenly decided that the...
Brenda këtij muaji qeveria federale pritet të arrijë kuotë...
The adviser of the US Department of State, Derek Choll...
Human-caused environmental damage, rapid inflation, hi...
This Wednesday in California, devastated by powerful s...
Russia has again replaced the commander of its forces ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu is expected to t...
A bipartisan group of senators in the United States introd...
The leader of the DUI, Ali Ahmeti, reacted today regarding...
The US House of Representatives has approved a bill that a...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...
Employment in 2025 was characterized by a slight decline a...
A few weeks after the dissolution of the Transparency Boar...
Albania, along with other Western Balkan countries, risks ...