Balla loses hope: RTSH a big failure, a waste of money
The Chairman of the Socialist Party Parliamentary Group, T...
The Chairman of the Socialist Party Parliamentary Group, T...

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kanë pranuar një propozim të Bashkimit Europian në Bruksel, të titulluar ?Marrëveshja drejt normalizimit Kosovë-Serbi?.
Marrëveshja - për të cilën janë bërë përgatitje prej vjeshtës së vitit 2022, mbulon shumë aspekte në marrëdhëniet mes dy vendeve ? nuk është nënshkruar ende, mirëpo është publikuar zyrtarisht nga Bashkimi Europian.
Vlen të përmenden disa pika të saj.
Një zyrtar i lartë i BE-së, i afërt me këto zhvillime, i ka thënë Radios "Evropa e Lirë" se tekstit i mungon validiteti pa një aneks, të cilin pritet ta përgatisin palët para takimit të tyre të ardhshëm, që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars.
Ky fakt e bën pikën e 11-të të marrëveshjes, e cila thekson se ?të dyja palët duhet të respektojnë udhërrëfyesin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje?, pjesën më të rëndësishme.
Plani për këtë udhërrëfyes, i cili përfshin kohën e zbatimit të marrëveshjes, ekziston, por ka ende punë për t?u bërë.
Marrëveshja në thelb është një shtesë e marrëveshjes së arritur më 2013 në Bruksel, në mes të Prishtinës dhe Beogradit, e cila ka paraparë normalizimin e marrëdhënieve, pasi Kosova e ka shpallur pavarësinë më 2008 ? veprim që Serbia nuk e ka pranuar kurrë.
Kosova, Serbia dhe BE-ja janë duke tentuar të përditësojnë marrëveshjen e një dekade më parë, për të zhbllokuar rrugën drejt integrimeve europiane, pa një obligim zyrtar ndaj Beogradit për të njohur pavarësinë e Kosovës ? të paktën tani për tani.
Ndonëse Serbia i ka hapur negociatat me BE-në një vit pas marrëveshjes së Brukselit, pra më 2014, deri më tani e ka harmonizuar politikën e saj me të BE-së në vetëm dy fusha, nga 34 sa janë në total.
Përderisa pesë vende të BE-së ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ky shtet mbetet i vetmi në Ballkanin Perëndimor që nuk është kandidat për anëtarësim në BE, dhe aplikimi i tij, i dorëzuar vitin e kaluar, ende nuk është trajtuar me seriozitet nga blloku europian.
Kjo i bie se Prishtina as nuk mund të nisë punën drejt harmonizimit të politikave.
Aspekte të tjera të rëndësishme
Një prej pikave më të rëndësishme të marrëveshjes së vitit 2013, është krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Kryeministri Kurti e ka ndërtuar një pjesë të mirë të suksesit politik mbi refuzimin për të formuar këtë asociacion, duke argumentuar se një strukturë e tillë do të krijonte probleme të ngjashme me ato të Bosnjë e Hercegovinës, ku entitetet e përqendruara në baza etnike i bëjnë reformat vështirë të realizueshme.
Marrëveshja aktuale nuk e përmend fjalë për fjalë asociacionin, mirëpo e thekson se ?Beogradi dhe Prishtina duhet të garantojnë një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në fusha të caktuara, përfshirë ofrimin e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës?.
Pyetja është nëse mund të funksionojë një gjuhë e tillë e paqartë.
Ndoshta Kurti mund ta shesë këtë pikë në publik si diçka tjetër dhe jo si Asociacion të komunave me shumicë serbe, ndonëse brumi është i njëjtë, ndërsa Vuçiç, në anën tjetër, të argumentojë se Beogradi ka ende mundësi që të mbështesë politikisht dhe financiarisht serbët e Kosovës.
Prej publikimit të dokumentit të fundit, Vuçiç ka këmbëngulur se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, dhe as nuk do të pranojë që ajo të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara.
Megjithatë, ky qëndrim është në kundërshtim me pikat e marrëveshjes së re, sidomos me pikën 4, e cila qartëson se ?Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në çfarëdo organizate ndërkombëtare?.
Testi real i përparimit mund t?iu prezantohet palëve këtë pranverë.
Fillimisht, Kosova po synon të bëhet pjesë e Këshillit të Europës, dhe së dyti, 27 vendet anëtare të BE-së do të kuptohet nëse do të arrijnë konsensus për të dërguar në Këshillin Europian aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.
Në të dyja rastet, Beogradi besohet se ka punuar në prapaskenë për të penguar përparimin në këto dy drejtime, kanë thënë disa zyrtarë europianë që kanë njohuri me këto zhvillime, por që nuk janë të autorizuar për të diskutuar këtë temë në media.
Vlen të përmendet, po ashtu, se ndonëse marrëveshja nuk e detyron Beogradin që ta njohë ligjërisht shtetësinë e Kosovës, në marrëveshje përmendet ajo që konsiderohet njohje de facto, duke përfshirë nevojën për ?njohje reciproke të dokumenteve dhe simboleve kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat e makinave dhe vulat doganore? si dhe këmbimin e misioneve të përhershme në kryeqytetet respektive./REL
Liderja opozitare bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, gj...
The best for the most important moment of life. Why not br...
Iran's supreme leader, Ayatollah Ali Khamenei, has called ...
Në seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë s...
Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, tha se është në...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk la as...
Ministri federal i Punës Hubertus Heil nuk pret që nor...
Të enjten e javës së kaluar, kreu i shërbimit sekret të Uk...
Some people gathered and tore the posters of the Moldo...
Bangladeshi authorities are investigating the cause of...
Christian politicians in Iraq are trying to overturn l...
China will increase military spending by more than 7% ...
Në prag të 70-vjetorit të vdekjes së Josif Stalinit, qëndr...
Ditën e sotme u zhvilluan zgjedhjet lokale në komunën e Tu...
Qindra nacionalistë serbë dhe të krishterë ortodoksë marsh...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se do të kishte "...
Taliban authorities have made no commitment to reopen ...
As fierce fighting continues around the Ukrainian city of ...
Kushdo që hyn ilegalisht në Britaninë e Madhe nuk do t...
The Council of Albanian Ambassadors (KASH) follows wit...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A thorough check at the customs point of the Port of Durre...
The body of 33-year-old Erkin Lika, who lost his life in t...
New details have emerged from the assassination attempt th...
A 43-year-old man was arrested in flagrante delicto after ...
Albania was included in the band of above-normal temperatu...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
A serious incident occurred this Saturday in neighborhood ...
At least 51 people have died from torrential rains in Bang...
New vehicles in the EU must be equipped with a camera that...
The extreme heat waves that hit Europe at the end of J...
According to the German government, at least 110,000 cases...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
A special scientific conference was held by the World Bekt...
Albania has lost almost a quarter of its population since ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The new old-age pensions in 2025 were on average 16,500 le...