Argentina: Business with Russian pregnant women
The best for the most important moment of life. Why not br...

Liderja opozitare bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, gjatë një interviste dhënë Radios "Evropa e Lirë". Pragë, 11 maj 2022.
Një gjykatë në Minsk ka dënuar në mungesë me burgime të gjata lideren opozitare në mërgim, Svyatlana Tsikhanouskaya, dhe katër liderë të tjerë opozitarë, për akuzat që gjerësisht konsiderohen se janë të motivuara politikisht.
Gjykata e Qytetit të Minskut më 6 mars dënoi Tsikhanouskayan me 15 vjet burgim, ndërkaq politikanin tjetër opozitar, Paval Latushka, me 18 vjet.
Tri figurat e tjera opozitare, Maryya Maroz, Volha Kavalkova, dhe Syarhey Dylevski u dënuan me nga 12 vjet burgim.
Gjykatësi Pyatro Arlou shpalli pesë politikanët opozitarë fajtorë për tentim të rrëzimit të Qeverisë, krijim dhe udhëheqje të grupit ekstremist, nxitje të urrejtjes dhe dëmtim të sigurisë kombëtare.
Të pesë figurat opozitare janë larguar nga Bjellorusia në fillim të protestave masive vdekjeprurëse, që u mbajtën për të kundërshtuar rezultatin zyrtar të zgjedhjeve presidenciale të gushtit të vitit 2020. Këto zgjedhje, udhëheqësi autoritar Alyaksandr Lukashenka pretendon se i ka fituar. Opozita bjelloruse dhe qeveritë perëndimore thonë se zgjedhjet u manipuluan dhe fituesja e vërtetë e zgjedhjeve është Tsikhanouskaya.
Tsikhanouskaya tha se gjykimi ndaj saj ishte “farsë” dhe “hakmarrje” nga Lukashenka, dhe shtoi se nuk i është dhënë qasje në dokumentet e gjykatës.
“Kështu regjimi ‘shpërbleu’ punën time për ndryshime demokratike në Bjellorusi”, shkroi ajo në "Twitter" pas publikimit të vendimit.
“Por, sot nuk mendoj për dënimin tim. Mendoj për mijëra të pafajshëm, të arrestuar dhe dënuar me dënime të vërteta me burg”, shtoi ajo.
Shqiptimi i dënimeve u bë i ditur disa ditë pasi një gjykatë në Bjellorusi zgjati dënimin me burgim për 18 muaj ndaj burrit të Tsikhanouskayas, Syarhey Tsikhanouski, për shkak të, siç u tha, “shkeljes” së rregulloreve të brendshme në paraburgim.
Tsikhanouski është duke shërbyer 18 vjet burgim për akuza që lidhen me zgjedhjet e vitit 2020. Ai kishte njoftuar për pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale duke sfiduar Lukashenkën, por u diskualifikua nga gara dhe u arrestua para mbajtjes së zgjedhjeve. Më pas, gruaja e tij nisi fushatën për t’u bërë presidente.
Mijëra persona janë arrestuar në protestat kundër rezultatit zgjedhor dhe ka pasur raporte të besueshme se të arrestuarit janë keqtrajtuar dhe torturuar nga forcat e sigurisë. Disa persona kanë vdekur gjatë shtypjes së protestave.
Lukashenka, 68 vjeç, varet shumë nga mbështetja ruse, teksa përballet me sanksione perëndimore.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe disa shtete të tjera refuzojnë ta pranojnë fitoren e vetëshpallur të Lukashenkës në zgjedhjet e vitit 2020./REL
The best for the most important moment of life. Why not br...
Iran's supreme leader, Ayatollah Ali Khamenei, has called ...
Në seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë s...
Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, tha se është në...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk la as...
Ministri federal i Punës Hubertus Heil nuk pret që nor...
Të enjten e javës së kaluar, kreu i shërbimit sekret të Uk...
Some people gathered and tore the posters of the Moldo...
Bangladeshi authorities are investigating the cause of...
Christian politicians in Iraq are trying to overturn l...
China will increase military spending by more than 7% ...
Në prag të 70-vjetorit të vdekjes së Josif Stalinit, qëndr...
Ditën e sotme u zhvilluan zgjedhjet lokale në komunën e Tu...
Qindra nacionalistë serbë dhe të krishterë ortodoksë marsh...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se do të kishte "...
Taliban authorities have made no commitment to reopen ...
As fierce fighting continues around the Ukrainian city of ...
Kushdo që hyn ilegalisht në Britaninë e Madhe nuk do t...
The Council of Albanian Ambassadors (KASH) follows wit...
The issue of the association of municipalities with a ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A thorough check at the customs point of the Port of Durre...
The body of 33-year-old Erkin Lika, who lost his life in t...
New details have emerged from the assassination attempt th...
A 43-year-old man was arrested in flagrante delicto after ...
Albania was included in the band of above-normal temperatu...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
A serious incident occurred this Saturday in neighborhood ...
At least 51 people have died from torrential rains in Bang...
New vehicles in the EU must be equipped with a camera that...
The extreme heat waves that hit Europe at the end of J...
According to the German government, at least 110,000 cases...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
A special scientific conference was held by the World Bekt...
Albania has lost almost a quarter of its population since ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The new old-age pensions in 2025 were on average 16,500 le...