Nik Gjeloshaj drejt fitores/ Plas festa në Tuz të Malit të Zi
Ditën e sotme u zhvilluan zgjedhjet lokale në komunën e Tu...

Në prag të 70-vjetorit të vdekjes së Josif Stalinit, qëndrimet ndaj udhëheqësit të kohës së luftës të Bashkimit Sovjetik mbeten të përziera në vendet që ai dikur i sundonte me një dorë të hekurt. Gjatë tre dekadave të sundimit diktatorial, Stalini mbikëqyri industrializimin e shpejtë dhe fitoren mbi nazistët, por edhe vdekjen e miliona njerëzve përgjatë spastrimeve, dërgimit në kampet e punës dhe vdekjeve nga uria.
Ndërsa Rusia është përfshirë sërish në konflikt në Ukrainë, në atë që Kremlini e quan një betejë e re për mbijetesën kombëtare, kujtimet e diktatorit sovjetik janë mjaft të pranishme.
?Nga njëra anë do ta falënderoja Stalinin për fitoren në Luftën e Dytë Botërore. Por nga ana tjetër ai është një person negativ për mua sepse pati shumë vdekje në kohën e tij. Shumë ekzekutime, pushkatime, dëbime, artet u ndaluan. Pra, është e pamundur të kesh një opinion përfundimtar?, tha 21 vjeçarja ruse, Madina duke refuzuar të tregojë mbiemrin e saj.
Stalini vdiq më 5 mars 1953, në moshën 74-vjeçare. Megjithëse përkujtimet publike mbeten kryesisht tabu dhe rrugët nuk mbajnë më emrin e tij, reputacioni i tij vitet e fundit ka pësuar një lloj rilindjeje.
Sondazhet në vitin 2021 nga qendra ruse Levada, treguan se 45% shprehnin ?respekt? për Stalinin, ndërsa 48% mbështetën vendosjen e monumenteve për të.
?Unë mendoj se ka shumë respekt për të. Ai bëri shumë gjëra të mira për ne. Mendoj se ka shumë kujtime të mira për të?, tha 41 vjeçarja Ksenia, banore e Moskës që gjithashtu refuzoi të jap mbiemrin e saj.
Presidenti rus Vladimir Putin, i cili e konsideron veten si trashëgimtar të carëve të së kaluarës, ka bërë vlerësim të matur për Stalinin, duke lavdëruar udhëheqjen e tij të luftës ndërsa ka dënuar politikat e tij të brendshme si ?totalitare?.
Që nga fillimi konfliktit në Ukrainë, Kremlini, i cili pretendon se po lufton neo-nazistët ukrainas, është përpjekur të përdorë metodën e luftës staliniste, duke e cilësuar fushatën si dhënien fund të një detyre të papërfunduar nga Lufta e Dytë Botëtore.
?Për fat të keq shohim se ideologjia e nazizmit është në formën e tij moderne dhe shfaqja e tij kërcënon në mënyrë të drejtpërdrejt sigurinë e vendit tonë?, tha ai.
Ukraina thotë se Putini po tregon të njëjtin brutalitet si Stalini.
Në qytetin e lindjes së Stalinit në Gori të Gjeorgjisë, shumë banorë kanë vlerësime pozitive për udhëheqësin sovjetik edhe pse Gjeorgjia është shkëputur nga Rusia dhe ai vend mbështet gjerësisht Ukrainën.
?Shumica e banorëve të qytetit Gori e vlerësojnë Stalinin si një figurë historike, një njeri të madh dhe sundimtar me grusht të hekurt. Por qëndrimi po ndryshon dhe brezi i ri po tregohet më agresiv ndaj figurës së tij?, thotë banori 48-vjeçar Jakob Kikriashvili.
I lindur në një familje modeste në vitin 1878 me emrin Ioseb Dzhugashvili, Stalini e kaloi fëmijërinë në qytetin Gori, përpara se të vëndosej në kryeqytetin Tbilisi për studime.
Në ditët e sotme, muzeu Stalin në bulevardin Stalin të qytetit Gori është pika më tërheqëse për turistët që shkojnë nga e gjithë bota. Në vitin 2010, qeveria gjeorgjiane urdhëroi heqjen e statujës së Stalinit, duke thënë se ai nuk e meritonte.
Tsotne Gogiashvili, një banor i Gorit në të njëzetat, thotë se ndërsa të moshuarit në qytet ende "e adhurojnë" Stalinin, brezat e rinj kanë ndryshuar mendje.
?Shumica e të rinjve nuk e pëlqejnë atë, çka është një prirje e mirë?, thotë ai./ VOA
Ditën e sotme u zhvilluan zgjedhjet lokale në komunën e Tu...
Qindra nacionalistë serbë dhe të krishterë ortodoksë marsh...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se do të kishte "...
Taliban authorities have made no commitment to reopen ...
As fierce fighting continues around the Ukrainian city of ...
Kushdo që hyn ilegalisht në Britaninë e Madhe nuk do t...
The Council of Albanian Ambassadors (KASH) follows wit...
The issue of the association of municipalities with a ...
States have reached historic agreements to protect the...
Work from home, more flexible working time, more quali...
The majority of Germans are of the opinion that Ukrain...
The Prime Minister of Greece, Kyriakos Mitsotakis, has rea...
Good news from the Balkans. And this is not the beginn...
Today in the municipality with an Albanian majority, i...
Shkrimtarja Marianne Williamson, njoftoi zyrtarisht të...
A bipartisan effort by states to combat election riggi...
The White House has announced that US President Joe Bi...
At least 16 people have died in a fire at a fuel storage s...
New details have been revealed about the tragic accident t...
The President of the European Parliament, Roberta Metsola,...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A thorough check at the customs point of the Port of Durre...
The body of 33-year-old Erkin Lika, who lost his life in t...
New details have emerged from the assassination attempt th...
A 43-year-old man was arrested in flagrante delicto after ...
Albania was included in the band of above-normal temperatu...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
A serious incident occurred this Saturday in neighborhood ...
At least 51 people have died from torrential rains in Bang...
New vehicles in the EU must be equipped with a camera that...
The extreme heat waves that hit Europe at the end of J...
According to the German government, at least 110,000 cases...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
A special scientific conference was held by the World Bekt...
Albania has lost almost a quarter of its population since ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The new old-age pensions in 2025 were on average 16,500 le...