web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgjimet/ Veliajt i duket vetja shtet mbi shtetin

2025-04-08 13:00:00, Denoncim CNA

Përgjimet/ Veliajt i duket vetja shtet mbi shtetin

CNA prej disa ditësh po sjell pjesë nga dosja e përgjimeve të bisedave të bëra nga Erion Veliaj në qelinë e burgut të Durrësit. Përgjime nga të cilat janë zbuluar një sërë aferash, se si manipulonte dëshmitarët, porosiste sulme ndaj gjyqtarëve apo prokurorëve si dhe komandonte nga qelia mediat e paguara nga vëllai i tij, Arbër Veliaj.

Një tjetër skandal që u zbulua nga publikimi i përgjimeve ishte urdhërimi i sulmeve ndaj institucioneve të drejtësisë. Po ashtu nga materialet e siguruara nga CNA u pa se Veliaj i trajtonte njerëzit e bashkisë dhe Partisë Socialiste si ushtri.

CNA po sjell një rast tjetër kur Erion Veliaj sillet sikur është një shtet mbi shtetin.

Sa i përket vilës në Qerret për të cilën gjithmonë e mohoi pronësinë, Veliaj ka dalë zbuluar në përgjimet e bëra në qelinë e Durrësit.

Në datën 7 mars, në orën 23:22, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. Gjatë bisedës kryebashkiaku i thotë Ajolës se te shtëpia në Qerret nuk e ndalon njeri të shkojë. Më konkretisht kryebashkiaku i arrestuar shprehet:

“Po pse ça do të të ndalojë njeri të shkosh te shpia në Qerret, do të të ndalojë ajo Risena aman”.

Përgjimet/ Veliajt i duket vetja shtet mbi shtetin

Vila në Qerret, pronësinë e të cilës Veliaj nuk e pranoi asnjëherë, dhe pse faktet dhe provat vërtetonin që ishte e tij, u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut.

Risena për të cilën Veliaj shprehet se nuk mund ta ndalojë, mendohet të jetë Risena Xhaja, drejtoresha e  Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Pra me sa duket, në universin paralel në të cilin ndodhet, Veliaj mendon se është shtet mbi shtetin dhe asnjë institucion nuk mund ta ndalojë të shkojë në objektin e sekuestruar./ CNA

 





Lajmet e fundit nga