web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi: Emërimi i drejtoreshës te Ministria e Financave gjatë zgjedhjeve dhe pa “kredenciale”

2025-07-15 12:29:00, Denoncim CNA

Denoncimi: Emërimi i drejtoreshës te Ministria e Financave gjatë

Një denoncim është publikuar sa i përket emërimit të dyshimtë të Anisa Hoxhës si drejtoreshë në Ministrinë e Financave.

Denoncimi është bërë në median “Troç” nga një punonjës i Agjencisë së Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera.

Sipas denoncuesit, znj. Hoxha është emëruar më 1 prill 2025, në kundërshtim me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 122, datë 26.02.2025, i cili ndalon emërimet dhe rekrutimet në administratën shtetërore gjatë periudhës zgjedhore 3 mars – 1 maj 2025. Në pikën 14 të këtij vendimi thuhet se “institucionet dhe shoqëritë aksionare publike, pjesë e administratës shtetërore, pezullojnë procedurat e rekrutimit dhe emërimit të punonjësve për periudhën zgjedhore”.

Denoncimi ngre gjithashtu shqetësime për mungesën e përvojës së znj. Hoxha, duke theksuar se ajo nuk plotëson kriteret profesionale për një pozicion të tillë drejtues, ndërsa theksohet se mungesa e eksperiencës ka ndikuar negativisht në performancën e drejtorisë juridike, duke shkaktuar vendimmarrje të papërshtatshme dhe demotivim të stafit.

Një tjetër element i rëndë në këtë rast është fakti se pozicioni nuk është shpallur si vend vakant në asnjë kanal zyrtar, duke shkelur parimet e transparencës dhe meritokracisë dhe duke përjashtuar kandidatë të tjerë potencialë nga procesi i konkurrimit.

Denoncimi:

Përshëndetje,

Jam një punonjës pranë institucionit AMGKP ( Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera ), dua të sjell në vëmendjen tuaj një shqetësim lidhur me emërimin e znj. Anisa Hoxha në pozicionin e Drejtoreshës së Drejtorisë Juridike në AMGKP( Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera ).

Bazuar në informacionet që disponoj, ajo nuk përmbush kriteret minimale të përvojës profesionale dhe përgatitjes për të drejtuar një institucion të tillë. Mungesa e eksperiencës ka reflektuar në menaxhim të dobët, vendimmarrje të papërshtatshme dhe demotivim të stafit. Përveçse emërimi në fjalë është kryer në kundërshtim me dispozitat e VKM-së në fuqi që ndalon emërimet në administratën publike gjatë periudhës zgjedhore.

Furthermore, the procedure followed is in violation of the principles of transparency and meritocracy, as the position was not announced as a vacancy in any official channel, thus violating the equal right to participate in the competition. This appointment was made during the electoral campaign, which is in conflict with the Council of Ministers No. 122 dated 26.02.2025, point 14 of which expressly states "Institutions and public joint-stock companies, part of the state administration that employ employees, whose employment relationship is regulated according to the provisions of the Labor Code or other specific legislation, other than that of the civil service, suspend the recruitment and appointment procedures of civil servants/employees for the period March 3, 2025 - May 1, 2025."

The appointment of Mrs. Hoxha was made on April 1, 2025. I ask you to verify this very worrying situation. Thank you for your understanding and I hope that you will give voice to this case./ CNA





Lajmet e fundit nga