LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi/ Bashkia e Patosit nënshkruan marrëveshje për mbetjet me inceneratorin e Fierit

2023-03-30 19:02:00, Denoncim CNA

Denoncimi/ Bashkia e Patosit nënshkruan marrëveshje për mbetjet

Kandidati i opozitës për bashkinë e Fierit, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që po bën kryebashkiakja e Bashkisë Patos, për depozitimin e mbetjeve urbane të kësaj bashkie në inceneratorin e Fierit.

Denoncimin e ka bërë Baçi nëpërmjët një postimi në rrjete sociale ku tregon edhe projekt-vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak për të lidhur marrëveshjen për depozitimin e mbetjeve në inceneratorin që është jashtë funksioni.

Baçi i ka bërë thirrje publike kryebashkiakes të bëjë publike pikat e marrëveshjes dhe të tregojë transparencë se sa para do të paguajnë qytetarët për depozitimin e mbetjeve në inceneratorin e Fierit.

"Bashkia Patos, kryetaria në ikje e sipër, po i bënë shërbimin e fundit, inceneratorit të Ramës dhe Subashit në Fier, duke nënshkruar marrëveshjen për depozitimin e mbetjeve urbane të bashkisë Patos, pavarësisht se inceneratori nuk punon, është jashtë funksionit dhe as që ka ndërmend të vihet në punë!
Në piken 13 të vendimit të mbledhjes te KB, jepet në menyrë të thate, si njoftim!
Bëni publike, pikat e marrëveshjes!
Sa para do paguajnë qytetarët e Patosit për depozitimin e mbetjeve?
Kur do të fillojë depozitimi i tyre?
Ku do depozitohen dhe kur do fillojë djegja e tyre?
Pasi për info për qytetarët, duhet të themi se, tq gjitha mbetjet urbane, të të gjitha bashkive, depozitohen në gropa gjigande rreth inceneratorit dhe me mundësi zero, për t'u djegur, në qoftë se do vihet ndonjëherë në punë inceneratori!
Vazhdoni të vidhni dhe të genjeni!
Në 14 Maj bashkia e Patosit do t'ju perkas qytetarëve të Patosit me kryetarë bashkie mjeken e mirënjohur dhe të kudo gjendur, Sofie Alushaj!
Kjo është zgjidhja!", shkruan ai./CNA.al

 

Denoncimi/ Bashkia e Patosit nënshkruan marrëveshje për mbetjet

Lajmet e fundit nga