web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

The Iraq war taught us that building a democratic state is not achieved by military means

2023-03-25 08:56:00, Blog Renad Mansour
The Iraq war taught us that building a democratic state is not achieved by
Illustrative photo

It has now been 20 years since the US-led coalition invaded Iraq, with the aim of overthrowing the dictatorship of Saddam Hussein and bringing democracy.

But despite the hundreds of billions spent on this effort, Iraq is still not a functioning democracy, and is still trying unsuccessfully to build stable state institutions.

Instead of what was intended, the invasion created a series of successive crises, from the rise of Salafist-Jihadist organizations such as Al-Qaeda or ISIS, to the consequences of the US confrontation with Iran.

Sot, konflikti vazhdon të jetë një realitet i përditshëm në Irak, nga grupet e armatosura që konkurrojnë për territor dhe ndikim, tek dhuna strukturore e një sistemi të korruptuar, ku elitat politike gllabërojnë fondet shtetërore të destinuara për ofrimin e shërbimeve bazë.

Të privuar nga një standard jetese i denjë - pavarësisht nga pasuria e madhe këtij vendi me naftë - irakianët janë përpjekur që të mobilizohen në protesta masive. Por herë pas here, demonstratat janë shtypur dhunshëm nga forcat shtetërore, duke e bërë Irakun e sotëm më të rrezikshëm se kurrë më parë për cilindo që dëshiron të ushtrojë të drejtat e tij demokratike kundër kleptokracisë.

Think-tanku “Chatham House” ka mbledhur refleksione nga një sërë zyrtarësh dhe ekspertësh irakianë dhe ndërkombëtarë, të cilët ishin të përfshirë apo të ndikuar nga lufta, apo që u angazhuan në përpjekjet e mëvonshme për rindërtimin e vendit.

The Iraq war taught us that building a democratic state is not achieved by

Këto reflektime mbi dështimet e synimeve të pushtimit, ofrojnë disa leksione jetike mbi konfliktet e shumta që po ndodhin sot në mbarë botën. Që në fillim, SHBA dhe aleatët e saj i dhanë përparësi fitoreve të shpejta, si për t’i treguar audiencës së tyre se pushtimi ishte një histori suksesi.

Por kjo gjë solli vendime të nxituara, të cilat nuk kishin një vizion strategjik afatgjatë. Pasojat ishin të rënda. SHBA vendosi ta shpërndajë ushtrinë e Irakut, dhe të largojë nga administrata më shumë se 40.000 nëpunës të lartë civilë, duke përmendur lidhjet e tyre me Partinë Ba’ath të Sadamit.

Këto vendime përfaqësonin një zhvendosje në qëllimin e pushtimit, nga “ndryshimi i regjimit” në shkatërrimin e shtetit. Pas kësaj lëvizje, rindërtimi i një shteti të qëndrueshëm do të kërkonte shumë më shumë kohë dhe përpjekje sesa ishte parashikuar fillimisht.

SHBA-ja nxiti miratimin e një kushtetute të re dhe mbajtjen e shpejtë të zgjedhjeve kombëtare, për t’i treguar botës se Iraku po kalonte me shpejtësi drejt një sistemi demokratik.

Por në vend se t’i drejtohej irakianëve anembanë vendit për të ndjekur një proces vërtet gjithëpërfshirës, udhëheqja e SHBA-së u mbështet tek një grup të vogël mërgimtarësh irakianë të kthyer në vend, të cilët kishin një vizion të ngushtë se si duhet të ishte Iraku i ei post-Husein. Në terma afatgjatë, ai vendim siguroi vazhdimin e konfliktit, duke i thelluar ndarjet dhe duke i fuqizuar liderët që ishin të shkëputur nga shoqëria që pretendonin se përfaqësonin.

Ndaj një leksion kyç për forcat ndërkombëtare që kërkojnë të mbështesin ndryshimin e regjimit ose tranzicionet politike në shtete të tjera është:puna me një grup të vogël  mërgimtarësh që kanë jetuar jashtë vendit për të formuar një sistem të ri, ka të ngjarë të mos çojë domosdoshmërisht në një demokraci.

Konfliktet në Venezuelë apo Iran përfshijnë dinamika të ngjashme, ku qeveritë në mërgim ose figura të opozitës punojnë ngushtë me SHBA-në kundër statuskuosë aktuale. Aty ku opozita politike në mërgim është burimi i vetëm këshillues për aktorët ndërkombëtarë, politikat që hartohen mund të mos përfaqësojnë plotësisht për nevojat e shoqërisë në ato shtete.

SHBA dhe aleatët e saj besonin se një zgjidhje politike, e bazuar në një marrëveshje me elitat, do të çonte në demokraci dhe në fund të konfliktit. Në fakt, kjo qasje çimentoi një sistem korrupsioni ku zyrtarët irakianë - në të gjithë spektrin etno-sektar - e shkatërruan arkën e shtetit për përfitimin e tyre personale dhe lanë pak shumë para për t’ua rishpërndarë shoqërisë, e cilat mbetet sot pa shërbimet bazë apo gjërat thelbësore.

Në shumë konflikte të tjera, nga Libia dhe Libani në Kolumbi, aktorët ndërkombëtarë mbështesin një dialog me elitën, e cila shpesh nuk përfaqëson popullsinë e gjerë, dhe që zakonisht ndjek interesat e tyre ekonomike, të cilat mbështesin sistemet e korruptuara që dëmtojnë njerëzit e zakonshëm.

The Iraq war taught us that building a democratic state is not achieved by

Gjatë 2 dekadave të fundit, miliarda dollarë janë shpenzuar për ndihmë zhvillimore dhe projekte stabilizimi në Irak, por ato nuk kanë çuar në përmirësime në jetën e përditshme të qytetarëve. Në të gjithë botën, donatorët ndërkombëtarë vazhdojnë të financojnë projekte zhvillimore që dështojnë të ndikojnë mbi dinamikat politike, të sigurisë dhe ato sociale.

Pavarësisht shpalljes të bujshme të presidentit Xhorxh Ë.Bush “Misioni u krye”, vetëm 5 javë pas pushtimit, një mësim vendimtar që mund të nxirret nga përvoja e Irakut, është se ndërtimi ose rindërtimi paqësor i një shteti nuk mund të arrihet me mjete ushtarake.

Ky ishte një leksion, të cilin më shumë një dekadë më vonë, presidenti Donald Trump nuk arriti ta mësonte, kur shpalli fitoren ushtarake ndaj ISIS. Fushata e bombardimeve të SHBA-së ndihmoi në largimin e suksesshëm të grupeve ekstremiste nga territori që ata kontrollonin, por nuk arriti të adresonte asnjë nga shkaqet kryesore të shfaqjes së tyre.

Hija e luftës përçarëse të Irakut, ka lënë pas një frikë dhe hezitimin e SHBA-së dhe shteteve të tjera për t’u përfshirë në konflikte “me trupa në terren”. Ky hezitim mund të shihet nga përfshirja e shkëputur ndërkombëtare në Libi, dhe lufta që e rrënoi Sirinë - deri te tërheqja më flagrante dhe e papritur e trupave dhe ndihmave ndërkombëtare nga Afganistani - dhe vijimi i luftës civile në Jemen.

Sfidat e vazhdueshme të shtet-ndërtimit në Irak, mund të gjurmohen që tek vendimet e marra nga udhëheqësit e SHBA-së dhe ish-emigrantët irakianë menjëherë pas pushtimit, ndërsa për të tjerat përgjegjësi kanë zyrtarët irakianë dhe aleatëve ndërkombëtarë në vitet që pasuan.

Understanding what went wrong can provide valuable lessons, not only for those working in Iraq today, but also in other conflict zones around the world. Whether the lectures will be considered remains to be seen.

Note: Dr. Renad Mansour, director of the Iraq Initiative Project at "Chatham House" and author of the book "Once upon a time in Iraq"./ Adapted from CNA.al





Lajmet e fundit nga