web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Is Putin using sozi to avoid public appearances?

2023-03-24 08:18:00, Blog CNA
Is Putin using sozi to avoid public appearances?
Illustrative photo

Make no doubt, the Vladimir Putin we saw with Xi Jinping this week is the real Vladimir Putin. But that is a question that is being raised after a number of credible experts have accused the Russian president of sending his envoy on a surprise visit last weekend to the occupied Ukrainian city of Mariupol.

Jo pak raporte dhe teori konspiracioni kanë qarkulluar në të kaluarën rreth përdorimit të sozive nga udhëheqësi rus për shkak të problemeve shëndetësore apo të sigurisë. Por në rastin e reagimeve ndaj udhëtimit të kreut të Kremlinit në Mariupol, është hera e parë që burime të shuma e të besueshme, kanë hedhur dyshime mbi identitetin e njeriut që u shfaq në qytetin juglindor të Ukrainës.

Politikani opozitar rus, Gennadi Gudkov, është ndër ata që pretendon se një sozi e Putinit është shfaqur së fundmi në qytetin ukrainas. “Tani që po ndodh një luftë, unë nuk e përjashtoj mundësinë që dikush që i ngjan apo që është maskuar si Putin të jetë duke luajtur rolin e tij”- tha Gudkov.

“Kur Putin lëviz nëpër Moskë, qytetarët bllokohen në trafik për orë të tëra, sepse shërbimet e sigurisë e bllokojnë të gjithë qytetin për të lejuar udhëtimin e autokolonës së tij prej 40 makinash të blinduara. Prandaj nuk është e qartë se cili është vërtet ai brenda makinës. Pastaj ata na tregojnë një Putin tjetër që drejton vetë një makinë Tojota në Krime. Unë nuk e besoj që është ai vërtet”- shprehet politikani rus. Putin ose dikush që i ngjan shumë atij, mbërriti në Mariupol vetëm një ditë pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare e akuzoi atë për krime lufte në lidhje me rrëmbimin e qindra fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara.

A ishte i njëjti udhëheqës që ka fobi ndaj mikrobeve?

Vizita në Mariupol u zhvillua gjatë natës. Putin u takua dhe bisedoi me banorët vendas, shëtiti nëpër qytet dhe drejtoi një makinë. Gazetarët u habitën që ishte i njëjti udhëheqës  germafobik (që i ka tmerr mikrobet) që negocioi me presidentin francez Emanuel Makron duke u ulur në cepin e kundërt të një tavoline 6 metra të gjatë dhe që i detyronte zyrtarët e sigurisë dhe anëtarët e parlamentit rus të qëndronin në karantinë për javë të tëra para se të takohej me ta.

Andrei Piontkovski, shkrimtar dhe analist i opozitës ruse, beson se Vladimir Putini i ka përdorur sozitë për takime më të vogla dhe në disa paraqitje publike, edhe pse ai shfaqet personalisht për takime me liderët e vendit apo për të mbajtur fjalime të rëndësishme.

Ai është i sigurt se Putini “nuk do ta poshtëronte kurrë” Xi Jinping duke dërguar në takim një burrë me një pamje të ngjashme për t’u takuar me udhëheqësin kinez. Por ky nuk është rasti me vizitën në Ukrainë. “Ai që pamë në Mariupol, nuk ishte Putini. Ai ka shumë tipare të ngjashme dhe është një sozi e tij”- tha Piontkovski.

Sadami dhe Fideli

Me këtë ide është dakord edhe gazetari rus Mikael Nacke. “Unë nuk kam asnjë dyshim se Putin ka disa sozi që i përdor herë pas here”- thotë ai, duke vënë në dukje se si liderin irakian Sadam Husein dhe ai kuban Fidel Kastro kanë përdorur disa sozi për të shmangur tentativat për vrasje.

Nacke shton se sozitë mund të duken njësoj, por kanë sjellje krejtësisht të ndryshme. “Ne e shohim periodikisht Vladimir Putin në imitime të ndryshme”- thekson ai. Në një rast Putini  qëndron anash sallës gjatë meshës solemne të Krishtlindjes dhe nuk e lë as priftin të afrohet.

Në një rast snajperët e mbulojnë ndërsa ai vendos lule në varreza; ndërsa në një tjetër rast Putin shfaqet shumë u shkujdesur duke takuar ushtarë dhe civilë. “Është një model sjelljeje krejtësisht i ndryshëm. Nëse je një diktator i urryer nga shumë njerëz brenda dhe jashtë vendit, je duke u përndjekur, jeton në një bunker dhe udhëton në një tren të blinduar, atëherë do të dëshirosh të përdorësh sozi”- shton më tej ai.

The use of societies fits the classic portrait of a paranoid dictator. This week, analysts compared photos of Putin in detail, examining the shape of the chin and other details to understand whether the man in the photo is the Russian president himself or a copy of him.

Whoever was in Mariupol last week, the Russian president was in Moscow this week to meet with Xi, and is now wanted on an international warrant for war crimes, it is unlikely that the real Putin will travel very quickly around the world./ Adapted from CNA.al





Lajmet e fundit nga