
Mijëra shqiptarë kanë vuajtur me orë dhe ditë të tëra pritje në kufirin grek, torturë në doganat greke.
Kujtojmë në vitet e shkuara, por edhe tani së fundmi gjatë flukseve të lëvizjes së qytetarëve, pa doganierë, lëvizje të ngadalta, Policia Kufitare e Greqisë, pengonte emigrantët dhe krijoheshin radhë kilometrike. Pra njerëz që vuanin e thuajse torturoheshin në rrugë.
Tashmë këtë torturë që dikur e bënte polica greke për emigrantët apo për turistët që kalonin në të dyja anët e kufirit, e bën Policia Rrugore e Shqipërisë.Një dështim spektakolar i drejtuesve të policisë të qarkut të Elbasanit, por edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Rrugore, Altin Qato.
Prej disa ditësh aksi rrugor Tiranë-Elbasan është kthyer në një torturë për mjetet që lëvizin, pretendohet që kalohet nga një autostradë, por kur afrohesh te hyrja e Elbasanit, krijohen radhë kilometrike. Kështu ka ndodhur gjatë këtyre fundjavave, për Krishtlindje, por edhe tani për festën e Vitit të Ri.
Duket se Altin Qato qëndron në zyrë, merr edhe rrogën e tij të majme dhe bën sehir mijëra dhe mijëra mjete dhe qytetarë shqiptarë që vuajnë trafikun e rënduar nga keqmenaxhimi, apo nga braktisja e keqmenaxhimit nga policia rrugore.
Në një rrethrrotullim ku një polic ka ndonjë makinë për t’i vënë ndonjë gjobë apo për t’i marrë ndonjë lekë dhe mijëra mjete që rrinë të bllokuara sepse nuk menaxhohen nga Policia Rrugore, edhe pse janë të gjitha mundësitë që në rrugën e Metalurgjikut, apo në rrugën e vjetër të Zaranikës të krijohet shpërndarja e mjeteve dhe lëvizja më e madhe e trafikut që njerëzit të mos vuajnë me orë të tëra me fëmijë të vegjël që torturohen nga një Polici Rrugore kriminale, e korruptuar, që ka braktisur qytetarët dhe u shërben xhepave dhe qejfeve të saj.
Në vend që policët të qëndrojnë dhe të menaxhojnë trafikun në një aks rrugor të vështirë, në vend që mjetet e policisë të jenë në krye të trafikut dhe ta udhëheqin trafikun, motorët e policisë gjithashtu, siç ndodh kudo në vendet e rajonit, Policia Rrugore del jashtë funksionit.
Altin Qato qëndron në zyrë, shijon luksin e një drejtori policie dhe trupërisht mijëra qytetarë vuajnë papërgjegjshmërinë e Qatos dhe qafirëve të tjerë të Policisë Rrugore, që mendjen e kanë për të mbushur xhepat, për t'u futur nën hije dhe klube dhe jo për të menaxhuar dhe shërbyer qytetarëve në këto ditë festash.
Është kjo Polici Rrugore, e cila tashmë qartësisht është kthyer në torturuese e shqiptarëve që duan të lëvizin për festat e fundvitit, më keq sesa policët e doganës greke ku mbyllin kufirin për emigrantët shqiptarë.
Këtë herë kufirin shqiptarëve, brenda Shqipërisë, ua ka mbyllur Policia Rrugore me në krye Altin Qaton./CNA
A car accident happened this Friday in the center of T...
All citizens are recommended to avoid moving towards Elbas...
Torture for the citizens at the entrance of the city of El...
Prime Minister Edi Rama has shared on social networks some...
Detaje të reja kanë dalë nga hetime për ish-ministrin ...
Gjergj Luca është një allishverish më vete. Me të qesh...
The Special Court rejected the request of the lawyers ...
Belind Kelliçi, a member of the Presidency of the DP, in a...
Former Prime Minister Sali Berisha's lawyers appeared ...
In the photo above, the Albanian Klodian Saliaj is the...
Former Prime Minister Sali Berisha said in a conference wi...
Marsida Xhaferllari, a member of the Constitutional Co...
Two people have fallen into the hands of the Fier poli...
New details have emerged from the "Kryptonite" police oper...
The Council of Ministers at the meeting organized on D...
The Albanian Football Federation will receive 200 mill...
The Deputy Prime Minister, at the same time Minister o...
The employees of the Port of Shengjin went out in prot...
Unlike all "online" polls, in the web and TV newsroom ...
Lawyer Ardiana Kalaja has reacted after the party held...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged regarding the serious accident th...
An Albanian businessman was arrested this afternoon in Gre...
A serious accident has occurred on the Korça-Ersekë axis, ...
Fier Police has announced the measures taken this week for...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
Umbrellas have been banned on a beach in Sardinia for anyo...
This June 12th marks the 27th anniversary of the liberatio...
The global economy is expected to face its biggest slowdow...
German Chancellor Friedrich Merz (CDU) defended his govern...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...
The labor market has shown worrying trends in early 2026. ...
The number of new retirees in the social security scheme i...