
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar "nuk është në një mendje" me pretencën e ngritur nga Prokuroria Posaçme për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj apo akuzave të ngritura ndaj tij.
Në një vendim të zbardhur prej rreth 300 faqesh, thuhet se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim Ilir Beqaj, krahas figurës së veprës penale “Shpërdorim i detyrës” ka konsumuar edhe elementët e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.
“Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”, thuhet në dosje.
Sipas Gjykatës së Posaçme, prokuroria ka bërë cilësime të gabuara në fazën e hetimit të koncesionit të sterilizimit. Theksojmë që prokurori që ka bërë hetimet është Edvin Kondili, që CNA ka denoncuar më herë se ka tentuar ta mbyllë dosjen dhe ta shfajësojë Beqajn, duke ndjekur 2 standarde.
"Përkundrazi, gjykata pas administrimit të provave mund të konkludojë se jemi përpara një cilësimi juridik të gabuar të prokurorisë që në fazën e hetimit paraprak. Përcaktimi i saktë i normës që parashikon veprën penale, ka një rëndësi themelore, sepse është një parakusht për respektimin e parimit të ligjshmërisë”, thuhet midis të tjerash në vendim", thuhet në dosje.
Sa i përket koncesionit të sterilizimit në tërësi, Gjykata vlerëson se koncesioni përfitoi instrastrukturën falas nga spitalet ndërsa energjia elektrike u pagua nga shteti.
“Jemi të paqartë përse ministria mund të ketë gjykuar që ndërkohë që konçesionari paguhet për shërbimin e sterilizimit, infrastruktura të vihet falas në dispozicion nga spitali, ndërsa shpenzimet bazë si energjia elektrike, uji, avulli të paguhen nga buxheti i shtetit? A jemi këtu përpara shkeljes së ligjit, ku një shërbim i faturohet dy herë buxhetit të shtetit? Kemi parasysh këtu raportin e Kontrolli të Lartë të Shtetit (KLSH), në të cilin ngrihet shqetësimi se në Spitalin Universitar të Traumës, si pasojë e kësaj kontrate konçesionare ka patur një rritje të konsumit të energjisë elektrike me një vlerë rreth 32’000 Euro. Gjithashtu sipas KLSH në Spitalin e Durrësit konccesionari nuk ka ndjekur procedurat ligjore për marrjen me qira të ambienteve të spitalit, si dhe ka rritur kostot e spitalit për energji elektrike dhe ujë në një vlerë 7’706’844 lekë”, thuhet në vendim./CNA
In the early hours of this morning, there was fog in certa...
Gazetari Andi Tela ka “lënë me gisht” në gojë ministri...
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar si nisi implikimi i...
Journalist Klodiana Lala has discovered other details ...
Artan Hoxha revealed new details from SKY ECC communic...
Interior Minister Taulant Balla has spoken about the i...
Minister Taulant Balla has spoken about former Prime M...
The former prime minister, Sali Berisha, spoke about t...
Interior Minister Taulant Balla has stated that one of...
The former prime minister, Sali Berisha, says that the...
The Minister of the Interior, Taulant Balla, has shown tha...
The former prime minister, Sali Berisha, has shown how...
The Minister of the Interior Taulant Balla announced t...
The former deputy, Myslim Murrizi, in an interview on Syri...
Expert Ervin Karamuço has warned that arrests are expe...
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar...
The National Authority for Electronic Certification an...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një...
A key political ally of Vladimir Putin has adopted a c...
One of the citizens present at the meeting with the fo...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Police have finalized an operation to crack down on a crim...
A person has been arrested in connection with the assassin...
After two days of searching, the lifeless body of 37-year-...
7 Albanian, Paraguayan and Angolan citizens are arrested a...
On Thursday, our country will be affected by stable weathe...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
The large regions of Northern Albania are experiencing a s...
Ukrainian drones struck a Moscow oil refinery for the seco...
Archaeologists believe they have discovered an earlier and...
Apple plans to raise the prices of its products as the cos...
The presidents of the US and Iran have signed an initial p...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
While budget revenues are being collected at enviable rate...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
Net electricity production in the country reached 4.4 mill...
Albanian consumers have individual consumption per capita ...