Serious accident on the Fier-Lushnjë highway / One person dies
A fatal accident has been recorded on the Fier-Lushnjë hig...
A fatal accident has been recorded on the Fier-Lushnjë hig...

Festa e Birrës, festa më e madhe dhe më popullore e stinës së verës në Shqipëri hap nesër në Korçë siparin e edicionit të 16-të.
E konfirmuar tashmë si një nga eventet më të mëdha dhe organizimet më serioze në Shqipëri, me impakt të madh në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale, festa edhe këtë vit pritet të thyejë rekordet e vizitorëve nga brenda dhe jashtë Shqipërisë që zgjedhin Korçën si destinacion.
Festa e Birrës është ideuar dhe implementohet prej 16 vitesh nga Bashkia Korçë në bashkëpunim me partnerë implementues dhe pjesëmarrjen dhe mbështetjen e bizneseve më prestigjoze në Shqipëri.

Qëllimi i saj ka qënë dhe vijon të jetë jo thjesht argëtimi për banorët dhe promovimi i vlerave më të mira të rajonit, por sidomos krijimi i një produkti turistik të qëndrueshëm që mundëson çdo vit tërheqjen e mijëra vizitorëve vendas e të huaj duke patur impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale.
Në vitin 2010 Festa e Birrës në Korçë është vlerësuar nga Ministria e Turizmit me çmimin e produktit më të mirë turistik në Shqipëri.
Festa e Birrës 2022 do të organizohet për 5 ditë, 17-21 gusht, në dy vende të ndryshme në qytetin e Korçës, Terminali i Autobusëve dhe Pazari i Vjetër duke ofruar 10 spektakle të mëdha muzikore që do të ndiqen nga një audiencë e pritshme rreth 10 000 pjesëmarrës çdo natë.
Risitë e "Festës së Birrës 2022"
Organizatorët kanë siguruar lejen nga Ministria e Brendëshme për ta vazhduar festën në të 5 netët përtej orës 24:00 në të dy vendet e organizimit të saj, Terminali i Autobusëve dhe Pazari i Vjetër.
Në të 5 ditët e Festës së Birrës do të vijnë për publikun 10 koncerte të mëdha me emrat më të njohur të muzikës nga brenda dhe jashtë kufijve.
Spektaklet në të dy vendet e organizimit te festës do të çelen në orën 20:00 për të vijuar deri në orën 1:00 pas mesnate.

Për herë të parë, në dy nga ditët e festës, të premte 19 gusht dhe të shtunë 20 gusht, festa do të vazhdojë deri në orën 5:00 të mëngjesit brenda Markatës së Shijes, ku organizatorët do të sjellin pas mesnate dy festa të mëdha rinore me muzike elektronike dhe DJ të njohur.
Për herë të parë, është krijuar mundësia për rezervimin paraprak me një sistem të dedikuar online të një pjese të tavolinave të festës (1/3 e sasise te tavolinave) duke bërë të mundur zgjedhjen e vendit në festë dhe mundësimin e shërbimit për personat që do të rezervojnë tavolinë.
Pjesa tjetër e seteve të tavolinave (2/3) do te jetë e lirë, pra pa rezervim, sikundër edhe pjesa e dedikuar për publikun më këmbë.
Vendi i organizimit të festës krijon mundësi optimale për pjesëmarrje të artisteve të njohur ndërkombëtarë, eksperiencë e provuar me sukses edhe vitin e kaluar.

Këngëtari i mirënjohur grek Kostandinos Argjiros do të kulmojë pjesëmarrjen e audiencës në festë të shtunë 20 gusht dhe vetëm koncerti i tij do të jetë me biletë.
Biletat e koncertit mund të blihen online në faqen zyrtare të festës www.festaebirres.com, fizikisht në cdo pikë EasyPay kudo në Shqipëri si edhe në biletaritë e dedikuara në hyrje të festës.
Të gjitha koncertet e tjera të Festës së Birrës janë FALAS.
Emra të njohur të muzikës shqiptare si Aurela Gaçe, Capital T, Eranda Libohova, West Side Family etj do të jenë pjesë e spektakleve muzikore që do të prezantohen nga gazetari dhe moderatoi i mirënjohur Ermal Peçi.
Në Festën e Birrës 2022 ka 9 birra pjesëmarrëse vendase dhe të huaja, sallameritë lokale të Korçës dhe biznese të shumta që mbështesin si sponsor dhe pjesëmarës festën./ CNA.al
The education expert, Albano Zhapaj, said that there i...
Nesër starton dita e parë e “Festës së Birrës”, festës...
Si asnjëherë tjetër më parë, kjo festë birre në Korçë ...
"5 fantastic nights in the COOLEST city". This is the mott...
The Democratic Party of Reestablishment holds Prime Minist...
After many years, Arjan Çani will leave "TV Klan". It is l...
The President of the country Bajram Begaj continues his of...
Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka bërë një...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka publikuar nj...
Moderator Ardit Gjebrea came out today in defense of t...
Moderatori Ardit Gjebrea ka dalë në krah të protestës ...
"Festa e Birrës" në qytetin juglindor po rikthen në...
Një lajm i hidhur ka trishtuar botën e medias. Pas një...
The Minister of Justice, Ulsi Manja, together with the Gen...
The Albanianologist and writer Kapllan Resuli passed away ...
CNA.al was one of the first whistleblowers of the inciner...
The Democratic Party has continued with the series of ques...
The absurdities of the police in Korça have not stopped. W...
Still unidentified persons have stolen the coffers of the mo...
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saud...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, denounce...
In January 2026, CNA published a series of documents and f...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A fatal accident has been recorded on the Fier-Lushnjë hig...
A road accident occurred today on the Lezhë-Milot highway,...
Tirana police have criminally prosecuted 27 people in conn...
A stabbing occurred today in the "Ali Demi" area of Tira...
On Friday, our country will be affected by stable weather ...
On Thursday, our country will be affected by stable weathe...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
French President Emmanuel Macron said that European countr...
A strong diplomatic clash has erupted between the Presiden...
Israel and Hezbollah reached a ceasefire agreement on Frid...
Andy Burnham is no stranger to Labour Party leadership con...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Urban development, transport, energy, forestry and agricul...
The Minister of Economy and Innovation, Delina Ibrahimaj, ...
The draft law proposed by the Ministry of Finance for a ne...
It is not only Albanian consumers who pay more than the Eu...