
Arben Maloku, i cili rezultoi ka qenë themelues i kompanisë “Jon Construction”, e cila tashmë është në pronësi të Sokol Tushës, vëllait të Taulant Tushës, ka qenë hetim nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Nga hetmimet rezultoi se kompania“Arb&Trans-2010” shpk me administrator Shyqyri Maloku dhe ish ortak deri në vitin 2018 Arben Malokun kanë bërë mbi 2700m2 ndërtim në shkelje të lejes së dhënë në një pallat në “Myslym Shyri” Tiranë. Ky objekt nisi të ndërtohej në vitin 2021 dhe është sekuestruar nga autoritetet.

Më 15 janar të 2021 nga ana e Bashkisë Tiranë për objektin e sipërcituar rezulton se leja e ndërtimit është “Godinë banimi dhe shërbimi 4 dhe 5-9 kate, me 2 kate parkim dhe shërbim nëntokë”, por në fakt objekti aktualisht është ndërtuar 4 (katër) katë mbi lejen e ndërtimit të miratuar, me një sipërfaqe totale shtesë 2713.5m2.
"Bazuar në dokumentacionin në dispozicion të tyre si Leje ndërtimi me nr.prot M-24366/8 miratuar me Vendim të kryetarit të Bashkisë Tiranë me nr.M-24366/6 datë 15.01.2021, planit të vendosjes së objektit, planit të detajuar vendor të miratuara nga kryetari i Bashkisë Tiranë për objektin Godinë banimi dhe shërbimi 4 dhe 5-9 katë, me 2 kate parkim dhe shërbime nëntokë, në pronë të shoqerisë “Arb & Trans 2010 shpk si dhe matjeve të realizuara në objekt nga ing.Emiljan Gurra pasqyruar në planin e rilevimit, rezulton që ndërtimi i objektit të sipërcituar është kryer në shkelje të lejes së miratuar. Në dokumentacionin vënë në dispozicion janë dy planë të detajuara vendore, një i ardhur në formë elektronike tjetri i printuar në format A3 me tregues zhvillimorë të ndryshëm të cilët krahasuar me sipërfaqen e ndërtimit sipas planit të rilevimit rezultojnë se sipërfaqa shtesë është 3778.7 m2 mbi lejen e ndërtimit të miratuar nga Bashkia Tiranë dhe referuar planit të detajuar vendor të ardhur në formë elektronike sipërfaqa shtesë është 3946.7 m2 mbi lejen e ndërtimit të miratuar nga Bashkia Tiranë", thuhet në dosjen e prokurorisë.
Në dëshminë e dhënë para autoriteteve Maloku, ka deklaruar se është shkëputur nga shoqeria “Arb & Trans 2010” shpk prej 5 vitesh dhe në momentin e shkëputjes së tij administrator ka kaluar vjehrri i tij e më pas babai i tij Shyqyri Maloku. Ai thekson se nuk ka asnjë dijeni që të ketë kryer ndërtim pa leje, kompania “Arb & Trans 2010”, pra kompania që drejtohet nga babai.
"Është shkëputur nga shoqeria “Arb & Trans 2010” shpk prej 5(pesë) vitesh dhe në momentin e shkëputjes së tij administrator ka kaluar vjehrri i tij e më pas babai i tij Shyqyri Maloku. Ai nuk ka dijeni që shoqeria e cila administrohet nga babai I tij të ketë kryer ndërtim pa leje. Investimi për ndërtimin e atij objekti është kryer nga buxheti I shoqerisë, shoqeri e cila merret kryesisht me ndërtime si dhe me punë publike. Në momentin e nisjes së ndërtimit ka filluar edhe shitja e objektit me kontrata sipërmarrje dhe këto të ardhura janë hedhur në insvestim për këtë objekt në ndërtim. Kontratat e sipërmarrjes janë kryer të noter Dritan Gjana, Ardian Stamo dhe Amelia Muka. Me zbatimin e projektit është marrë vet shoqeria dhe mbikqyrës I punimeve ka qënë shtetasi Hysni Gjoci. Në dijeninë e tij janë 4(katër) kate pa leje të cilat janë të gjitha të shitura. Ai ka sqaruar se nuk ka dijeni të jetë kryer ndonjë kontroll", është shprehur ai.
Në lidhje me këtë dosje prokuroria ka marrë të pandehur, babain e Arben Malokut, Sheqet Maloku administrator i shoqerisë “Arb&Trans-201Hysni Gjoçaj, Edmond Ndoj, Dritan Gjoni dhe Orgeta Bardho (Kapllanin).

CNA denconoi një ditë më parë, hallkat e zinxhirit mes biznemenëve dhe Bashkisë Tiranë, ku këta të fundit përfitojnë tenderë publikë.
CNA raportoi se Sokol Tusha, vëllai i Tauant Tushës (drejtorit të Erion Veliajt të arrestuar nga SPAK për inceneratorët) lidhet me shumë skema dhe biznese për të cilat dyshohet se kanë përfituar tenderë në institucione të ndryshme apo dhe kompani të ndryshme.
Sipas të dhënave që ka siguruar CNA nga Qendra Kombëtare e Biznesit rezulton se kompania “Jon Construction” e ndërtuar në tetor të vitit 2020 është në pronësi të Sokol Tushës, vëllait të Taulant Tushës, me 66.7 % të aksioneve dhe me 33.3 % të aksioneve të kësaj kompanie zotëroheshin nga shtetasi Thanas Rapo.
Por me rëndësi është të thekojmë se kjo kompani është themeluar nga shtetasi Arben Maloku. Këto zbulohen edhe edhe një nga fijet e tij me Bashkinë Tiranë. Ky institucion i lejoi Malokut dhe familjarëve të tij të ndërtonin mijëra metra katrorë tokë pa leje në mes të Tiranës.
Ka dyshime se Maloku dhe familjarët e tij janë toleruar nga Bashkia Tiranë, për këto akte korruptive./CNA
Ditën e nesërme opozita do të zhvillojë një protestë kundë...
A denunciation by activist Aurel Kujtimi about the investm...
Eni Jani and Genci Fuga have shown during a television...
Rexhep Rapi, otherwise known as 'Kep Arapi', requests ...
Të hënën, Prokuroria e Shkodrës i ka përcjellë materia...
Në dhjetor të këtij viti përfundon mandati i anëtarëve të ...
Greek farmers have come out again today in protest on the ...
This Monday we are introducing you to some of the main pre...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit edhe i gjithë Shqipërisë, ...
Investigations and denunciations for the famous "5D" file ...
Due to the protests that are being held by Greek farme...
Blegtorët kanë dalë sërish në protestës në vendin e quajtu...
When in 2019, for the first time, the lack of labor began ...
Journalist Anila Hoxha told about the life of an illeg...
Shkodra is preparing for carnival. Prime Minister Edi Rama...
Invited to the Review show in Euronews Albania, the he...
The Secretary General of the Islamic League, Dr. Muhamed A...
Farmers have started a protest on the national road Ka...
6 days ago there was a fire in the basement of the new Eme...
Dozens of citizens and supporters of former Prime Minister...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
A magnitude 6.1 earthquake was recorded about 118 kilomete...
The Central Election Commission (CEC) plans to announce th...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...